Lajmet

​Haradinaj i përgjigjet deklaratave të Vuçiqit: Kosova do të jetë anëtare e NATO-së

Published

on

Pas kërcënimeve nga Serbia për luftë diplomatike kundër Kosovës, ka reaguar kreu i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Përmes një reagimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Haradinaj ka thënë se për shkak se Kosova ka mbetur me institucione në detyrë, Serbia iu është rikthyer kërcënimeve të saj të zakonshme kundër Kosovës.

“Fqinji ynë agresiv po u kthehet kërcënimeve të tij të zakonshme kundër Shtetit tonë! Ai ndihet i fortë tani kur Kosova ka një Qeveri të shkarkuar dhe një President të dobët në detyrë. Ne kemi nevojë për një President i cili qëndron fortë për Kosovën dhe është i denjë të përballet me kundërshtarin agresiv, Serbinë”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se në mandatin e tij si president Kosova do të anëtarësohet në NATO, që sipas tij, kjo do të ishte përgjigja më e mirë ndaj deklaratave luftënxitëse të Vuçiqit.

“Ndërsa e krijuam ushtrinë në kohën sa isha kryeministër, një punë që ishte kundër bindjes së fqinjit tonë, në mandatin tim si president, Kosova do të bëhet pjesë e NATO-s! Ky është çelësi i sigurisë dhe i paqes në rajon dhe përgjigja më e mirë në deklaratat luftënxitëse të Vuçiqit!”, është shprehur Haradinaj.

Vendi

Mrekullia pas 28 vitesh: 48-vjeçarja sjell në jetë binjakë pas një beteje të gjatë me infertilitetin

Published

on

By

Një nga rastet më emocionuese dhe sfiduese në karrierën e gjinekologut Sebajdin Gjini ka qenë ai i një gruaje 48-vjeçare, e cila arriti të bëhej nënë e binjakëve pas plot 28 vitesh përballje me infertilitetin.

Gjatë rrëfimit të tij në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, në Telegraf të mbështetur nga United Hospital, dr. Gjini tregoi se kjo shtatzëni ishte e një rreziku të lartë dhe kërkonte një përkushtim të jashtëzakonshëm mjekësor.

Ai shpjegoi se gruaja kishte kaluar pothuajse tri dekada në pritje të këtij momenti, derisa më në fund suksesi u arrit para dy vitesh, duke përfunduar me lindjen e foshnjave në terminin e paraparë.

Mjeku pranoi se procesi ishte i shoqëruar me ndjenjë frike dhe ankthi si nga ana e pacientes, ashtu edhe nga ana e tij si profesionist, pasi shtatzënitë në moshë të shtyrë klasifikohen automatikisht si raste me rrezik të shtuar.

Për të garantuar shëndetin e nënës dhe binjakëve, rasti u përcoll me monitorim të rreptë, vizita shumë të shpeshta dhe analiza të vazhdueshme të parametrave vitalë, duke bërë që kjo histori e gjatë vuajtjeje të mbyllej me fundin më të bukur të mundshëm./Telegrafi/

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet për dhunim

Published

on

By

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar një person në Podujevë nën dyshimin për veprën penale të dhunimit.

Sipas policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur muaj më parë, ndërsa i dyshuari tashmë është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se muaj më parë ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar në IML për ekzaminime mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Continue Reading

Vendi

Gjendet një person pa shenja jete në Fushë Kosovë

Published

on

By

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në Fushë Kosovë është gjetur një person pa shenja jete.

Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e personit, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjorë për obduksion.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Continue Reading

Lajmet

Filharmonia e Kosovës performon për herë të parë në Korçë

Published

on

Filharmonia e Kosovës do të mbajë për herë të parë koncert në Korçë më 16 maj, në ora 19:30, në një mbrëmje që synon të forcojë lidhjet kulturore mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ngjarja organizohet nga Bashkia Korçë, Këshilli i Qarkut Korçë dhe Qendra e Kulturës dhe Inovacionit, duke sjellë në skenë një kombinim të traditës, identitetit dhe artit simfonik.

Koncerti cilësohet si një urë kulturore mes Prishtinës dhe Korçës.

Continue Reading

Të kërkuara