Sport

​Infantino sot viziton Shqipërinë, nesër Kosovën

Presidenti Infantino do të pritet në një takim edhe nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Published

on

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino do të jetë sot për vizitë zyrtare në Shqipëri ku do të takohet me drejtuesit e FSHF-së dhe anëtarët e komunitetit të futbollit shqiptar.

Një vizitë që përkon me festimet për 90-vjetorin e anëtarësimit të FSHF-së në FIFA, por edhe për inaugurimin e “Shtëpisë së Futbollit”, një kompleks modern i financuar pikërisht nga programi “Forward” i FIFA-s.

Gjatë vizitës, Presidenti Infantino do të pritet në një takim edhe nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërkohë që do të marrë pjesë në eventin festiv që do të organizohet në “Shtëpinë e Futbollit” me rastin e inaugurimit.

Ky kompleks gjigant, në të cilin ndodhet edhe selia e FSHF-së, është thuajse drejt përfundimit së bashku me dy mini-stadiumet, që shumë shpejt do të hapin dyert për ekipet kombëtare të Shqipërisë e ofrojnë një infrastrukturë bashkëkohore me të gjitha kushtet që kanë stadiumet më moderne. Një investim madhor i FIFA-s e që i jep ekipeve kombëtare të moshave një shtëpi dinjitoze ku talentet e reja kanë të gjitha ambientet e nevojshme.

Numri një i FIFA-s e kishte paralajmëruar prej muajsh këtë vizitë përmes një letre dërguar presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Pas Shqipërisë, i pari i FIFA-së do të vazhdojë vizitën e tij edhe në Kosovë ku do të qëndrojë gjatë se premtes dhe do të takohet me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Vizita e tij në Shqipëri dhe Kosovës është shumë e rëndësishme pasi po bëhet në prag të fillimit të Kampionatit Botëror “Katari 2022”.

Sport

Erza Muminoviq siguron luftën për bronz, pesë xhudistë të Kosovës në garë për medalje

Published

on

By

Plot pesë xhudistë të Kosovës do të kërkojnë medalje të bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

E pesta që ka siguruar një vend në luftën për medaljen e bronztë është Erza Muminoviq, në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Muminoviq e mposhti algjerianen Rahma Ghaliman në repesazh, duke siguruar kështu mundësinë për të luftuar për podium.

Për medaljen e bronztë, Erza do të përballet me spanjollen Mireia Rodriguez.

Përveç saj, për medalje të bronztë do të luftojnë edhe Akil Gjakova, Dardan Cena, Flaka Loxha dhe Fatjona Kasapi.

Pesë mundësi për medalje do t’i japin Kosovës shpresë për një pasdite të suksesshme në tatamin e Tarantos.

D.L

Continue Reading

Sport

Katër xhudistë të Kosovës në luftërat për medalje të bronztë në Taranto

Published

on

By

Kosova tashmë i ka katër xhudistë që do të luftojnë për medalje të bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Pas Akil Gjakovës, Dardan Cenës dhe Flaka Loxhës, mundësinë për të garuar për medalje e ka siguruar edhe Fatjona Kasapi.

Në repesazhin e kategorisë deri në 52 kilogramë, Kasapi e mposhti portugezen Maria Siderot me “Yuko”, duke siguruar kalimin në luftën për medaljen e bronztë.

Kështu, Kosova do të ketë katër mundësi për të fituar medalje të bronztë në xhudo gjatë ditës së sotme në Taranto.

D.L

Continue Reading

Sport

Ilzer konfirmon mungesën e Asllanit në ndeshjen hapëse të Bundesligës

Published

on

By

Fisnik Asllani nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të sezonit të ri në Bundesligën gjermane me Hoffenheimin.

Lajmin e ka konfirmuar të premten trajneri i skuadrës, Christian Ilzer, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Kolnin.

“Fisit i duhet edhe pak kohë për të qenë plotësisht i gatshëm për skuadrën”, ka deklaruar Ilzer.

Sulmuesi 24-vjeçar i Kosovës i nisi me vonesë përgatitjet për sezonin e ri, për shkak të një problemi të lehtë në gju.

“Ai gradualisht do të marrë pjesë më shumë në stërvitje”, ka shtuar trajneri i Hoffenheimit.

Asllani gjatë kësaj vere ishte pranë transferimit te Leipzigu, por marrëveshja dështoi në momentet e fundit, raportohet për shkak të gjendjes së tij fizike. Më pas, në garë për shërbimet e tij u rikthye edhe Borussia Dortmundi, por e ardhmja e sulmuesit kosovar ende mbetet e paqartë.

Në sezonin e kaluar, Asllani ishte një prej lojtarëve më të spikatur të Hoffenheimit, duke realizuar 11 gola dhe 10 asistime në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë.

Hoffenheimi e nis sezonin të shtunën, kur nga ora 15:30 përballet me Kolnin.

Në skuadrën e Hoffenheimit aktivizohen edhe dy futbollistë të tjerë me prejardhje kosovare, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.

D.L

Continue Reading

Sport

Akil Gjakova lufton për medaljen e bronztë në Taranto

Published

on

By

Akil Gjakova është vetëm një fitore larg medaljes së bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudisti kosovar triumfoi në luftën e dytë të repesazhit në kategorinë deri në 73 kilogramë, duke mposhtur kroatin Robert Klaçar.

Gjakova e siguroi fitoren pas tri dënimeve të kundërshtarit, duke kaluar kështu në duelin për medaljen e bronztë.

Për medaljen e bronztë, Akil Gjakova do të përballet me turkun Bilal Çiloglu.

Kosovari tani është vetëm një hap larg podiumit në Taranto.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara