Aktualitet
Kryesuesi i KGjK-së kërkon ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi
Kryesuesi i KGjK-së thotë se ka vështirësi në trajtimin e rasteve të punës.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiKryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj ka kërkuar ndryshime urgjente të Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Sipas tij, ka vështirësi në trajtimin e rasteve të punës, meqë gjyqtari i këtyre lëndëve është në dilemë se çështje të tilla me cilin ligj të trajtohen. Gjatë raportimit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, ai deklaroi se kaosi më i madh në këto çështje është shkaktuar nga Inspektorati i Punës.
Në mbledhjen e sotme të këtij komisioni është diskutuar për mos zbatueshmërinë e Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Kryesuesi i KGjK-së, Albert Zogaj u shpreh se në këtë ligj duhet të ketë ndërhyrje urgjentisht.
“Në qoftë se kemi ne një çështje pune në gjykatë, gjyqtari është në dilemë se a duhet t’i referohemi Ligjit të punës apo duhet t’i referohemi Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi. Dhe këtu faktikisht paraqitet edhe vet përfundimi i çështjes. Sepse gjykata nëse e kualifikon si çështje pune, definitivisht do të shmanget në tërësi pjesa e vlerësimit të çështjes për diskriminimin sipas këtij ligji. Pasi që në shumicën e rasteve procedurat gjyqësore për çështje të punës janë të lidhura me afate dhe me procedurat e konsultimit të ankesës te institucionet. Unë e konsideroj të rëndësishme që ky ligj të ndryshohet në pjesën e inicimit të proceseve gjyqësore dhe të përcaktojë saktësisht procedurën, kompetencën dhe vlerësimin që duhet të bëjë gjykata për diskriminim”, ka thënë ai.
Nëse vazhdon të jetë i tillë, Zogaj tha se në trajtimin e rasteve civile do të jetë vështirë i zbatueshëm.
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje tha se gjyqësori në disa raste po vendos për dënime të ulëta.
“Keni një femër e cila ka pasur kërcënim, kur jeni në dilemë, si jeni duke marrë vendim? Sepse disa herë për neve ka qenë e çuditshme se si ju keni dënuar një person me një dënim shumë të vogël. Për neve si qytetarë të Kosovës, si përfaqësues i popullit ka qenë jo e logjikshme”, ka thënë Balje.
Zogaj tha se nëse një rast i tillë kualifikohet si çështje pune, atëherë do të trajtohet si një procedurë standarde.
Ndërkaq, anëtarja e Komisionit Tinka Kurti ka përmendur 5 mijë ankesat, që sipas Inspektoratit të Punës, janë adresuar për diskriminim.
“Është befasuese që gjykatat sipas raportit, i janë referuar në zero raste këtij ligji. Ndërkohë që ligji është ekzistues dhe tashmë janë disa vite prej kur ka hyrë në fuqi. Ndërkohë, shifrat e tjera të kuptimit të denoncimit janë shumë të mëdha. Inspektorati i Punës thotë se kanë marrë pesë mijë ankesa brenda vitit. Inspektorati i Punës merr pesë mijë ankesa, ndërkohë që gjykatat i referohen me zero raste”, tha ajo.
Derisa ka folur për diskriminimin në punë, Zogaj shtoi se Inspektorati i Punës nuk mund të vendosë për kthim të qytetarëve në punë apo për pagat.
“Unë mendoj që kaosin më të madh në çështjet e punës e ka krijuar pikërisht Inspektorati i Punës. Në muajin prill të vitit të kaluar, Gjykata Supreme i është drejtuar me kërkesë për kontroll të përshtatshmërisë Kushtetueses, për shkak të Inspektoratit të Punës. Për shkak se sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, që mendoj që është një institucion që nuk mund të vlerësohet për nga kompetenca. Inspektorati i Punës e ka tejkaluar juridiksionin e punës që ka. Në vend se të merret me masat e sigurisë në punë, merret me çështjen e adresimit të kërkesës për kthim në punë, e paga, që është çështje e gjykatës. Çfarë do raporti që ka nxjerrë ky mekanizëm, për mua është jokredibil”, ka deklaruar Zogaj.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj në Komisionin për të Drejtat e Njeriut ka folur edhe për rastet e dhunës në familje, ku tha se duhet të ketë ndryshime të ligjit për trajtimin e këtyre rasteve. Megjithatë, sipas tij nuk ka mungesë gatishmërie për vendime të duhura dhe meritore në këto raste.
Sport
Mbyllen kualifikimet: Turqia, Bosnja, Çekia dhe Suedia sigurojnë biletat e fundit
Published
35 minutes agoon
April 1, 2026By
UBTNews
Finalet e fazës “play-off” kanë përcaktuar emrat e fundit të kombëtareve evropiane që do të udhëtojnë drejt Botërorit 2026, në një mbrëmje që dhuroi emocione të forta dhe befasi në skenën ndërkombëtare.
Bosnjë-Hercegovina, Çekia, Suedia dhe Turqia janë përfaqësueset që siguruan biletat e fundit për në Amerikë, duke lënë jashtë emra të mëdhenj të futbollit.
Vëmendja kryesore ishte në ballafaqimin mes Kosovës dhe Turqisë, i cili u mbyll me rezultatin minimal 1-0 në favor të turqve. Kjo fitore i mundëson Turqisë rikthimin në një kampionat botëror pas një pritjeje të gjatë prej 24 vitesh. Edhe pse Kosova nuk arriti të sigurojë biletën, paraqitjet e fundit të “Dardanëve” japin sinjale të qarta se përfaqësuesja shumë shpejt do të jetë pjesë e elitës botërore.
Befasia më e madhe e kësaj faze erdhi nga Bosnjë-Hercegovina, e cila eliminoi gjigantin italian. Pas një barazimi 1-1 që dërgoi ndeshjen në shtesa e më pas në penallti, humbja e dy goditjeve nga Bryan Cristante dhe Pio Esposito la Italinë për herë të tretë radhazi jashtë Botërorit, ndërsa u hapi rrugën boshnjakëve drejt ëndrrës amerikane.
Në të njëjtën mënyrë, përmes dramës së penalltive, kualifikimin e siguroi edhe Republika Çeke. Tre penallti të humbura nga Danimarka u bënë vendimtare që çekët të triumfonin dhe të prisnin biletën për rrugëtimin tutje.
Ndërkohë, Suedia u bë pjesë e kampionatit pas një fitoreje të ngushtë por mjaft të rëndësishme 3-2 kundër Polonisë.
Lajmet
Presidentja Osmani dekoron “Dardanët”: Nderojmë djersën dhe krenarinë që i dhatë çdo shqiptari
Published
57 minutes agoon
April 1, 2026By
UBTNews
Edhe pse ëndrra për kualifikim në Botërorin 2026 u ndal në hapin e fundit, rrugëtimi historik i “Dardanëve” është nderuar në nivelin më të lartë shtetëror. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar me mirënjohje Federatën e Futbollit të Kosovës, duke çmuar lart suksesin dhe dinjitetin e treguar gjatë fazës kualifikuese.
Gjatë ceremonisë, Presidentja Osmani u shpreh me fjalë emocionuese për ekipin kombëtar: “Me nderin më të lartë të Republikës së Kosovës, sot dekorojmë ekipin kombëtar të futbollit, një ekip që me përkushtim, disiplinë dhe shpirt të jashtëzakonshëm ka përfaqësuar në mënyrën më të denjë të mundshme shtetin tonë në arenën ndërkombëtare”.
Ajo theksoi se kjo dekoratë vjen si mirënjohje për mundin dhe krenarinë që lojtarët i falën popullit: “Republika e Kosovës e nderon punën, mundin dhe djersën e secilit prej jush. E nderon rezultatin tuaj, por mbi të gjitha krenarinë që i keni dhënë secilit shqiptar, pavarësisht se ku jeton”.
I pranishëm në këtë takim, kryetari i FFK-së, Agim Ademi, u shpreh krenar me arritjet e grupit që e dërguan Kosovën deri në finalen e “play-off”-it, duke lënë pas shtete me përvojë shumë më të madhe.
Një moment i veçantë ishte deklarata e kapitenit Vedat Muriqi, i cili tregoi se sa i madh ishte besimi brenda skuadrës. Muriqi pranoi se ndjehet keq për mungesën e kualifikimit, duke zbuluar se ishte aq i bindur për suksesin sa nuk kishte rezervuar as biletë kthimi, me shpresën se rrugëtimi do të vazhdonte drejt Amerikës.
Megjithatë, ai dha një mesazh të fuqishëm për të ardhmen: “Jam shumë krenar për punën që kemi bërë si ekip. Kosova ka lojtarë të rinj me shumë potencial dhe po vjen koha e artë në futboll”.
Lajmet
Foda pas eliminimit nga Turqia: Krenar me ‘Dardanët’, nuk e kam ndërmend të largohem
Published
1 hour agoon
April 1, 2026By
UBTNews
Pavarësisht një paraqitjeje dinjitoze dhe luftës deri në minutën e fundit, ëndrra e Kosovës për një kualifikim historik në Botëror u ndal në finalen e “play-off”-it përballë Turqisë. Pas ndeshjes, përzgjedhësi i “Dardanëve”, Franco Foda, u shpreh i zhgënjyer me rezultatin, por jashtëzakonisht krenar me rritjen e skuadrës së tij.
“Sot jemi të gjithë të mërzitur. U munduam dhe deshëm që të kualifikoheshim në Botëror. Ishte e mundur ndaj Turqisë për 90 minuta dhe jam krenar me ekipin,” deklaroi tekniku gjerman, duke shtuar se lojtarët e kanë përfaqësuar vendin në mënyrën më të mirë të mundshme. Foda nuk la pa përmendur edhe përkrahjen e madhe nga tribuna, duke falënderuar tifozët që i qëndruan pranë ekipit si brenda, ashtu edhe në udhëtimet jashtë vendit.
Sa i përket të ardhmes së tij në krye të pankinës, Foda ishte i prerë: “Nuk e kam plan që ta lë Kosovën sepse më pëlqen vendi dhe populli. Ishim vetëm një lojë larg Botërorit dhe skuadra po zhvillohet mirë.”
Në anën tjetër, trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella, nuk i kursye lëvdatat për kundërshtarin, duke pranuar vështirësitë e mëdha që i shkaktuan “Dardanët”. “Kosova na vuri në shumë telashe. Është për të ardhur keq që vetëm një ekip mund të kualifikohet,” u shpreh italiani, duke theksuar se niveli i treguar nga Kosova konfirmon se ajo tashmë mund të rivalizojë me çdo ekip në skenën ndërkombëtare.
Kronikë e zezë
Sulm ndaj zyrtarëve policorë në Kaçanik, dy të arrestuar dërgohen në mbajtje
Published
2 hours agoon
April 1, 2026By
UBTNews
Në raportin e fundit të Policisë së Kosovës është evidentuar një incident në Kaçanik, ku gjatë kryerjes së detyrës janë sulmuar tre pjesëtarë të policisë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ismail Raka”, kur pas shoqërimit të një personi në stacion, aty është paraqitur një i dyshuar i dytë i cili ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.
Si pasojë e përleshjes, trajtim mjekësor kanë pranuar si tre policët, ashtu edhe dy të dyshuarit e përfshirë në rast.
Me vendim të prokurorit, të dy burrat janë dërguar në mbajtje për procedim të mëtejshëm ligjor.
173 vjet nga lindja e Van Gogh
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 1 prill, në vitet nëntëdhjetë
Mbyllen kualifikimet: Turqia, Bosnja, Çekia dhe Suedia sigurojnë biletat e fundit
1 prilli – Sot shënohet Dita e Gënjeshtrave
Presidentja Osmani dekoron “Dardanët”: Nderojmë djersën dhe krenarinë që i dhatë çdo shqiptari
Foda pas eliminimit nga Turqia: Krenar me ‘Dardanët’, nuk e kam ndërmend të largohem
Sulm ndaj zyrtarëve policorë në Kaçanik, dy të arrestuar dërgohen në mbajtje
Çmimet e naftës bien teksa Trump thotë se lufta do të përfundojë “shumë shpejt”
Tre të arrestuar dhe një person në kërkim për dhunë në familje
Të kërkuara
-
Vendi1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
