Aktualitet
Kryeziu jep detaje për shtëpinë ku banon Kurti
Ai ka bërë të ditur se Kurti paguan qira mujore prej 250 euro.
Published
2 years agoon
By
UBT newsZëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu sot ka dalë me detaje rreth shtëpisë ku banon kryeministri Albin Kurti, shumën e qirasë mujore dhe arsyet e ndërrimit të vendbanimit.
Ai në një postim në Facebook ka bërë të ditur se Kurti paguan qira mujore prej 250 euro për shtëpinë në Taslixhe me 230 metra katrorë.
“Ai banon në shtëpinë e bashkatdhetarëve Blerim dhe Shega Zagragja që jetojnë në Drammen të Norvegjisë. Kryeministri i njeh ata që prej disa vitesh. Anëtarët e tjerë të familjes Zagragja i ka njoftuar më vonë, pasi që është bërë banor në Taslixhe.
Blerim dhe Shega Zagragja kanë dashur që kryeministrit Kurti t’ia mundësojnë të banojë falas në shtëpinë e tyre, mirëpo Kurti nuk ka pranuar. Janë marrë vesh që ai ta paguajë qiranë aq sa ka qenë duke e paguar më herët te banesa afër parkut të qytetit. Dy dhoma janë të papërdorshme, njëra është e bllokuar me gjësendet e pronarit e tjetra është dhomë e sigurisë. Shtëpia është e vjetër rreth 50-vjeç”.
“Kryeministri pat vendosur që të ndërrojë vendbanim pas udhëzimeve të këshilltarëve të sigurisë të cilët kanë vlerësuar që mbrojtja e afërt dhe policia e Kosovës kanë shumë vështirësi për përgatitjet dhe organizimin e sigurisë aty ku banonte kryeministri te parku i qytetit”, përfundon Kryeziu.
Bota
Pistorius tërhiqet nga kandidimi për kancelar të Gjermanisë, mbështet Scholz
Published
1 second agoon
November 22, 2024By
UBTnewsMinistri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius nuk do të paraqesë në partinë e tij socialdemokrate (SPD) kandidaturën për kancelar.
Këtë ai e deklaroi të enjten (21.11.2024) në mbrëmje në një video-mesazh: “Sapo kam njoftuar kryesinë e partisë dhe të grupit parlamentar, që nuk jam në dispozicion për të kandiduar për postin e kancelarit”, deklaroi Pistorius në video-mesazhin e publikuar në faqen e internetit të partisë socialdemokrate. Ai tha, se nuk e ka hapur ai këtë diskutim dhe as nuk e ka shtruar çështjen e kandidimit.
Pas një debati publik në këtë mënyrë iu hap rruga rikandidimit të kancelarit aktual Olaf Scholz. Pistoirus theksoi sërish, se Olaf Scholz është “një kancelar i shkëlqyer”. Ai ka drejtuar një koalicion shumë të vështirë të përbërë nga tri parti pikërisht në “kohën e krizës ndoshta më të vështirë të dekadave të fundit”.
Debati për kandidaturën për kancelar e ka dëmtuar partinë dhe i ka çoroditur zgjedhësit, tha Pistorius. Në deklaratën e tij ai tha, që t’i jepet fund këtij diskutimi.
Në sondazhe Pistorius vlerësohet më shumë se sa Scholz. Në sondazhin aktual të ARD-së Deutschlandtrend realizuar nga isntituti i demoskopisë infratest-dimap, ku nga e hëna deri të mërkurën janë pyetur zgjedhës në Gjermani, 60 për qind janë shprehur se Pistoirus mund të ishte një kandidat i mirë për kancelar. Prej muajsh Pistoirus kryeson sondazhet si politikani më i preferuar në Gjermani. Ndërsa për Scholz vetëm 21 për qind shprehen pozitivisht. Vetëm 14 përqind e të pyeturve thanë, se nëse do të votohej të dielën do të votonin për partinë socialdemokrate.
Të hënën kryesia e partisë socialdemokrate do të riemërojë Olaf Scholzin si kandidatin për kancelar në zgjedhjet parlamentare.
Pistorius në mesazhin e tij u bëri thirrje anëtarëve të partisë, që bashkarisht me vendosmëri të luftojnë për një mandat të dytë për Scholzin. “Unë javët e ardhshme do të luftoj bashkë me ju”, tha Pistorius.
Përpara dy javësh koalicioni qeverisës i përbërë nga socialdemokratët, ekologjistët dhe liberal-demokratët u shpërbë. Kancelari Scholz dhe partia e tij socialdemokrate qeverisin tani bashkë me ekologjistët me një qeveri pakice. Zgjedhjet e parakohshme do të zhvillohen më 23 shkurt 2025.
Bota
Izraeli: Administrata e ardhshme e Trump po shqyrton sanksione kundër GJNP
Published
2 mins agoon
November 22, 2024By
UBTnewsAdministrata e presidentit të sapozgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po bën plane për veprime ndëshkuese kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale, për shkak të vendimit të saj për të lëshuar urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Galant, raportoi Cannes News, duke cituar burime në Uashington.
Burime të paidentifikuara thanë se administrata e re amerikane po shqyrton vendosjen e sanksioneve kundër kryeprokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan, si dhe gjyqtarëve që lëshuan urdhër-arrest, raportoi Times of Israel.
I nominuari i presidentit të sapozgjedhur Donald Trump për këshilltar për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, shkroi dje në rrjetin X se ICC mund të presë një “përgjigje të fortë”.
“Mund të prisni një përgjigje të fortë ndaj paragjykimeve antisemite të GJNP-së dhe OKB-së në janar”, shkroi Volz.
Bota
Biden: Vendimi i ICC për arrestimin e Netanyahu dhe Gallant është skandaloz
Published
3 mins agoon
November 22, 2024By
UBT NEWSPresidenti amerikan Joe Biden ka reaguar ashpër ndaj urdhër-arrestimeve të lëshuara nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të mbrojtjes Yoav Gallant, për krime lufte të dyshuara në lidhje me konfliktin në Rripin e Gazës.
Vendimi i ICC-së, i miratuar nga një dhomë paragjyqësore në Hagë, erdhi pas kërkesës së kryeprokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare, Karim Khan, në maj të këtij viti. Urdhër-arrestet përfshijnë Netanyahu dhe Gallantin, të cilët akuzohen për pjesëmarrje në veprime që kanë shkaktuar shkatërrim dhe vuajtje të mëdha në Gazë gjatë operacioneve ushtarake izraelite.
Në një deklaratë të lëshuar të enjten në mbrëmje, Biden e quajti këtë masë “skandaloze” dhe e kritikoi ashpër vendimin e ICC-së, duke theksuar se nuk kishte asnjë ekuivalencë mes Izraelit dhe Hamasit.
“Më lejoni të jem i qartë edhe një herë: Çfarëdo që mund të nënkuptojë ICC, nuk ka asnjë ekuivalencë, asnjë, midis Izraelit dhe Hamasit”, theksoi Biden, duke u angazhuar për mbështetje të pandërprerë për shtetin izraelit.
Biden shtoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë gjithmonë pranë Izraelit dhe do të mbrojnë sigurinë e tij kundër çdo kërcënimi.
Ky reagim i Presidentit Biden pason tensionet e vazhdueshme ndërkombëtare lidhur me luftën në Gazë, ku vazhdon të kritikohet përdorimi i forcës nga Izraeli, ndërkohë që shumë vende dhe organizata ndërkombëtare kanë kërkuar hetime për mundësinë e krimeve të mundshme të luftës./UBTNews/
Bota
Seuli: Rusia e ka furnizuar Korenë e Veriut me raketa kundërajrore, në këmbim të ushtarëve
Published
4 mins agoon
November 22, 2024By
UBTnewsRusia e ka furnizuar Korenë e Veriut me raketa kundërajrore në këmbim të marrjes së mijëra trupave koreanoveriore, tha të premten një zyrtar i lartë i Koresë së Jugut.
Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe vende të tjera thonë se Koreja e Veriut ia ka dërguar më shumë se 10.000 trupa Rusisë, për ta ndihmuar në luftën kundër Ukrainës.
Se çfarë do t’i jepte Rusia Koresë së Veriut në këmbim ka qenë qendër të vëmendjes.
Drejtori për Siguri Kombëtare i Koresë së Jugut, Shin Wonsik, tha për televizionin SBS të premten se Seuli ka gjetur se Rusia i ka dhënë raketa kundërajrore dhe pajisje të tjera Phenianit, për ta ndihmuar ta përforcojë rrjetin e mbrojtjes ajrore.
Shin thotë se Rusia i ka dhënë edhe mbështetje të shumëllojshme ekonomike Koresë së Veriut.
Seuli dhe Uashingtoni kanë shprehur shqetësimin e tyre se Rusia mund t’i dërgojë Koresë së Veriut teknologji të ndjeshme bërthamore dhe raketore.
Agjencia e Inteligjencës e Koresë së Jugut njoftoi ligjvënësit të mërkurën se Koreja e Veriut i ka dërguar Rusisë së voni sisteme shtesë artilerie. Muajin e kaluar, Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës tha se Koreja e Veriut i ka dërguar më shumë se 13.000 kontejnerë me artileri, raketa dhe armë të tjera konvencionale në Rusi prej gushtit të vitit 2023, për t’i ndihmuar Moskës t’i plotësojë rezervat e armatimit gjithnjë e më të pakësuar.
Në fillim të kësaj jave, Koreja e Veriut dhe Rusia arritën një marrëveshje të re për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik pas bisedimeve të nivelit të lartë në Phenian, sipas mediave shtetërore të të dyja vendeve./REL/
Pistorius tërhiqet nga kandidimi për kancelar të Gjermanisë, mbështet Scholz
Izraeli: Administrata e ardhshme e Trump po shqyrton sanksione kundër GJNP
Biden: Vendimi i ICC për arrestimin e Netanyahu dhe Gallant është skandaloz
Ëmbëlsirë me dardhë dhe pa miell, për ata që kanë probleme me glutenin
Seuli: Rusia e ka furnizuar Korenë e Veriut me raketa kundërajrore, në këmbim të ushtarëve
Trump e zgjedh Pam Bondin për prokurore të Përgjithshme të SHBA-së
Përballja me Zvicrën shfaqi dobësitë e Kosovës
Kamberi ka përshëndetur ndarjen e fondit për Luginën nga buxheti i Kosovës
Komisioni për të Drejtat e Njeriut takohet sot me gratë greviste
Të kërkuara
-
Bota3 weeks ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota3 weeks ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kulturë2 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman