Rigoni është një erëzë e përdorur në kuzhinë dhe shumë e njohur në vendin tonë. Vendlindja e rigonit është Evropa, por ajo është përhapur ndjeshëm në shumë zona të botës.
Por, në artikullin e sotëm nuk do të flasim për rigonin si një përbërës që ju jep më shumë shije ushqimeve apo shëndet trupit.
Rigoni mund të përdoret fare mirë edhe për bukurinë e jashtme për flokë apo thonjë më të fortë.
Se si ta përdorni për të kuruar flokët ky artikull u’a tregon në vijim.
Për thonjtë e infektuar
Për të larguar infeksionet fungale nga thonjtë mjafton të përzieni gjysmë gote me kripë të trashë me një filxhan kafe sodë buke në një legen me ujë të vakët dhe zhysni këmbët apo duart në të. Lërini të qetësohen për 20-30 minuta e më pas thajini ato me një peshqir.
Merrni vaj rigoni në duar e lyeni gjithë zonën ku keni infeksionin. Ky ilaç i pazakontë mund të shkrijë yndyrën e barkut.
Në mënyrë që thonjë tuaj të shërohen, mundohuni të mos kenë lagështi e t’i lyeni me vaj 3 herë në ditë.
Kundër zbokthit dhe skalpit të thatë
Hidhni në duar 2-3 pika vaj rigoni, fërkoni mirë e masazhoni me kokën me lëvizje rrethore. Mund të shtobi edhe disa pika vaj bajamesh, kokosi apo ulliri. Lëreni këtë masë të veprojë në kokë për 45 minuta e më pas shplani flokët me shampo.
Gjithashtu mund të hidhni 2-3 pika vaj rigoni në shampon tuaj dhe ta masazhoni kokën disa minuta teksa lani flokët.
Për flokë të butë
Mjafton të përzieni në një gotë me ujë 1-2 lugë gjelle rigon të thatë e 1 lugë gjelle ekstrakt vanilje. Këtë masë ngroheni për 45 sekonda ose për 30 sekonda në mikrovalë e lëreni të ftohet. Hidheni masën në një shisha me spruco dhe spërkasni flokët pasi të dilni nga dushi.
Këtë trajtim duhet ta ruani të mbyllur në frigorifer për jo më shumë se 1 javë.
Përgatiti: A.Z. /UBT News/