Aktualitet

​Kurti mori pjesë në Forumin Ekonomik Global Connect 2022

Kurti foli për mundësitë që Kosova ofron për investitorët e huaj dhe vlerat që ndanë me Bashkimin Evropian.

Published

on

Në ditën e parë të qëndrimit të tij në Shtutgart të Gjermanisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë hapëse të Forumit Ekonomik Global Connect 2022, ku mbajti edhe një fjalë rasti.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti foli për mundësitë që Kosova ofron për investitorët e huaj dhe vlerat që ndanë me Bashkimin Evropian. Ai tha se vendi ynë ka një qeveri demokratike dhe institucione të qëndrueshme që përbëjnë bazë të favorshme për investitorë që synojnë investime të qëndrueshme dhe kthim të tyre.

Si një nga përparësitë e Republikës së Kosovës, kryeministri Kurti e veçoi kapitalin njerëzor. Me 2/3 e popullatës nën moshën 35-vjeçare, fuqi punëtore të talentuar dhe të motivuar dhe që flet gjuhë të huaja, Kosova paraqet një mundësi shumë të mirë për bizneset gjermane. Me këtë rast, ai u bëri ftesë përfaqësuesve të bizneseve që të vizitojnë Kosovën.

Duke iu referuar raporteve ndërkombëtare si ai i Transparency International, Reporterët pa Kufij dhe Projekti i Drejtësisë Botërore dhe indikatorëve ekonomikë, kryeministri Kurti tha se qeverisja e mirë, sundimi i ligjit dhe rritja ekonomike janë prioritete të dëshmuara të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kryeministri Kurti po ashtu vizitoi edhe shtandin e Republikës së Kosovës në këtë forum dhe përshëndeti përfaqësuesit e KIESA-s dhe Unionit të Bizneseve.

Global Connect është një forum ekonomik për eksport dhe ndërkombëtarizimin e ndërmarrjeve në Gjermani, të cilat janë të interesuara për zgjerimin e veprimtarisë së tyre kryesisht jashtë vendit. Ai është forumi i vetëm i këtij formati në Gjermani dhe ofron mundësinë e ndërlidhjes së afaristëve dhe krijimin e kontakteve të reja.

Në kuadër të forumit, i cili po mbahet sot është dhënë mundësia që Republika e Kosovës të ketë shtandin e vet për të prezantuar mundësitë e saj për investitorët gjermanë dhe të tjerë.

Vendi

Profesorët e UBT-së publikojnë punim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Pharmacoepidemiology”

Published

on

By

Profesorët e UBT-së kanë shënuar një tjetër arritje të rëndësishme shkencore me publikimin e punimit të tyre më të ri me titull “Evaluation of Systemic Pharmacotherapy in Bacterial Skin Infections: Adherence to Clinical Guidelines and Factors Associated with Treatment Outcomes” në revistën prestigjioze ndërkombëtare Pharmacoepidemiology (MDPI).

Kjo revistë është me Impact Factor 1.6, e indeksuar në platformat shkencore Scopus dhe Web of Science (ESCI), si dhe e renditur në kuartilin Q2 sipas SCImago Journal Rank (SJR).

Studimi trajton farmakoterapinë sistemike të infeksioneve bakteriale të lëkurës, nivelin e zbatimit të udhëzimeve klinike dhe faktorët kyç që ndikojnë në rezultatet e trajtimit. Përmes të dhënave nga praktika reale klinike, ky punim jep një kontribut të rëndësishëm në promovimin e përdorimit racional të antibiotikëve dhe forcimin e parimeve të antimicrobial stewardship në mjekësi.

Ky botim është rezultat i bashkëpunimit shkencor të profesorëve të UBT-së me kolegë nga University of Maribor dhe Jacksonville University. Autorë të studimit janë Lirim Shefki Mustafa, Arieta Hasani Alidema, Mirlinda Havolli, Linda Connelly dhe Fitim Bexhet Alidema.

Punimi është publikuar në Pharmacoepidemiology (2026, Volume 5, Article 38).

Punimi i plotë mund të lexohet këtu.

 

Continue Reading

Lajmet

Të paktën 8 të plagosur nga të shtënat me armë afër një shkolle në Turqi

Published

on

By

Të paktën tetë persona kanë mbetur të plagosur, prej të cilëve njëri në gjendje të rëndë, pasi një person i armatosur hapi zjarr të martën në afërsi të një shkolle të mesme në Turgutlu të provincës Manisa, në perëndim të Turqisë.

Sipas zyrës së guvernatorit lokal, sulmi ndodhi rreth orës 07:59. I dyshuari shtëni pranë hapësirës së shkollës dhe u largua nga vendngjarja, por u kap dhe u arrestua me shpejtësi nga forcat e sigurisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet mjekësore dhe ato policore, ndërsa autoritetet kanë rritur masat e sigurisë përreth zonës.

Motivet e këtij sulmi mbeten ende të panjohura.

Ky incident pason një seri ngjarjeve të ngjashme tragjike në shkollat e Turqisë. Në prill, një 14-vjeçar vrau 9 nxënës dhe një arsimtar në provincën Kahramanmaraş, ndërsa në një tjetër rast në Şanlıurfa, një ish-nxënës plagosi 16 persona para se të kryente vetëvrasje. Ngjarjet kanë nxitur reagime të forta publike, duke shtyrë presidentit Recep Tayyip Erdoğan të paralajmërojë masa të reja ligjore për kufizimin e posedimit të armëve.

 

Continue Reading

Vendi

Kurti takohet me shefen e FMN-së ne New York, flasin për ekonominë dhe reformat

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në ShBA ka zhvilluar një takim në New York me Drejtoren Menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva, ku u diskutua për partneritetin dypalësh, ecurinë ekonomike të vendit dhe sfidat globale.

Gjatë takimit, Kurti theksoi se agjenda reformuese e Qeverisë synon krijimin e vendeve cilësore të punës, veçanërisht për të rinjtë dhe gratë, përmes rritjes së produktivitetit, investimeve dhe eksporteve. Si prioritete kryesore ai përmendi zgjerimin e programit “SuperPuna për Gratë” dhe zhvillimin e mëtejshëm të sistemit të arsimit dual.

Kryeministri prezantoi edhe treguesit ekonomikë të vendit gjatë këtij viti, duke veçuar rritjen ekonomike prej 5.4% në tremujorin e parë dhe 4.1% në të dytin.

Në fokus të bisedës ishin edhe sfidat me të cilat po përballet ekonomia globale, si rritja e çmimeve të naftës dhe kriza energjetike, si dhe masat e nevojshme për përballimin e tyre. Kurti e falënderoi znj. Georgieva për bashkëpunimin e vazhdueshëm me FMN-në, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të këtij partneriteti.

Continue Reading

Lajmet

“Liri ka Emër” mban konferencë për media

Published

on

By

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” do të mbajë sot një konferencë për media.

Në këtë konferencë pritet të prezantohen zhvillime dhe qëndrime lidhur me aktivitetin e saj.

Konferenca do të mbahet nga ora 14:00.

Continue Reading

Të kërkuara