Lajmet

​Jashari: Sot Skenderajt iu hap foleja e shumëpritur e sportit

Ai premtoi se si komunë do të vazhdojnë të krijojnë kushte më të mira për sportistët.

Published

on

Është përuruar sot palestra sportive në qytetin e Skenderajt, me ç’rast u tha se tashmë sportistët e kësaj komune do të kenë kushte më të mira për stërvitje e zhvillim të ndeshjeve.

Ndërtimi i kësaj palestre është financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ku zëvendësministrja Daulina Osmani tha se tashmë sportistët e kësaj komune do të kenë një objekt modern dhe që i plotëson të gjitha standardet.

“Epokës së gjatë ku skuadrat e ndryshme sportive të Skenderajt janë detyruar të stërviten në kushte të vështira, madje duke u stërvitur edhe në sallat e edukatës fizike nëpër shkolla tashmë i ka ardhur fundi dhe e kanë krijuar këtë hapësirë ku do të kenë mundësinë përveç organizimit të stërvitjeve të mirëpresin edhe ekipe të tjera konkurruese në gara. Qytetarët e Skenderajt, e në veçanti sportistët e këtij qyteti do ta gëzojnë këtë palestër moderne që i përmbush të gjitha kushtet për stërvitje dhe garë”, tha ajo.

Osmani u shpreh se do të vazhdojnë përkrahjen e kësaj komune me projekte të tjera sportive.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari deklaroi se sportistët e kësaj komune do të kenë shtëpinë e tyre për zhvillimin e të gjitha ndeshjeve. Ai premtoi se si komunë do të vazhdojnë të krijojnë kushte më të mira për sportistët.

“Sot Skenderajt iu hap foleja e shumëpritur e sportit, shtëpia e shumë sportistëve të këtij qyteti që na kanë bërë e po na bëjnë për çdo ditë krenar me aktivitetet e tyre sportive. Kjo palestër për fat të keq është nisur bukur shumë vite me herët qysh në vitin 2009 dhe në fillim të mandatit unë jam marrë personalisht me përkushtim pa ndërprerë së bashku me MKRS. Nga sot të gjithë sportdashësit e komunës sonë e kanë një shtëpi të veten dhe uroj që nga kjo sallë të dalin shumë kampionë”, tha ai.

Lajmet

Dhuna në familje në Malishevë, një person goditet me brisk, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Published

on

By

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së dielës në Malishevë, ku një mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht një anëtar tjetër të familjes, mashkull kosovar, duke i shkaktuar lëndime në dorë me një mjet të mprehtë (brisk).

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe i ka shkaktuar lëndime në dorë me një mjet të mprehtë (brisk). Viktima ka pranuar tretman mjeksëor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervisitimit dërgohet në mbajtje.” thuhet në njoftim./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Prishtinë: Arrestohet i dyshuari për rast dhune në familje

Published

on

By

Policia e Kosovës ka ndërhyrë pas një raportimi për dhunë në familje në Prishtinë, ku një mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën, një femër kosovare.

I dyshuari është arrestuar nga njësiti policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar viktimën femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.” thuhet në raport./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Lipjan nën dyshimin për sulm seksual

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të sulmit seksual ndaj një viktime femër kosovare.

Sipas njoftimit zyrtar, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.” thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës.

Autoritetet nuk kanë dhënë më shumë detaje rreth rastit, për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve dhe mbrojtjes së identitetit të viktimës./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Shqiptohen rreth 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

Published

on

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1896 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 36 aksidente trafiku me dëme materiale, 25 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 14 persona, 12 janë dërguar në mbajtje, 1 person është në vuajtje të dënimit/S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara