Lajmet

50 minatorë fillojnë punën në minierën e Stantërgut

Punësimi i tyre është bërë i ditur përmes një postimi në Facebook nga Trepça Sh.A.

Published

on

Ndërrmarrjes “Trepça” në minierën e Stantërg-ut i janë shtuar 50 minatorë të rinj. Punësimi i 50 minatorëve të rinj në ndërmarrjen Trepça Sh.A. pritet të kontribuojë në rritjen e produktivitetit në ndërmarrje dhe rritjen e mirëqenies ekonomike në vend.

Punësimi i tyre është bërë i ditur përmes një postimi në Facebook nga Trepça Sh.A.

“Sot filluan punën 50 minatorë të rinj në Njësinë Biznesore Minierat me Flotacion Trepça – Stan Tërg. Ndërmarrja Trepça Sh.A. ka aftësuar profesionalisht 210 minatorë në minierat e saja. Pas një procedurë me konkurs të hapur, tejet meritokratik, ka arritur të punësoj 50 minatorë në minierën e Stantërgut. Hapja e vendeve të punës në kohën bashkohore cilësohet akt patriotik për vendin. Punësimi i 50 minatorëve të rinj në ndërmarrjen Trepça Sh.A. pritet të kontribuoj në rritjen e produktivitetit në ndërmarrje dhe rritjen e mirëqenies ekonomike në vend. Ndërmarrja Trepça Sh.A. është zotuar se do të vazhdoj punësimin e të rinjve në njësitë e saja biznesore, me qëllim të zhvillimit ekonomik të ndërmarrjes, vendit dhe zvogëlimit të papunësisë në vend”, thuhet në njoftim.

Vendi

Kosova shënon 10-vjetorin e anëtarësimit në FIFA

Published

on

By

Sot futbolli i Kosovës feston një moment historik, 10-vjetorin e pranimit në FIFA, ditën kur Federata e Futbollit e Kosovës u bë anëtarja e 210-të e shtëpisë më të madhe të futbollit botëror.

Ky përvjetor jubilar shënon fundin e një rruge të gjatë plot sakrifca dhe fillimin e një epoke të re, duke kurorëzuar përpjekjet e shumë gjeneratave që e mbajtën gjallë futbollin tonë edhe në kohët më të vështira.

Në këtë ditë të veçantë, FFK ka kujtuar me mirënjohje të thellë kontributin e jashtëzakonshëm të legjendës Fadil Vokrri dhe të gjithë bashkëpunëtorëve që bënë të mundur këtë triumf diplomatik e sportiv.

Një falënderim i veçantë i është drejtuar edhe presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, për mbështetjen dhe miqësinë e vazhdueshme që ka treguar ndaj Kosovës gjatë këtij rrugëtimi njëdekadash.

Sot, pas dhjetë vitesh, institucioni i futbollit është modernizuar, infrastruktura po zhvillohet vazhdimisht, ndërsa ekipet kombëtare dhe klubet tona po e përfaqësojnë me dinjitet shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke vazhduar përpara me krenari dhe përgjegjësi për të ardhmen e sportit më të popullarizuar në vend.

Continue Reading

Vendi

Mrekullia pas 28 vitesh: 48-vjeçarja sjell në jetë binjakë pas një beteje të gjatë me infertilitetin

Published

on

By

Një nga rastet më emocionuese dhe sfiduese në karrierën e gjinekologut Sebajdin Gjini ka qenë ai i një gruaje 48-vjeçare, e cila arriti të bëhej nënë e binjakëve pas plot 28 vitesh përballje me infertilitetin.

Gjatë rrëfimit të tij në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, në Telegraf të mbështetur nga United Hospital, dr. Gjini tregoi se kjo shtatzëni ishte e një rreziku të lartë dhe kërkonte një përkushtim të jashtëzakonshëm mjekësor.

Ai shpjegoi se gruaja kishte kaluar pothuajse tri dekada në pritje të këtij momenti, derisa më në fund suksesi u arrit para dy vitesh, duke përfunduar me lindjen e foshnjave në terminin e paraparë.

Mjeku pranoi se procesi ishte i shoqëruar me ndjenjë frike dhe ankthi si nga ana e pacientes, ashtu edhe nga ana e tij si profesionist, pasi shtatzënitë në moshë të shtyrë klasifikohen automatikisht si raste me rrezik të shtuar.

Për të garantuar shëndetin e nënës dhe binjakëve, rasti u përcoll me monitorim të rreptë, vizita shumë të shpeshta dhe analiza të vazhdueshme të parametrave vitalë, duke bërë që kjo histori e gjatë vuajtjeje të mbyllej me fundin më të bukur të mundshëm./Telegrafi/

 

Continue Reading

Vendi

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet për dhunim

Published

on

By

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar një person në Podujevë nën dyshimin për veprën penale të dhunimit.

Sipas policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur muaj më parë, ndërsa i dyshuari tashmë është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se muaj më parë ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar në IML për ekzaminime mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Continue Reading

Lajmet

Gjendet një person pa shenja jete në Fushë Kosovë

Published

on

By

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në Fushë Kosovë është gjetur një person pa shenja jete.

Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e personit, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjorë për obduksion.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Continue Reading

Të kërkuara