Kronikë e zezë

​Kërkohet paraburgim ndaj tetë të dyshuarve në rastin “Brezovica 3”

Në mesin e të arrestuarve ka edhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit.

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar masën e paraburgimit për tetë personat e arrestuar në rastin “Brezovica 3”, në mesin e të cilëve janë edhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurve A.I., I.M., F.H., R.A., M.Sh., A.X., Z.G., dhe H.A, të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh. Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se prej vitit 2016, i pandehuri I.M., si person zyrtar – Kryeshef Ekzekutiv në Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke mos përmbushur detyrat zyrtare me qëllim të përfitimit pasuror për personat tjerë, me këtë do të kryente veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit” nga neni 422 par.1 të KPRK-së. I njëjti, sipas Prokurorisë, në mënyrë të tërthortë ka pranuar para, që të veprojë në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare, me këtë do të kryente veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 428 par. 2 të KPRK-së”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

Sipas prokurorisë “Për të pandehurin A.I., ekziston dyshimi i bazuar se nga viti 2014 deri në vitin 2018, në Shtërpcë, në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka dhënë para personit zyrtar që të mos veprojë në pajtim me detyrat e tij zyrtare, me këtë do të kryente veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 429 par.3 lidhur me par.1 të KPRK-së. Po ashtu, i njëjti, në mënyrë të tërthortë i ka dhënë dhuratë në para personit zyrtar, që të ushtrojë ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e tij, me këtë do të kryente veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 par.2 të KPRK-së”.

Ndërsa “Për të pandehurit Z.G., dhe A.X., ekziston dyshimi i bazuar se prej vitit 2016 deri në vitin 2019, si persona zyrtar në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor (MMPH) në Prishtinë, në bashkëkryerje kanë ndihmuar të pandehurin A. Ç., në kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit” për lëshimin e pëlqimeve mjedisore dhe pëlqimeve ujore në Parkun Kombëtar “Sharri” në vikend-zonën e Brezovicës, Komuna Shtërpcë, me këtë do të kryenin në bashkëkryerje veprën penale “Marrja e ryshfetit” në ndihmë nga neni 428 par. 2 lidhur me nenin 31 dhe 33 të KPRK-së. Të njëjtit, si persona zyrtar në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor (MMPH), në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë marrë para, me qëllim të ushtrimit të padrejtë në vendimmarrjen e personit zyrtar , me këtë do të kryenin në bashkëkryerje veprën penale “Ushtrimi i ndikimit ” nga neni 431 par. 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”.

Ndaj M.Sh., ekziston dyshimi i bazuar se në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka dhënë dhuratë personit zyrtar që të mos veprojë në pajtim me detyrat e tij zyrtare, me këtë do të kryente veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 429 par.3 lidhur me par.1 të KPRK-së. I njëjti, në mënyrë të tërthortë i ka dhënë dhuratë në para personit zyrtar, që të ushtrojë ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e tij, me këtë do të kryente veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 par.2 të KPRK-së.

Sipas Prokurorisë, ndaj të pandehurit F.H., ekziston dyshimi i bazuar se nga viti 2010, në Shtërpcë, në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka dhënë para personit zyrtar që të mos veprojë në pajtim me detyrat e tij zyrtare, me këtë do të kryente veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 429 par.3 lidhur me par.1 të KPRK-së. I njëjti, në mënyrë të tërthortë i ka dhënë dhuratë në para personit zyrtar, që të ushtrojë ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e tij, me këtë do të kryente veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 par.2 të KPRK-së.

Kurse, ndaj të pandehurit R.A., ekziston dyshimi i bazuar se në vitin 2018, në Shtërpcë, në mënyrë të tërthortë, i ka dhënë para personit zyrtar që të mos veprojë në pajtim me detyrat e tij, me këtë do të kryente veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 429 par.3 të KPRK-së. I njëjti, në mënyrë të tërthortë, i ka dhënë para personit zyrtar që të ushtrojë ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e personit zyrtar, me këtë do të kryente veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 par.2 të KPRK-së. Po ashtu, sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se në vitin 2017, i njëjti ka falsifikuar dokumentin publik, me qëllim që të përdoret si origjinal, me këtë do të kryente veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 398 par.2 të KPRK-së

Kurse, ndaj të pandehurit H.A., ekziston dyshimi i bazuar se nga viti 2015-2020, në Shtërpcë, si investues në vikend-zonë, në mënyrë të tërthortë dhe të drejtpërdrejtë, i ka dhënë dhurata në para dhe vikend-shtëpiza personit zyrtar me qëllim që të mos veprojë në pajtim me detyrat e tij zyrtare, me këtë do të kryente veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 429 par.3 lidhur me par.1 të KPRK-së. I njëjti në mënyrë të tërthortë i ka dhënë dhuratë në para personit zyrtar, që të ushtrojë ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e tij, me këtë do të kryente veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 par.2 të KPRK-së.

Lajmet

Sekuestrohen mbi 29 mijë euro në Vërmicë, inicohet rast për shpëlarje parash

Published

on

By

Policia e Kosovës sipas raportit 24 orësh, ka iniciuar një rast të dyshuar për “Shpëlarje parash”, pasi gjatë një patrullimi afër liqenit të Vërmicës mbrëmjen e së mërkurës ka ndaluar një automjet të dyshimtë.

Gjatë kontrollit të veturës,  zyrtarët policorë i kanë gjetur ngasësit kosovar një zarf me 29,200 euro të paparalajmëruara.

Lidhur me ngjarjen është njoftuar menjëhatë prokurori kujdestar, ndërsa njësitet kompetente policore kanë nisur hetimet për të zbardhur origjinën e parave dhe rrethanat e plota të rastit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Rast i dyshuar i kontrabandës me migrantë në Han të Elezit

Published

on

By

Një rast i dyshuar i kontrabandës me migrantë është regjistruar të mërkurën, rreth orës 11:30, në pikën kufitare të Hanit të Elezit.

Sipas raportit të Policisë se Kosovës, katër persona të panjohur kanë dalë nga rimorkioja e një kamioni. Efektivët policorë kanë arritur të ndalojnë njërin prej tyre në vendngjarje, ndërsa tre personat e tjerë janë larguar në drejtim të panjohur.

Shoferi i kamionit është shoqëruar në stacionin policor për intervistim, ndërsa njësitë përkatëse kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjashë raste të dhunës në familje në rajone të ndryshme të vendit, të cilat përfshijnë sulme fizike, kërcënime, dëmtim prone dhe posedim të substancave narkotike.

Një i dyshuar në Malishevë gjendet në arrati pasi pretendohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj babait të tij dhe i ka dëmtuar veturën. Rasti është nën hetime.

Në Gjakovë janë regjistruar dy raste të ndara. Në të rastin e parë një burrë ka marrë djalin e tij nga kopshti dhe dyshohet se ka dalë jashtë Kosovës pa pëlqimin e ish-bashkëshortes, me të cilën po vazhdon kontaktet shqetësuese përmes telefonit. Në rastin tjetër, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një person i cili ka fyer dhe kërcënuar babain e tij.

Në Fushë-Kosovë është ndaluar një shtetas i huaj nën dyshimin për dhunë psikike të ushtruar javë më parë ndaj bashkëshortes. Ndërkaq në Hajvali, një burrë ka shtyrë bashkëshorten e tij teposhtë shkallëve pas një konflikti; me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pasi viktimës i është ofruar ndihma mjekësore.

Në Prishtinë një çift bashkëshortor është shoqëruar në polici pas një përleshjeje fizike mes vete. Të dy kanë refuzuar ndihmën mjekësore dhe janë liruar në procedurë të rregullt.

Në Klinë një i mitur është intervistuar pasi ka sulmuar fizikisht vëllain e tij po ashtu të mitur. Gjatë procedurës, i dyshuari ka dorëzuar vullnetarisht edhe një sasi të vogël të lëndës narkotike të llojit marihuanë.

Ndërkaq në Pejë, policia ka arrestuar një person i cili, nën ndikimin e alkoolit, ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Prishtinë: Arrestohet i dyshuari për lëndim të rëndë trupor

Published

on

By

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një sulmi fizik që ka ndodhur në rrugën “Nikolla Tesla” në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave, me ç’rast i dyshuari e ka sulmuar viktimën duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë.

Viktima është dërguar menjëherë për trajtim të nevojshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Të kërkuara