Lajmet

​Kongresisti Kinzinger propozoi rezolutë për përdorimin e forcave amerikane në Ukrainë

“Ne duhet të ngrihemi për njerëzimin së bashku me aleatët tanë”, tha Kinzinger.

Published

on

Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, republikani Adam Kinzinger prezantoi një projekt-rezolutë që lejon përdorimin e forcave ushtarake amerikane për të mbrojtur Ukrainën në rast se Rusia përdor armë të shkatërrimit në masë.

Kinzinger tha në një shpjegim të draftit, të publikuar në faqen e tij të internetit, se rezoluta ishte krijuar për të siguruar që administrata amerikane mund të merr “masat e duhura nëse Federata Ruse përdor armë kimike, biologjike ose bërthamore”. Ai shtoi se iniciativa, nëse miratohet, i jep presidentit të ShBA-së autoritetin për të përdorur forcat amerikane për t’iu përgjigjur një skenari në të cilin Federata Ruse përdor armë kimike, biologjike ose bërthamore kundër Ukrainës.

“Ne duhet të ngrihemi për njerëzimin së bashku me aleatët tanë”, tha Kinzinger.

Deri më tani, administrata e presidentit Joe Biden ka hedhur poshtë me forcë mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Ukrainë, duke shpjeguar se një skenar i tillë do të përbënte rrezik për një konflikt të drejtpërdrejtë ushtarak midis Rusisë dhe NATO-s.

Lajmet

​Çmimet e naftës rriten mbi 64 dollarë

Published

on

Çmimet e naftës janë rritur mbi 64 dollarë në tregjet ndërkombëtare, ndërsa shenjat e një kërkese më të fortë në SHBA dhe një zjarr në një strukturë nafte në Venezuelë shtynë në sfond vlerësimet për një tepricë vitin e ardhshëm.

Në tregun e Londrës, një fuçi tregtohej 68 centë më lart pas mesditës sesa mbyllja e djeshme prej 64.19 dollarësh, teksa në tregun amerikan ishte 65 centë më shtrenjtë dhe kushtoi 60.09 dollarë.

Tregtarët u përqendruan në shenjat e një kërkese më të fortë në Shtetet e Bashkuara të enjten.

Inventarët e naftës ranë me 3.4 milionë fuçi javën e kaluar, raportoi Departamenti i Energjisë. Inventarët e benzinës u rritën me 2.3 milionë fuçi, duke sinjalizuar fundin e sezonit të mirëmbajtjes së rafinerive dhe përgatitjet për Ditën e Falënderimeve, më 27 nëntor.

Të premten, hyjnë në fuqi sanksionet e SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të naftës Rosneft dhe Lukoil, të cilat presidenti Donald Trump i prezantoi për të kufizuar kapacitetin buxhetor të Rusisë për luftën në Ukrainë.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) pret një rritje të lehtë, në një ndryshim nga parashikimet që kishin treguar një ekuilibër midis ofertës dhe kërkesës. Llogaritjet e veçanta të OPEC tregojnë se një fuçi e shportës së naftës së anëtarëve të saj u rrit për 11 centë në 64.65 dollarë të mërkurën./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Kryebashkiaku i ardhshëm i Nju-Jorkut pritet të takojë presidentin Trump

Published

on

Kryebashkiaku i ardhshëm i Nju-Jorkut, Zohran Mamdani, dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohen sot në Shtëpinë e Bardhë, pas muajsh polemikash dhe deklaratash të ashpra gjatë zgjedhjeve të fundit në qytet.

Mamdani, një socialist demokrat 34-vjeçar, fitoi zgjedhjet për kryebashkiak këtë muaj, duke mposhtur ish-guvernatorin Andrew Cuomo me nëntë pikë. Para zgjedhjeve, ai ishte pak i njohur jashtë Nju-Jorkut, por tashmë është bërë një figurë me ndikim kombëtar.

Trump e quajti Mamdanin “kryebashkiakun komunist” dhe deklaroi se ky i fundit kishte kërkuar takimin, i cili do të zhvillohet në Zyrën Ovale.

Zëdhënësja e kryebashkiakut të ardhshëm, Dora Pekec, tha se takimi është një procedurë standarde për një administratë të re.

“Kryebashkiaku i ardhshëm planifikon të takohet me Presidentin në Uashington për të diskutuar sigurinë publike, sigurinë ekonomike dhe agjendën e përballueshmërisë që mbi një milion newyorkezë votuan dy javë më parë”, tha ajo.

Paraardhësit e Mamdanit, demokratët Bill de Blasio dhe kryebashkiaku aktual Eric Adams, nuk kanë pasur takime të veçanta në Zyrën Ovale me presidentin, por kanë marrë pjesë në takime të përbashkëta me kryebashkiakë të tjerë dhe zyrtarë qeveritarë.

Tensionet midis presidentit me dy mandate dhe politikanit të ri filluan pas fitores së Mamdanit në primaret demokratike në qershor.

Mamdani, ish-anëtar i Asamblesë së Shtetit, ka premtuar të mbrojë emigrantët dhe të sfidojë politikat e Trump, ndërsa fokusohet në përballueshmërinë e jetesës në Nju-Jork./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Parashikimi i motit

Published

on

Sot në vend parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët në gjithë territorin.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Do të fryjë erë nga juperëndimi dhe do të jetë kryesisht e lehtë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Orav përgëzon Hamzën, pas zgjedhjes në krye të PDK-së: Pres me padurim të punoj me të

Published

on

By

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, është takuar sot me kryetarin e porsazgjedhur të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Përmes një postimi në “X”, Orav u shpreh entuziast për të punuar bashkë me Hamzën.

Ambasadori evropian thotë se themelimi i institucioneve duhet të jetë përparësi e përbashkët.

Sot e përgëzova Bedri Hamzën për zgjedhjen e tij si kryetar i PDK-së. Pres me padurim të punoj me të dhe me udhëheqës të tjerë politikë për të mbështetur përparimin e Kosovës në rrugën e saj të integrimit në BE. Themelimi i institucioneve plotësisht funksionale, për të mirën e të gjithë qytetarëve, duhet të jetë përparësia e tyre e përbashkët” shkroi Orav.

Hamza u zgjodh në krye të PDK-së ditën e hënë, në Konventën e partisë, të organizuar pas dorëheqjes së Memli Krasniqit./KP

Continue Reading

Të kërkuara