Aktualitet

​Lituania mbështet integrimin euroatlantik të Kosovës

Grupi i Miqësisë Lituani-Ballkan Perëndimor i Parlamentit të Lituanisë, ka zhvilluar disa takime në Kuvendin e Kosovës.

Published

on

Një grup i deputetëve nga Lituania kanë takuar sot në Prishtinë kolegët e tyre parlamentar në Kosovë.

Grupi i Miqësisë Lituani-Ballkan Perëndimor i Parlamentit të Lituanisë, në kuadër të vizitës në Kosovë, ka zhvilluar disa takime në Kuvendin e Kosovës.

Pas takimit me Grupin e Miqësisë Kosovë-Lituani të Kuvendit të Kosovës, deputeti Halil Thaçi, zëvendëskryesues i këtij Grupit, tha se me këtë rast theksuan rëndësinë e mbështetjes për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe integrimet euro-atlantike.

Në një konferencë të përbashkët për medie, Laima Andrikienė kryesuese e Grupit të deputetëve të Lituanisë, tha se vendi i saj i jep mbështetje të plotë Kosovës në forcimin e shtetësisë së saj dhe integrimin euroatlantik, si dhe në aspektin e ndërtimit të shtetit demokratik.

lajme

Mijëra qytetarë në protestë masive në Prishtinë kundër dënimit të ish-drejtuesve të UÇK-së

Published

on

By

Mijëra qytetarë janë mbledhur këtë të premte në sheshet e Prishtinës për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit të Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pas dënimit me burgim të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Protesta vjen si reagim i menjëhershëm ndaj aktgjykimit të 16 shtatorit, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u shpallën fajtorë për katër akuza për krime lufte lidhur me periudhën e luftës kundër forcave serbe gjatë viteve 1998-1999.

Ish-drejtuesit e UÇK-së i kanë hedhur poshtë në mënyrë të vazhdueshme akuzat, ndërsa kanë paralajmëruar ankesë ndaj këtij vendimi të shkallës së parë në Gjykatën e Apelit pranë Speciales.

Vendimi i Gjykatës Speciale ka nxitur reagime të ashpra në opinionin publik dhe skenën politike në Kosovë, ku katër ish-drejtuesit vazhdojnë të konsiderohen gjerësisht si heronj kombëtarë të luftës për çlirim.

Continue Reading

Kulturë

Sot i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës

Published

on

By

Sot, më 18 shtator, i jepet lamtumira e fundit ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës dhe humanistes së njohur, Flora Brovina, e cila u nda nga jeta më 15 shtator në moshën 76-vjeçare.

Nderimet për jetën dhe veprën e saj do të fillojnë në orën 10:00 me një mbledhje komemorative në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Më pas, nga ora 11:30 deri në orën 14:30, në hollin e Kuvendit të Kosovës do të mbahen homazhe shtetërore në nderim të figurës së saj.

“Ceremonia e varrimit të ish-deputetes Brovina do të bëhet të premten, më 18 shtator, në ora 16:00 në varrezat e qytetit në lagjen Arbëri në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Flora Brovina la pas një trashëgimi të pasur si mjeke, poete, veprimtare e të drejtave të njeriut dhe politikane me kontribut të çmuar në shtetndërtimin e Kosovës.

Continue Reading

Vendi

Arrestohet një person në Novobërdë i dyshuar për dhunim

Published

on

By

Një burrë është arrestuar nga Policia e Kosovës në Novobërdë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhunim” ndaj një gruaje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative e hetimore.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime policore për procedurat e mëtejme hetimore”, njofton policia.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë pasi kanosi zyrtarin policor në detyrë

Published

on

By

Një i dyshuar  është arrestuar të enjten pasdite në Podujevë, pasi ka kanosur një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:35.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur zyrtarin policor i cili ishte në kryerje të detyrës”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara