Lajmet

​Krasniqi javën e ardhshme në ShBA

Sipas tij, raportet e Kosovës me ShBA-në kanë marrë goditje nga Kurti.

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, javën e ardhshme do të realizojë një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lideri opozitar përgjatë tri ditëve në Amerikë do të zhvillojë takime me kongresistë, përfaqësuesin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Ecobar dhe takime në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Mirëpo, para vizitës në ShBA, Krasniqi do të qëndrojë në Bruksel, ku pritet të takohet me disa euro-deputetë dhe emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Krasniqi në një intervistë thotë se në ShBA dhe Bruksel do të paraqes qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës për zhvillimet politike në vend dhe rajon.

“Javën e ardhshme unë do të realizojë një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uashington dhe Nju Jork. Po ashtu edhe në Bruskel, ku do të filloj vizitën fillimisht të hënën dhe të martën. Takimet në Bruksel i kam të përqëndruara me një sërë euro-parlamentarë, po ashtu do të takojë edhe ndërmjetësin e dialogun, Miroslav Lajçak. Më pas do të vazhdojë vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku për tri ditë rresht në Uashington DC do të takojë përfaqësues të ndryshëm në Kongres në dy dhomat, Senat dhe Dhomën e Përfaqësueseve. Po ashtu do të takohem edhe me të deleguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pastaj do të kem takim në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Do të takojë edhe personalitete të ndryshme që në këto dy dekada janë marrë me Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor. Si dhe vizita dhe takime në institute, konsideroj kryesore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thotë ai.

Vizitën në ShBA, Krasniqi e konsideron të rëndësishme, veçmas në kohën kur po ndodh, që sipas tij duket sheshazi që raportet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë marrë goditje nga qasja dhe sjellja e Qeverisë Kurti.

“Konsideroj tepër të rëndësishme këtë vizitë, veçnaërisht në kohën që po ndodh. Vërtet është shqetësim i madh fakti që tashmë duket sheshazi që raportet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë marrë një goditje nga qasja dhe sjellja e Qeverisë Kurti. Unë atje do të shpreh qëndrimet e PDK-së sa i përket zhvillimeve aktuale politike në vend dhe rajonin tonë. Por pa dyshim se interesat dhe objektivat kryesore të Kosovës do të jenë si pikë kryesore e diskutimeve që ne do të kemi”, thekson Krasniqi.

Në cilësinë e kryetarit të PDK-së, kjo është vizita e parë e Krasniqit në ShBA. Për shkak të zhvillimeve të fundit politike në Kosovë, braktisjes së institucioneve nga serbët lokal në veri, disa ministrave në Qeverinë Kurti, po ashtu edhe disa kryetarëve të komunave iu është shtyrë vizita në ShBA.

Sipas një reagimi të djeshëm të Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, thuhet se kjo nuk është koha e përshtatshme që ministrat të udhëtojnë drejt ShBA-së për takime zyrtare.

Vendi

Nesër në UBT mbahet konferenca mbi sigurinë në komunikacionin rrugor

Published

on

By

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit në UBT, përkatësisht Departamenti i Trafikut dhe Transportit, do të organizojë nesër konferencën me temë “Siguria në Komunikacionin Rrugor”, një aktivitet akademik dhe profesional që synon të trajtojë sfidat dhe rëndësinë e sigurisë në trafikun rrugor.

Konferenca do të mbahet më 26 maj 2026, në kampusin e UBT-së në Lipjan, duke filluar nga ora 11:30, dhe do të mbledhë përfaqësues institucionalë, ekspertë të fushës së komunikacionit, profesorë, studentë dhe profesionistë të industrisë.

Përmes organizimit të aktiviteteve të tilla, UBT vazhdon të kontribuojë në avancimin e dijes profesionale dhe në trajtimin e temave me rëndësi shoqërore dhe institucionale, duke lidhur akademinë me praktikat reale dhe sfidat e kohës.

Continue Reading

Vendi

Dizajni, moda dhe identiteti kulturor në fokus të webinarit ndërkombëtar në UBT

Published

on

By

Në kuadër të Ditëve të Artit dhe Dizajnit, që po zhvillohen në UBT me mbi 30 aktivitete të ndryshme artistike, kreative dhe akademike, u organizua webinari ndërkombëtar me temën “Design, Memory and Identity in Contemporary Culture”, i udhëhequr nga Prof. Cennet Lika.

Ky aktivitet bëri bashkë në formatin online profesorë, artistë, dizajnerë dhe studentë nga vende të ndryshme, duke krijuar një platformë bashkëkohore diskutimi mbi rolin e dizajnit, kujtesës dhe identitetit në kulturën moderne. Përmes një qasjeje ndërdisiplinore, webinari trajtoi mënyrën se si moda, arti, kultura vizuale dhe identiteti kulturor ndërthuren në realitetin bashkëkohor dhe ndikojnë në formësimin e shoqërisë moderne.

Në panel morën pjesë emra të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë, si: Elisa Poli – Program Leader Senior në NABA, Itali, Phlox Van Oppen – dizajnere tekstili nga Holanda, Tiina Burton – artiste dhe Senior Digital Fashion Lecturer në Cambridge, si dhe ligjëruesit e UBT-së, Dukagjin Muhaxheri dhe Dardan Luta.

Diskutimet sollën perspektiva të ndryshme mbi zhvillimet më të fundit në art, dizajn, modë dhe kulturë digjitale, duke i njohur studentët me praktikat dhe trendet bashkëkohore ndërkombëtare në industrinë kreative.

Përmes aktiviteteve të tilla, UBT vazhdon të dëshmojë përkushtimin në avancimin e programeve të artit dhe dizajnit, duke u ofruar studentëve mundësi të drejtpërdrejta bashkëpunimi me profesionistë vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe qasje në tema aktuale që ndërlidhen me kreativitetin, inovacionin dhe industrinë moderne kreative.

Ditët e Artit dhe Dizajnit në UBT po vazhdojnë me ekspozita, punëtori, ligjërata, diskutime dhe aktivitete të shumta interaktive, duke e shndërruar kampusin në një qendër të rëndësishme të artit, dizajnit dhe inovacionit kulturor.

 

Continue Reading

Rajoni

Vdekje tragjike dhe të njëpasnjëshme në Durrës

Published

on

By

Dy ngjarje të rënda janë regjistruar gjatë ditës së sotme në Durrës, ku një burrë dhe një grua kanë humbur jetën në rrethana tragjike.

Në zonën e ish-Kënetës, një 68-vjeçar u gjet pa shenja jete në banesën e tij nga familjarët, ndërsa policia po e heton rastin si vetëvrasje me varje.

Ndërkohë, në lagjen 18 të qytetit, një grua 46-vjeçare dyshohet se është hedhur nga kati i pestë i një pallati.

Të dyja rastet po hetohen nga autoritetet, ndërsa shkaqet mbeten ende të paqarta.

Continue Reading

Lajmet

Prishtina pas luftës në qendër të dramës që shfaqet në festivalin ndërkombëtar në Graz

Published

on

Shfaqja “Prishtina: Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre”, produksion i Qendrës Multimedia, do të prezantohet më 28 maj 2026 në kuadër të “Dramatiker:innenfestival”, që mbahet në Graz të Austrisë nga 26 deri më 31 maj.

Drama me tekst të Jeton Nezirajt dhe regji të Blerta Nezirajt sjell në qendër transformimin urban të Prishtinës pas luftës, duke u fokusuar në figurën e arkitektit Rexhep Luci dhe ndryshimet e thella në hapësirën e qytetit.

Përmes një qasjeje bashkëkohore teatrore, shfaqja trajton çështje si planifikimi urban, arkitektura dhe trashëgimia kulturore, si dhe ndikimin e ndërtimeve pa kontroll në jetën e përditshme të qytetarëve.

“Prishtina…” është pjesë e programit ndërkombëtar të festivalit dhe është shfaqur me sukses në Kosovë dhe jashtë saj, duke u vlerësuar edhe nga kritika ndërkombëtare për qasjen e saj reflektuese mbi qytetin dhe kujtesën urbane.

Continue Reading

Të kërkuara