Kulturë

​Koncert me artistë të vendeve të Evropës Qendrore në Prishtinë

Koncerti do të mbahet sonte nga ora 18:00.

Published

on

Për herë të parë në Kosovë, Platforma Kulturore e Evropës Qendrore (PCCE), në përbërje të shteteve anëtare të BE-së, Hungarisë, Austrisë, Çekisë, Sllovakisë dhe Polonisë, në bashkëpunim me MKRS-në, do të organizojnë një gala koncert muzikor me artistë të rinj të këtyre vendeve dhe të Kosovës sonte në 18:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë.

Para kësaj ngjarje sot u mbajt një takim mes ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, ambasadorëve të Hungarisë, József Bencze e atij të Çekisë, Pavel Bilek, shefit të Zyrës së Sllovakisë, Rastislav Kostilnik, dhe drejtorëve të PCCE-së të shteteve anëtare, Martin Pammer nga Austria, Rafal Wolksi nga Polonia, Martina Pivonkova, nga Sllovakia, dhe Klára Nagy-Gery nga Hungaria.

Në takim u diskutua për rëndësinë e këtij organizimi në promovimin e artistëve të rinj dhe thellimin e bashkëpunimit e dialogut kulturor mes shteteve të Evropës Qendrore dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ministri Çeku falënderoi përfaqësuesit e shteteve anëtare të PCCE-së që kanë përzgjedhur Kosovën për të organizuar këtë ngjarje të rëndësishme kulturore, ndërsa foli për rëndësinë e komunikimit dhe bashkëpunimit bilateral kulturor të vendit tonë me shtetet përkatëse të platformës dhe me rajonin e Evropës Qendrore.

Në cilësinë e përfaqësueses së PCCE-së, Klára Nagy-Gery, drejtore e PCCE-së së Hungarisë, foli për detajet e koncertit që do të mbahet sonte dhe rëndësinë e shkëmbimit kulturor mes vendeve.

PCCE u lansua në Austri më 2001 nga gjashtë vende të Evropës Qendrore dhe objektivi kryesor është ruajtja e dialogut të ndërsjellë kulturor, sigurimi dhe mbështetja e projekteve dypalëshe dhe shumëpalëshe të fokusuara në interesat e përbashkëta dhe vlerat kulturore të Evropës Qendrore.

Lajmet

“Dua” shfaqet premierë rajonale në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Published

on

Filmi kosovar “Dua” ka pasur premierën rajonale mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Sarajevës, ku u shfaq në kuadër të programit garues “Competition Programme – Narrative Feature Film” të Festivalit të Filmit në Sarajevë.

Filmi është me regji të Blerta Bashollit dhe është prodhuar nga Ikonë Studio.

Në rolet kryesore interpretojnë Pinea Matoshi, Yllka Gashi, Kushtrim Hoxha, Kaona Matoshi, Andi Bajgora, Vlera Bilalli dhe Fiona Abdullahu.

Premiera në Sarajevë shënon një tjetër prezantim të rëndësishëm për kinematografinë kosovare në një prej festivaleve më të njohura të filmit në rajon./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Monodrama ‘Arka’ e Mentor Zymberajt në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës ‘Dulcinea’

Published

on

Pas sukseseve të saj në skenat ndërkombëtare, monodrama “Arka”, me interpretim të aktorit kosovar Mentor Zymberaj, do të prezantohet në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës ‘Dulcinea’ në Ulqin.

“ARKA” do të ngjitet në skenë më 19 gusht 2026, në orën 21:00, në Skenën Verore të Kalasë së Ulqinit, në kuadër të ceremonisë solemne të hapjes dhe ditës së parë të festivalit..

Paraqitja e Zymberajt është pjesë e programit ndërkombëtar të festivalit, i cili zhvillohet nga 19 deri më 22 gusht në Ulqin.

 

Continue Reading

Kulturë

Filmi “Dua” i Blerta Bashollit jep premierën rajonale në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Published

on

By

Rrëfimi prekës i një adoleshenteje nga Kosova gjatë periudhës së okupimit nga Serbia ka marrë vëmendjen e publikut në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës.

Filmi “Dua”, nën regjinë e regjisores së njohur Blerta Basholli, ka dhënë premierën e tij rajonale në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë. Projeksioni u shfaq në kuadër të kategorisë garuese “Narrative Feature Film”, ku u mirëprit nga vizitorët dhe kritikët e artit kinematografik.

Përmes këtij projekti, Basholli sjell një histori personale dhe kolektive të qëndresës, duke pasqyruar përjetimet dhe sfidat e të rinjve në Kosovë gjatë viteve të vështira të shtypjes politike e ushtarake. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për restaurimin e shkollës së vjetër të Mushnikovës

Published

on

Po vazhdojnë punimet për restaurimin e shkollës së vjetër të fshatit Mushnikovë në Prizren, një objekt me rëndësi të veçantë historike, arkitekturore dhe arsimore.

E ndërtuar në vitin 1905, kjo shkollë konsiderohet një nga shembujt e rrallë të objekteve shkollore rurale të fillimit të shekullit XX, duke ruajtur gjurmë të zhvillimit të arsimit dhe jetës së komunitetit ndër vite.

Ministrja në detyrë e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka bërë të ditur se punimet për restaurimin e objektit po vazhdojnë me qëllim të ruajtjes së vlerave historike dhe arkitekturore të tij.

Përmes këtij projekti synohet të ruhet një pjesë e rëndësishme e historisë së Mushnikovës dhe të mbrohet një objekt që dëshmon për traditën e arsimit dhe zhvillimin e jetës shoqërore në këtë zonë.

Restaurimi i shkollës së vjetër është pjesë e përpjekjeve për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara