Lajmet

​LDK dhe AAK pajtohen me qeverinë për çështjen e të hyrave vetanake të komunave

Të dy këto parti opozitare kanë deklaruar se do t’i rikthehen votimit në Kuvendin e Kosovës.

Published

on

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur sot të pajtohen me qeverinë lidhur me çështjen e të hyrave vetanake të komunave. Të dy këto parti opozitare kanë deklaruar se do t’i rikthehen votimit në Kuvendin e Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka shprehur kundërshtinë e kësaj partie, duke thënë se nuk do të marrin pjesë në votim.

“Si Grup Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ne nuk do të marrim pjesë deri në një qëndrim tonin të ardhshëm politik”, ka deklaruar Tahiri.

Në anën tjetër, shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi ka theksuar se janë dakorduar që javën e ardhshme në kuvend të shqyrtohet plotësim-ndryshimi i Ligjit për Buxhetin, ku do të mundësohet shfrytëzimi i të hyrave vetanake.

“Në bazë të asaj që diskutuam edhe me ju, u dakorduam që javën e ardhshme të vije në kuvend plotësim-ndryshimi i Ligjit për Buxhetin, ku komunave do tu mundësohet shfrytëzimi i të hyrave vetanake dhe kjo çështje do të zh’bllokohet. Duke marrë parasysh këtë dakordim, ne si grup parlamentar do të marrim pjesë në proceset në Kuvendin e Kosovës”, është shprehur Gashi.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është pajtuar për të vijuar me pjesëmarrjen në Kuvendin e Kosovës.

“Grupi i ynë parlamentar po ashtu e ka ngritur këtë çështje shumë më herët, për shkak se të hyrat vetanake janë të komunave dhe i gjithë debati ka qenë në funksion të marrjes së këtyre mjeteve në komunave. Ne kemi një dakordim nga grupi parlamentar i LVV-së dhe nga ministri Murati për këtë temë. Pra, për transferimin e të hyrave vetanake që janë të domosdoshme. Ne si Grup Parlamentar, po ashtu kemi kërkuar një interpelancë për rishikim të buxhetit që lidhet me kërkesën tonë që koeficienti të ngritet në 129 euro. Ne do të marrim pjesë në votim”, ka njoftuar shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Në seancën e sotme plenare, kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se ministri i Financave, Hekuran Murati, ka informuar shefat e grupeve parlamentare për rishikimin e buxhetit për vitin 2023, sipas kërkesës së asociacionit të komunave.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara