Lajmet

​Komisioni për Buxhet miratoi Raportin për projektligjin për administrimin e pasurisë së sekuestruar

Kryetari i Komisionit, Armend Muja tha se ky projektligj nuk përmban implikime shtesë buxhetore.

Published

on

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere me shumicë votash miratoi Raportin me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për administrimin e pasurisë se sekuestruar dhe konfiskuar, raport ky i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Kryetari i Komisionit, Armend Muja tha se ky projektligj nuk përmban implikime shtesë buxhetore.

Komisioni aktualisht po shqyrton raportin e vitit 2021 të RTK-së, ku për këtë po raportojnë kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj.

Lajmet

IKSHPK me rekomandime për përdoruesit e pishinave publike

Published

on

By

Në kuadër të mbrojtjes së shëndetit publik dhe garantimit të sigurisë në ambientet ujore, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që përdorin pishinat publike, të respektojnë udhëzimet për ruajtjen e higjienës personale.

Sipas rekomandimeve, para hyrjes në pishinë, përdoruesit duhet bëjnë gjithmonë dush me ujë të rrjedhshëm, të përdorën rroba banje të pastra dhe mos të hyjnë në ujë me rroba të zakonshme.

Ndalohet hyrja në pishinë nëse vuani nga sëmundje infektive, të lëkurës apo të traktit tretës (p.sh. diarreja). Nëse keni plagë të hapura, mos hyni në ujë – ato janë portë për infeksione dhe nëse vëreni ujë të turbullt, erë të rëndë apo mungesë pastërtie, mos hyni në ujë dhe raportoni menjëherë”, njofton IKPSHK.

Sipas Institutit, përdoruesit të frekuentojnë vetëm pishinat që plotësojnë kushtet sanitare dhe janë të licencuara.

Continue Reading

Lajmet

Ardon ​Jashari bën presion të madh për të kaluar te Milani

Published

on

Talenti i Club Brugge,  Ardon Jashari, thuhet se po shtyn përpara për një transferim te Milani këtë verë dhe nuk mori pjesë në foton zyrtare të ekipit  sipas “La Gazzetta dello Sport”.

Gazeta këmbëngul se mesfushori zviceran dëshiron të transferohet në San Siro vetëm në merkaton e verës 2025, por klubi i tij ende nuk e ka pranuar propozimin e fundit të Milanit me vlerë 32.5 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse.

Jashari rifilloi stërvitjen me pjesën tjetër të ekipit në fillim të kësaj jave, por po bëhet gjithnjë e më i pakënaqur në Brugge, duke pasur parasysh se dëshiron të transferohet në Milano sa më shpejt të jetë e mundur.

22-vjeçari është i vetëdijshëm se nuk do të marrë pjesë në ndeshjet miqësore para-sezonale të Milanit në turneun e tyre në Azi, por shpreson të bashkohet me Rossonerët në fillim të gushtit.

Negociatat midis Milanit dhe Club Brugge janë zvarritur për javë të tëra, kështu që Rossonerët kanë rinisur bisedimet edhe për mesfushorin e Valencias, Javi Guerra , i cili shihet si alternativa kryesore ndaj Jasharit.

 

Continue Reading

Lajmet

Ndërpritet seanca në rastin “Banjska” për shkak të mungesës së dëshmitarit anonim

Published

on

By

Seanca gjyqësore në rastin “Banjska” është ndërprerë për shkak të mungesës së dëshmitarit anonim, i identifikuar si “A2”.

Sipas njoftimeve nga gjykata, seanca pritet të vazhdojë të hënën në ora 09:30, kur dëshmitari “A2” do të paraqitet sërish nën statusin e dëshmitarit anonim.

Nën masa të larta të sigurisë janë sjellë në gjykatore të akuzuarit Bllagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Deri më tani, në këtë proces gjyqësor janë dhënë disa dëshmi nga zyrtarë policorë lidhur me sulmin e armatosur të ndodhur më 24 shtator 2023 në fshatin Banjska të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Më 11 shtator 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiq dhe 44 të tjerëve, të cilët ngarkohen me një sërë veprash penale, përfshirë kryerjen e veprës terroriste, vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, lehtësimin dhe financimin e terrorizmit si dhe shpëlarjen e parave.

Continue Reading

Lajmet

Spitali “Sheika Fatima” bëhet me laborator të ri

Published

on

By

Spitali “Sheika Fatima”, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është bërë edhe me një laborator të ri, i cili do të mundësojë kryerjen e shumicës së analizave brenda vetë spitalit pediatrik.

Në një komunikatë për media nga Presidenca e Kosovës është bërë e ditur se ky laborator është donacion i “Khalifa Foundation”.

Kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e efikasitetit, cilësisë dhe qasjes së qytetarëve në shërbime më të avancuara laboratorike, me theks të veçantë tek fëmijët, të cilët janë përfituesit më të ndjeshëm dhe më të rëndësishëm të këtyre investimeve”, thuhet në komunikatë.

Po aty, thuhet se një pjesë e konsiderueshme e pajisjeve të reja do të përdoret në repartin e neonatologjisë, aty ku kujdesi mjekësor është vendimtar për jetën e bebeve dhe nënave.

Sipas komunikatës, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shprehur mirënjohje të thellë për Emiratet e Bashkuara Arabe, “për kontributin e çmuar dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë”.

Continue Reading

Të kërkuara