Lajmet

​Inxhinieri i energjisë: Çmimi i rrymës në Kosovë është më i liri në Evropë

Dyla ka folur për krizën energjetike në botë.

Published

on

Kursimi i energjisë elektrike në Kosovë është shumë i nevojshëm, pasi që vendi ynë ka kapacitete të vogla për furnizim. E nëse energjia nuk kursehet, Qeveria do të jetë e detyruar të importojë rrymë me paratë e taksapaguesve.

Kështu ka thënë në një intervistë për KosovaPress, inxhinieri i energjisë i diplomuar në Zvicër, Bashkim Dyla. Ai fillimisht ka folur për krizën energjetike në botë, e cila ka ardhur për shkak të rritjes së çmimit të gazit në dy vitet e fundit.

Sipas tij, në vitin 2020 çmimi i gazit ka qenë 15 euro, kurse në këtë vit është rritur 450 për qind.

“Si shkaku kryesorë i paraqitjes së krizës është rritja e normave të rritjes së gazit, p.sh në tetor të viti 2020 çmimi i gazit ka qenë 15 euro për megavatorë ose 1.5 cent për kilovatorë, e në tetor të viti 2021 ka shkuar 80 megavatorë ose 8 cent d.m.th 450 % rritje e çmimit edhe kur e din se tërë Evropa furnizohet me organizatorë ka pas impakt”, tha ai.

Ai ka shtuar se në Kosovë kursimi është shumë i nevojshëm, pasi që ky vend ka kapacitete më të vogla për furnizim me energji elektrike.

“Pikë së pari kursimi është kulturë jo vetëm në energji por në çdo send, sidomos në Kosovë kursimi është shumë me rëndësi për shkak se Kosova ka kapacitete të vogla për furnizim me energji elektrike e sidomos dimrit kur ngarkesa rritet shumë, atëherë Qeveria e Kosovës pa marrë parasysh cila Qeveri prej pasluftës e deri tash kanë qenë të detyruara me importua rrymë, dhe me importuar rrymë u kushton shumë më shtrenjtë sesa me prodhu vet duke i ditur çmimet e tregut botërorë të rrymës”, ka thënë inxhinieri.

Dyla apelon që të kursehet energjia elektrike, pasi kursehet edhe buxheti i shtetit.

“Apeli është i njëjtë, me kursyer, se Kosova momentalisht është duke importua rrymë dhe nëse e vazhdon këtë import duhet të sigurohet kompania që e furnizon Kosovën me energji elektrike, d.m.th KEK-u, por pas një kohe nëse vazhdon ky tred i furnizimit të lartë, atëherë është e detyruar Qeveria të importojë rrymë, kur importon Qeveria rrymë, atëherë Qeveria importon rrymë me mjetë të taksapaguesve d.m.th nëse t’i nuk kursen rrymë, duhet me marrë pare, pra me taksa të juaja duhet të blihet rrymë, kështu që nëse kursejmë, i kursen edhe ato shpenzimet e qeverise për me ble rrymë”, potencoi ai për KosovaPress.

Ai ka vlerësuar edhe çmimet e energjisë në Kosovë, ku thotë se çmimi i energjisë në Kosovë është më i lirë se në të gjithë Evropën.

“Në Zvicër dallon pak prej Kosovës, sepse në Zvicër furnizimi me energji bëhet prej çdo kantoni sepse çdo kanton i ka keds-at e vet edhe ata e blejnë rrymën në vende të ndryshme, kurse në Kosovë është KEK-u dhe KEDS-i. Por çmimet në kantonin ku jetoj unë, në kilovatorë tarifa e lartë është 32 që i bie 30 cent me kosto të sotit, e në Kosovë është 6,75 kuptohet që standardi i Zvicrës është më i lartë dhe më i lirë, besa nuk është shumë i lirë, por në Kosovë çmimet e energjisë elektrike janë më të lirat në Evropë, vetëm ta krahasojmë me Shqipërinë, në Shqipëri një kilovatorë kushton 10cent, dhe në Shqipëri nuk ka tarifë të lartë dhe të ulët pra konstant 10 cent, ndërsa në Kosovë është përparësi se e ke tarifën e lartë 6,75 cent dhe tarifën e ulët 2, 89 cent ke mundësi të kursesh”, ka përfunduar ai.

Dyla thekson se duhet të përdorën pajisjet e amvisërisë për të mosshpenzuar energji elektrike.

“Është shumë me rëndësi për shembull, këto janë disa këshilla praktike për dikën kanë me i ‘u doke jo shumë interesant. Po fillojë me frigoriferin, frigoriferi është një pajisje e cila harxhon me një banesë apo shtëpi deri në 25% energji elektrike nëse kuptohet nëse nuk nxehet objekti, duhet me ble për shembull frigoriferë me efecientë A++, ai investim pak i tepërt kthehet deri pas dy deri tri viteve, mandej shpesh derën e frigoriferit duhet me hap sa më shkurt dhe sa më rrallë, temperatura ideale në frigorifer duhet të jetë 7 gradë celsius. Mandej larja e enëve duhet me përdor modusin EKO dhe makinën e enëve duhet me mbush plot sepse kursen edhe ujë edhe energji, edhe para larjes ka shumë funksione, pra për shumë makina edhe të larjes edhe të enëve kanë funksione të paralarjes. Edhe nëse i lan në dorë shpenzon më shumë për shkak se duhet t’i lash me ujë të nxehtë. Edhe furra është shpenzues i madh sepse furra është 3-4 kolovate për një orë, pra nxehja e furrës nuk është e nevojshme…Ndriçimi është sektori i ndërtimtarisë ku më së lehti kursehet vetëm e shkyç një prizë, e sheh një dritë që është e ndezur e shkyç është sektori që kursehet më së lehtë. E sidomos tash teknologjia me ndriçim ka përparua që kanë dalë në treg edhe në Kosovë llampat ‘Elede’ të cilat në krahasim me llambat e përparshme që i kemi pas ato kursehen deri 80 90 për qind, si këshillë është ndriçimi duhet të përdoret aty ku punohet”, ka thënë Dyla.

Sipas tij, gjatë krizës për furnizim të energjisë elektrike, Zvicra ka një strategji të quajtur Osteral, ku përfshihet apelin për kursim, kufizimi i shpenzimeve të energjisë, ku përfshihen shkyça pajisjeve të cilat nuk janë vitale për jetë, reklamat, ndriçimet nëpër rrugë, nxehjet nëpër rrugë, nëpër kafiteri, sanuat, pishinat.

Bashkim Dyla është lindur dhe rritur në Gjakovë dhe ka studiuar në Prishtinë elektro teknikën. Pastaj, në Zvicër ka vazhduar studimet post diplomike për energji.

Prej vitit 96 punon si menaxher i energjisë i ndërtesave katenale pranë departamentit të ndërtimit kantonit Basel 7.

Lajmet

Dështimi i 53-të, deputetët mblidhen sonte prapë në orën 22:00

Published

on

By

As në përpjekjen e 53-të, deputetët nuk e konstituan Kuvendin e Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kryesuesi Avni Dehari ua ndërpreu fjalën deputeit të PDK-së Abelard Tahirit, deputetes së LDK-së Jehona Lushaku Sadriu dhe deputetes së AAK-së Time Kadrijaj.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, tha se seanca do të mbahet sonte në orën 22:00.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme, që do të jetë në fuqi nga 27 korriku deri më 8 gusht, periudhë në të cilën deputetëve u ndalohet të ndërmarrin çdo vendim apo veprim për konstituimin e Kuvendit, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.Palët vazhdojnë të mos gjejnë një kompromis.

Continue Reading

Lajmet

​Zemaj: Nuk pres të ketë diçka as pas dy javësh

Published

on

By

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj tha se nuk pret dalje nga bllokada institucionale as pas dy javësh.

Para fillimit të përpjekjes së 53-të për konstituim të kuvendit, Zemaj tha para mediave se “kryeneçësia e Vetëvendosjes po i kushton Kosovës”.

Kryeneçësia e Vetëvendosjes, ose më mirë të them kryeneçësia e tyre për të qenë në një pushtet absolut është ka i kushton Kosovës dhe sot jemi në muajin e pestë të mos konstituimit të kuvendit dhe të krijimit të qeverisë së re të Kosovës. tash kemi hyrë edhe në atë që quhet përgjigje legale nga Gjykata Kushtetuese, sot është dita e fundit deri në atë që do ta marrim si masë të përkohshme dhe të presim datën 8”, u shpreh ai.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masa të përkohshme nga data 27 korrik deri më 8 gusht, ku deputetëve u ndalohet të ndërmarrin çdo veprim e vendim që lidhet me konstituim të kuvendit.

Zemaj tha se nuk pret ndryshim as pas dy javëve.

Duhet shfrytëzuar çdo moment, çdo minutë që të kemi institucione të reja. Por me këtë logjikë dhe me këtë bllokadë që është evidente nga VV-ja, nuk pres që mund të ketë diçka edhe pas dy jave,” ka thënë Zemaj.

Continue Reading

Lajmet

Limaj: S’po shoh ndonjë mundësi për ndryshim sot

Published

on

By

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është pyetur sot nëse pret të kandidohet për kryetar të Kuvendit të Kosovës, në kuadër të zhvillimeve rreth seancës konstituive.

Në një deklaratë të shkurtër dhënë para fillimit të seancës, Limaj u përgjigj shkurtimisht: “S’po shoh ndonjë mundësi për ndonjë ndryshim sot.

Kjo deklaratë vjen në një moment të tensionuar, kur partitë opozitare dhe Lëvizja Vetëvendosje ende nuk kanë arritur një konsensus për konstituimin e Kuvendit. Mospajtimet e vazhdueshme kanë penguar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ndërsa afati kushtetues për këtë proces përfundon sonte në mesnatë.

Continue Reading

Lajmet

Murati: Nuk është problem që të sigurohen votat për të tejkaluar këtë ngërç

Published

on

By

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Hekuran Murati tha se nuk është problem që të sigurohen votat për tejkalim të ngërçit politik.

Ai para fillimit të seancës konstituive, e cila është përpjekja e fundit para vendosjes së masës së Gjykatës Kushtetuese, tha se pret që të ketë vullnet nga partitë opozitare për konstituim të kuvendit.

Po shpresoj që meqë është seanca e fundit apo vazhdimi i fundit që do të mbahet para pezullimit nga Gjykata Kushtetuese, shpresoj dhe uroj që të gjendet vullneti nga partitë opozitare, por edhe tek deputetët individualisht që më në fund të kemi konstituimin e kuvendit. Na duhet që patjetër që të formohen institucionet. Ne tashmë siç e keni parë jemi te numri 57 në vazhdimësi, me votat e NISMA-s bëhemi 60, jemi shumë afër 61. Me votat e Veton Berishës dhe Duda Baljes bëhemi 62, me votën e Lutfi Hazirit që ka thënë do të bëhesha vota 61 bëhemi 63, e madje edhe me votën e Bekë Berishës bëhen 64. Nuk është problem që të jenë dhe të sigurohen votat për të tejkaluar këtë ngërç, vetëm duhet vullnet politik qoftë i subjekteve opozitare, qoftë edhe i deputetëve individualisht”, deklaroi Murati.

Continue Reading

Të kërkuara