Lajmet

​Hovenier: ShBA do të vazhdojë mbështetjen për FSK-në

​Ambasadori Hovenier zhvilloi takim me gjeneralin Jashari.

Publikuar

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ka shprehur sot mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij për Forcën e Sigurisë së Kosovës përmes programeve ushtarake dhe planeve zhvillimore. Ai gjatë një takimi me kreun e FSK-së, gjeneral Bashkim Jashari ka çmuar faktin që FSK është multietnike dhe përfaqëson përbërjen etnike të popullsisë së Kosovës.

Në ndërlidhje me ushtrimet e përbashkëta ambasadori amerikan tha që sinkronizimi dhe mbështetja mes ShBA-së dhe Kosovës do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndërsa, gjeneral Jashari e njoftoi ambasadorin Hovenier me planin afatgjatë të zhvillimit të FSK-së si dhe objektivit për pjesëmarrjen në ushtrime dhe misione ndërkombëtare të paqes përkrahë ushtrisë amerikane. Ai theksoi se FSK është forcë profesionale shumë-etnike, me vlera dhe standardet më të larta, nën kontrollin civil demokratik, si dhe në funksion të përmbushjes së detyrimeve kushtetuese dhe ligjore.

Në ndërlidhje me partneritetin mes dy shteteve si dhe Programin e Partneritetit Shtetëror me Gardën Kombëtare të Ajovës, gjeneral Jashari tha se ShBA si partner strategjik është jetik dhe do të punojë që ky bashkëpunim të intensifikohet edhe më tej në funksion të paqes, stabilitetit te sigurisë rajonale dhe më gjerë.

Lajmet

Kurti: 600 mijë euro për Onkologjinë, investim substancial

Publikuar

nga

600 mijë euro është kostoja e renovimit të Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Bashkë me renovimin është shtuar edhe numri i shtretërve.

Në ceremoninë e përurimit të renovimeve të kësaj klinike, i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti e ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kryeministri Kurti, ka thënë se janë bërë renovime substanciale prej rreth 600 mijë eurosh në këtë klinikë dhe se krahas renovimeve, është shtuar edhe buxheti për blerjen e barnave.

“Kemi një investim substancial prej 600 mijë euro që e ka transformuar në mënyrë fort domethënëse për mjekët, infermierët, stafin mbështetës që janë gjithsej 70 por para së gjithash për pacientët. I kanë pasur 45 shterët e tash i kanë 60 shtretër. Dhe së shpejti do të jenë 110. Me aksliratorin e ri të cilin e kemi instaluar lista e pritjes është zero. Ky investim kap shifrën 1 milion e 444 mijë euro. Unë jam i lumtur që mora vesh se procesi i dhënies së vaksinës HPV-së i sëmundjes së kancerit të mitrës është duke shkuar mirë, lista esenciale e barnave është zgjedhuar  dhe se buxheti është shtuar. Nga 24 milion euro në 60 milion euro. Në Kosovë qytetarët e Republikës blejnë 120 milion euro barna gjysmën e blejnë ata e gjysmën tjetër paguan shteti. Nga dy rezonanca magnetike vetëm këto tri vite janë edhe tri rezonanca të reja. Terapia tabletare tash ipet edhe në Prizren. Është një ditë e veçantë për pacientët, mjekët e stafin të cilët i falënderoj nga zemra”, ka thënë Kurti.

Nga ana tjetër ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se është shumë i lumtur pasi që tash pacientët marrin shërbime pa listë të pritjes.

“Shumë i lumtur e i gëzuar që një Klinikë kaq vitale për një grup të pacientëve tash e tutje do të marrin shërbime pa listë të pritjes. Falënderoj stafin e Klinikës së Onkologjisë të cilët kanë ndihmuar të rinovimin rrënjësor. Uroj të ketë më pak sëmundje të tilla. Rrallë kund edhe në rajon i kanë mundësitë të marrin shërbime të tilla modern”, ka thënë Vitia.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Tri ditë zie në Liban për presidentin dhe ministrin iranian

Publikuar

nga

Libani shpalli të hënën tri ditë zie kombëtare për presidentin dhe ministrin e jashtëm iranian, të cilët u vdiqën si pasojë e përplasjes së helikopteri gjatë natës pranë kufirit me Azerbajxhanin.

Grupi i armatosur i Libanit Hezbollah gjithashtu ka shprehur ngushëllimet e tij për dyshen.

“Libani ka shpallur tri ditë zie për vdekjen e presidentit iranian Ebrahim Raisi”, tha ministri i Jashtëm libanez Najib Mikati.

Hezbollahu me bazë në Liban, një nga forcat paraushtarake më të forta në Lindjen e Mesme konsiderohet padyshim partneri më i fuqishëm joshtetëror i Iranit.

Presidenti iranian Ebrahim Raisi vdiq në një aksident me helikopter në provincën e Azerbajxhanit Lindor të vendit, së bashku me Ministrin e Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian dhe zyrtarë të tjerë, njoftoi televizioni shtetëror iranian Press TV. Helikopteri u rrëzua të dielën në mjegull të dendur dhe ekipet e kërkimit luftuan për orë të tëra në terren malor dhe mot të keq. Vdekjet e disa prej liderëve më të lartë të vendit vijnë në një kohë trazirash në rajonin e gjerë, pasi lufta në Gaza ka përshkallëzuar tensionet./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Ministrja e Katarit për Zhvillim Social dhe Familje takohet me Osmanin

Publikuar

nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali bin Nasser Al-Misnad.

Nga ky takim, gazetarët janë lejuar të marrin pamje, ndërsa nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë për media.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kush ishte Ebrahim Raisi?

Publikuar

nga

Ebrahim Raisi, ish-presidenti i Iranit, vdekja e të cilit u konfirmua vetëm pak orë pas përplasjes së një heikopteri, ishte një klerik i linjës së ashpër, i afërt me liderin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

63-vjeçari erdhi në pushtet pas një fitoreje dërrmuese në zgjedhjet ku u përjashtuan shumë kandidatë të shquar të moderuar dhe reformistë dhe shumica e votuesve qëndruan larg.

Raisi u lind në vitin 1960 në Mashhad, qyteti i dytë më i madh i Iranit. Si student ai mori pjesë në protesta kundër Shahut të mbështetur nga Perëndimi, i cili përfundimisht u rrëzua në vitin 1979 në një Revolucioni Islamik të udhëhequr nga Ayatollah Ruhollah Khomeini.

Pas revolucionit, ai iu bashkua gjyqësorit dhe shërbeu si prokuror në disa qytete ndërsa trajnohej nga Ayatollah Khamenei, i cili u bë president i Iranit në vitin 1981.

Qeverisja e Raisit u përshkua me protesta antiqeveritare, të cilat u shpërndanë në vende të ndryshme përreth Iranit në vitin 2022. Ai gjithashtu u përball me thirrje të vazhdueshme nga shumë iranianë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut për një hetim mbi dyshimet për rolin e tij në ekzekutimet masive të të burgosurve politikë në vitet 1980./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara