Lajmet

Gjykimi i Salih Mustafës i mbyllur për publikun, nesër përfundon dëgjimi i dëshmitarit të katërt

Transmetimi i seancës ka pasur probleme teknike.

Publikuar

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka vazhduar sot dëgjimi i dëshmitarit të katërt të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në rastin ku po gjykohet ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Seanca ka vazhduar me pyetjet e avokatit mbrojtës së Mustafës dhe pyetjet shtesë të prokurorisë, pjesë të cilat kanë vijuar të mbyllura për publikun.

Në fund të seancës, kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia ka bërë të ditur se dëgjimi i dëshmitarit të katërt do të vazhdojë nesër, kur pritet të përfundojë marrja në pyetje e tij.

Transmetimi i seancës ka pasur probleme teknike çka edhe e ka bërë të pamundur ndjekjen e pjesëve të para.

Dëshmitari i katërt i ZPS-së, i cili mban kodin W03594, ka filluar të dëgjohet më 12 tetor dhe ka deklaruar se nga dy persona me maska është dërguar në një objekt mbajtjeje në Zllashë ku, sipas tij, ka marrë trajtim çnjerëzor.

Gjykimi ndaj Salih Mustafës ka nisur më 15 shtator 2021 dhe deri tani janë dëgjuar katër dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Ky është gjykimi i parë që ka filluar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.

Aktakuza ndaj tij është konfirmuar më 12 qershor 2020, ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.

Në paraqitjen para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm. 

Lajmet

Kina do të dërgojë astronauten e parë femër për të punuar në stacionin e saj të ri hapësinor

Përgatitjet për qëndrimin e tyre kanë kohë që janë duke u bërë.

Publikuar

nga

Gruaja e parë e caktuar për të punuar në stacionin e ri hapësinor të Kinës do të jetë në bord kur anija kozmike Shenzhou-13 të niset të shtunën, transmeton UBT News.

Wang Yaping, 41 vjeçare, është pjesë e një ekipi tre anëtarësh që niset për në stacionin hapësinor Tiangong ose Pallati Qiellor, ku pritet të bëhet gruaja e parë kineze që kryen një shëtitje në hapësirë.

Muajin e kaluar, tre astronautë të tjerë kinezë përfunduan me sukses një qëndrim tre-mujor në bord, gjatë të cilit ata punuan në modulin kryesor të stacionit dhe kryen dy shëtitje në hapësirë ​​për të instaluar pajisje.

Këtë herë, ekipi i Wang do të qëndrojë për 183 ditë që është periudha më e gjatë në hapësirë ​​nga astronautët kinezë. Ajo do të shoqërohet nga komandanti i misionit Zhai Zhigang, 55 vjeç dhe Ye Guangfu, 41.

Muajin e kaluar, një anije mallrash dërgoi 6 tonë metrikë ushqim, ujë, shishe oksigjeni, kostume hapësinore dhe nevoja të tjera në stacion, përcjell UBT News.

Sipas Wang, një program hapësinor i drejtuar pa astronautë femra do të ishte i paplotë.
“Pra është si roli i gruas në familje. Gratë kanë përgjegjësi. Ne gjithashtu i bëjmë misionet serioze më të gjalla dhe të këndshme”, kishte thënë ajo për CNN.

Dhe anëtarët femra të ekuipazhit sjellin një përfitim praktik gjithashtu, shtoi Wang. “Ne gratë astronaute peshojmë më pak (sesa burrat, dhe) kjo është më ekonomike për misionin”.

Wang është gruaja e dytë e Kinës në hapësirë, pas Liu Yang.

Sipas mediave shtetërore kineze, ndër furnizimet e dërguara në stacionin hapësinor Tiangong ishin 60 shishe toner, 30 shishe serum dhe 30 shishe krem ​​për fytyrën, si dhe produkte higjienike femërore – të gjitha të përgatitura posaçërisht për Wang./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

KQZ-ja shpërndan fletëvotimet nëpër komuna

Kjo ka ndodhur nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Publikuar

nga

Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë shpërndarjen e materialit kryesor për zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër.

Ky material zgjedhor do të dorëzohet në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, njofton Klankosova.tv.

Shpërndarja e materialit është bërë nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Biden e telefonon Clintonin pas shtrimit në spital, flet për gjendjen e tij

Joe Biden ka biseduar në telefon me Bill Clinton, pas shtrimit të këtij të fundit në spital.

Publikuar

nga

Bill Clinton u pranua në njësinë e kujdesit intensiv të Universitetit të Kalifornisë Irvine të martën për një infeksion të traktit urinar që iu përhap në qarkullimin e gjakut, thanë mjekët për CNN.

“Epo, doja të shihja se si po kalonte. Ai po bën mirë, me të vërtetë është mirë”, u tha Biden gazetarëve në Connecticut dhe shtoi “Dhe ai do të dalë nga spitali. Ne biseduam paksa”.

Biden pranoi se nuk e kishte parë Clinton “për një kohë të gjatë”, por tha se mezi po e priste që “të vinte dhe të hante drekë. Ishte shumë inkurajues me politikat që unë ndjek”.

“Ai nuk është në ndonjë gjendje të rëndë. Ai do të largohet së shpejti, siç e kuptoj unë. Ndoshta pasnesër, nuk e di saktë”, tha Biden.

Raportohet se të dy burrat diskutuan për zgjedhjet e ardhshme dhe garën e ngushtë të guvernatorit në Virginias, ku miku i vjetër i Clinton, Terry McAuliffe, po kandidon në një garë pasuese kundër republikanit të miratuar nga Trump, Glenn Youngkin.

Ish-presidenti ishte në Kaliforni për një ngjarje private dhe ishte ndjerë i lodhur. Ai u pranua në spital pas testimit, sipas zyrës së tij.

Mjekët e ish-presidentit thanë se infeksionet urologjike janë shumë të zakonshme te njerëzit e moshuar dhe ato trajtohen lehtësisht, edhe pse ato mund të përhapen shpejt në qarkullimin e gjakut. Ish-presidentit Klinton do t’i jepen antibiotikë intravenozë deri të premten, kur ka të ngjarë të kalojë në antibiotikë oralë. Sipas tyre matjet e tij vitale janë të gjitha të qëndrueshme.

Klinton ka kryer operacion të zemrës në 2004 dhe kishte futur dy unaza për të hapur një arterie në 2010. Por mjekët e tij theksuan se shtrimi në spital nuk ishte i lidhur me zemrën ose Covid-19.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Ambasada amerikane ripërsërit thirrjen për përmbylljen e misionit të UNMIK-ut

Ambasada amerikane ka reaguar lidhur me misionin e UNMIK-ut, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Publikuar

nga

Në një postim në Twitter, ambasada ka shpërndarë fjalimin e ambasadorit të SHBA-së në OKB, Jeffrey DeLaurentis, i cili deklaroi se UNMIK-u duhet të përmbyllë misionin në Kosovë, raporton Gazeta Express.

“Ngjarjet e fundit përsëri demonstruan se UNMIK-u e ka përmbushur qëllimin e tij siç është përcaktuar në mandatin fillestar. Ne duhet ta pranojmë këtë realitet dhe të shkojmë drejt mbylljes së tij. “, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA-së në Kosovë, që citon pjesë nga fjalimi i djeshëm i ambasadorit amerikan në OKB.

Dje në mbledhjen e KS të OKB-së, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri thirrje për t’i dhënë fund misionit të UNMIK-ut, të cilin e kritikoi për qëndrimin e tij kundrejt veprimeve të institucioneve të Kosovës të cilat sipas shefit të këtij misioni ishin të njëanshme.

Presidentja Osmani tha se bisedimet me Serbinë nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë për statusin e Kosovës, duke i bërë thirrje Beogradit që të njohë realitetin e Kosovës së pavarur.

“Lufta kundër krimit të organizuar është e pakompromis dhe e panegociueshme. Të negociosh e të bësh kompromis me krimin është të bëhesh njëri prej tyre”, tha presidentja Osmani, duke shpjeguar se operacioni i 13 tetorit ishte i drejtuar kundër krimit dhe kontrabandës dhe se shumica e të arrestuarve ishin shqiptarë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara