Lajmet

​Marrëveshja për grurin, Erdogan takon Putinin në Rusi

Gjatë vizitës së tij njëditore të punës, Erdogan do të diskutojë çështje aktuale rajonale dhe globale.

Published

on

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan të hënën u nis për në qytetin bregdetar rus të Soçit për të takuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Gjatë vizitës së tij njëditore të punës, Erdogan do të diskutojë çështje aktuale rajonale dhe globale, si dhe marrëdhëniet Turqi-Rusi me Putinin, shkruan AA.

Rikthimi i marrëveshjes historike të grurit të vitit të kaluar në Detin e Zi që ndihmoi në lehtësimin e krizës globale të ushqimit do të jetë gjithashtu në agjendën e tyre, të cilët do të mbajnë konferencë të përbashkët shtypi më vonë.

Pasi Rusia pezulloi pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e eksportit të grurit në Ukrainë, të ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB-ja, Ankaraja vazhdon përpjekjet e saj për rifillimin e marrëveshjes.

Moska është ankuar se Perëndimi nuk i ka përmbushur detyrimet e veta në lidhje me eksportet e drithërave të Rusisë dhe se drithi i mjaftueshëm ukrainas po shkonte në shtetet në nevojë. Ai thotë se kufizimet në pagesa, logjistikë dhe sigurime kanë qenë një pengesë për dërgesat e saj.

Duke konfirmuar rëndësinë e përmbushjes së kërkesave të Rusisë për eksportin e drithit, Turqia thotë se nuk ka alternativë ndaj kësaj nisme.

Ankaraja ka kryer përpjekje intensive diplomatike për rivendosjen e marrëveshjes së korrikut të vitit 2022 dhe gjithashtu i ka bërë thirrje Kievit dhe Moskës që t’i japin fund luftës përmes negociatave.

Në muajin korrik, Erdogan u takua gjithashtu me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Stamboll për të diskutuar çështjet.

Vendi

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet për dhunim

Published

on

By

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar një person në Podujevë nën dyshimin për veprën penale të dhunimit.

Sipas policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur muaj më parë, ndërsa i dyshuari tashmë është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se muaj më parë ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar në IML për ekzaminime mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Continue Reading

Vendi

Gjendet një person pa shenja jete në Fushë Kosovë

Published

on

By

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në Fushë Kosovë është gjetur një person pa shenja jete.

Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e personit, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjorë për obduksion.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Continue Reading

Vendi

Filharmonia e Kosovës performon për herë të parë në Korçë

Published

on

Filharmonia e Kosovës do të mbajë për herë të parë koncert në Korçë më 16 maj, në ora 19:30, në një mbrëmje që synon të forcojë lidhjet kulturore mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ngjarja organizohet nga Bashkia Korçë, Këshilli i Qarkut Korçë dhe Qendra e Kulturës dhe Inovacionit, duke sjellë në skenë një kombinim të traditës, identitetit dhe artit simfonik.

Koncerti cilësohet si një urë kulturore mes Prishtinës dhe Korçës.

Continue Reading

Lajmet

Dje u mbajt punëtoria për Strategjinë e Drejtësisë Tranzicionale

Published

on

Dje u mbajt një punëtori tematike në kuadër të promovimit dhe zbatimit të Strategjisë së Drejtësisë Tranzicionale, me fokus në rolin e institucioneve kulturore dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

Në trajnim mori pjesë edhe stafi i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ku u diskutua për rëndësinë e dokumentimit, qasjen në burime dhe promovimin e së vërtetës përmes aktiviteteve edukative dhe ndërgjegjësuese, si dhe mbështetjen për viktimat.

 

Continue Reading

Të kërkuara