Lajmet

​Kancelari austriak ofron përkrahje për dialogun, mbështet thirrjen e Kosovës për shtim të trupave për siguri

Ai ka thënë se Austria do të shërbejë si urë lidhëse për dy palët që të arrihet kompromisi.

Published

on

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, ka shprehur mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi. Ai ka thënë se Austria do të shërbejë si urë lidhëse për dy palët që të arrihet kompromisi dhe të krijohet e ardhmja paqësore mes dy vendeve.

Kancelari austriak pas pritjes së kryeministrit Albin Kurti të enjten, në konferencë të përbashkët për media, tha se përkrahin thirrjen e Kosovës për shtim të trupave të KFOR-it për siguri. Ndërkohë, nënvizoi se do të ndihmojnë Kosovën për njohjen nga pesë vendet e BE-së mos njohëse.

“Të dyja shtetet duhet të gjejnë një lloj mënyre që të ballafaqohen me njëri-tjetrin dhe të krijojnë një të ardhme prosperuese dhe paqësore. Është me rëndësi që partnerët ndërkombëtar të lënë aq hapësirë që dy shtetet mund të vendosin se sa larg duan të shkojnë në negociatat e tyre. Njëkohësisht është shumë e rëndësishme dhe Austria do të jetë gjithmonë e gatshme të ndihmojë që të ofrojë përkrahje ku për arsye të ndryshme nuk mund të gjendet kompromisi në atë moment. Është e rëndësishëm besoj dhe Austria është partnere e mirë në këtë drejtim për shkak të historisë austriake. Kanë ndodhur shumë gabime në të kallurën tonë historike dhe kemi nxjerr gabimet tona nga ato. Me këtë përvojë historike ne ofrojmë si ndihmë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Vetëm paqja, siguria dhe prosperiteti mund të sigurohen kur bëhemi bashkë. Nuk varet vetëm nga negociatorët që marrëveshja të jetë e suksesshme, është me rëndësi që të ofrohet koha e mjaftueshme për të gjetur rrugën e përbashkët”, tha ai.

Ai tha se Austria është e gatshme të dërgoi trupa shtesë në Kosovës, nëse kërkohet nga KFOR-i, pas kërkesës së institucioneve kosovare.

“Kryeministri e ka adresuar këtë dhe Austria ofron numrin më të madh të trupave në KFOR si shtet nga jashtë NATO-s. Kemi më shumë se 300 ushtarë që kryejnë detyrat në Kosovë për paqe dhe siguri. Ne mbështesim thirrjen e Kosovës për rritjen e trupave për siguri më të madhe dhe do të jemi të gatshëm të ofrojmë trupa mbështetës nëse KFOR-i na kërkon këtë gjë”, shtoi kancelari austriak.

Krahas këtyre, ai shprehu mbështetjen karshi Kosovës edhe për perspektivën e saj euro-atlantike, ndërkohë tha se ekziston bashkëpunim i mirë bilateral mes dy shteteve.

Lajmet

Macron dënon kërcënimet me vdekje ndaj gjyqtares që e dënoi Le Penin

Published

on

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka dënuar kërcënimet me vdekje ndaj gjyqtares Benedikte de Perthuis, e cila ishte ndër tre gjyqtarët që dënuan lideren e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen. Macron e quajti këtë veprim “absolutisht të papranueshëm dhe të patolerueshëm” dhe tha se gjyqtarja është vënë nën mbrojtjen e policisë, ndërsa autoritetet po hetojnë kërcënimet. Ai gjithashtu theksoi se dega gjyqësore është e pavarur dhe ligji është i barabartë për të gjithë.

Në lidhje me dënimin e Le Pen, Macron theksoi se të gjithë të akuzuarit kanë të drejtë të ndjekin rrugët ligjore. Le Pen është shpallur fajtore për përvetësim të fondeve të Bashkimit Evropian për financimin e partisë së saj dhe është dënuar me katër vjet burgim, dy prej të cilave me kusht. Ajo gjithashtu është ndaluar të kandidojë për poste publike për pesë vjet dhe është dënuar me një gjobë prej 100.000 euro. Dënimi për ndalimin e kandidimit është me efekt të menjëhershëm, ndërsa burgimi dhe gjoba do të zbatohen pas përfundimit të apeleve.

 

Continue Reading

Lajmet

Kurti flet për gjobën e Themelores: Më dënojnë mua nganjëherë por mos u mërzitni ju

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar gjobën prej 250 euro të vendosur nga Gjykata Themelore e Prishtinës për shkak të mosparaqitjes së tij në Prokurorinë Speciale (PSRK) lidhur me rastin e rezervave shtetërore. Kurti tha se ndonjëherë e dënojnë atë, por ka sugjeruar që gazetarët të mos mërziten për këtë. Ai bëri këto komente pas përurimit të çerdhes në lagjen “Rezinë” të Gjakovës.

Kurti është paralajmëruar për gjobë që nga fundviti i kaluar për shkak të refuzimit për t’u paraqitur në prokurori. Ai ka kërkuar që prokurorët të shkojnë në zyrën e tij, duke theksuar se ka precedent për këtë, por Gjykata ka urdhëruar që ai të dëshmojë në prokurori lidhur me dyshimet për dëm ekonomik në rezervat shtetërore. Prokuroria dyshon se shteti është dëmtuar me rreth 600,000 euro gjatë blerjes së produkteve për rezervën shtetërore.

Continue Reading

Lajmet

Rutte: Duhet të sigurohemi që situata në Kosovë të mbetet stabile

Published

on

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka theksuar se autorët e sulmit në Banjskë dhe ndaj trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, më 2023, duhet të mbahen përgjegjës, dhe ka shtuar se kjo është përgjegjësi e Serbisë.

Rutte ka theksuar rëndësinë e stabilitetit në Kosovë dhe ka thënë se situata e sigurisë është përmirësuar që nga vitit 1999 dhe duhet të ruhet. Ai përmendi bisedat me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, për këtë çështje.

Në një konferencë për media në Bruksel, Rutte është pyetur gjithashtu nëse NATO është konsultuar për marrëveshjen e bashkëpunimit në mbrojtje ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë, të nënshkruar më 1 prill. Rutte ka përmendur se aleanca nuk është konsultuar, ndërkohë që ka përmendur edhe marrëveshjen e bashkëpunimit midis Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.

Continue Reading

Lajmet

Kurti për formimin e qeverisë: Kemi filluar takimet zyrtare me komunitetet jo shumicë

Published

on

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, njoftoi se ka filluar konsultimet me komunitetet jo shumicë për formimin e qeverisë së re. Ai theksoi se ka takuar kryetaren e Partisë së Re Demokratike (NDS) nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi, dhe kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nga komuniteti serb, Nenad Rashiq. Kurti shtoi se do të zhvillojë takime të tjera shpejt, por nuk specifikoi nëse do të ketë konsultime me ndonjë parti tjetër shqiptare.

Në lidhje me dënimin nga Gjykata e Prishtinës me 250 euro për shkak të mos paraqitjes në Prokurorinë Speciale (PSRK) për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore, Kurti reagoi me ironi, duke thënë se shpesh e dënojnë për raste të tilla. Ai u sugjeroi gazetarëve që të mos mërziten për një dënim të tillë.

Continue Reading

Të kërkuara