Aktualitet

​Hapet Panairi i Punës, marrin pjesë rreth 20 kompani të sektorëve të ndryshëm

Nga ky panair njëditor po synohet që të rinjve tu ofrohet mundësia për punësim.

Published

on

Gjatë ditës do të jenë të hapura dyert e Panairit të Punës, i cili po mbahet për herë të parë pas pandemisë. Në panairin e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, po marrin pjesë rreth 20 kompani të sektorëve të ndryshëm. Nga ky panair njëditor po synohet që të rinjve tu ofrohet mundësia për punësim.

Nita Prapashtica nga Oda Ekonomike Amerikane tha se për shkak të kërkesave të mëdha te kompanive për punonjës, panairi po organizohet sërish.

“Oda Amerikane e ka organizuar panairin e punës me qëllimin e njoftimit të punëkërkuesve me punëdhënës potencial. Janë afro 20 kompani të sektorëve të ndryshëm, të gjithë janë anëtarë të Odës Ekonomike Amerikane. Është panairi i parë që kemi mbajtur që pas pandemisë dhe po shpresojmë që prej këtij panairi do të ju sigurojmë të rinjve oferta për punësim në të ardhmen ose tash”, ka thënë ajo.

Menaxherja e burimeve njerëzore në kompaninë “KFC”, Florina Thaçi tha se kanë vende të shumta pune dhe presin që sot të ketë interesim nga të rinjtë.

“Sot në këtë panair presim që të takojmë shumë talentë të rinj, të cilët janë të interesuar t’i bashkohen ekipit tonë dhe të na tregojnë për cilat pozita dhe orientimet e tyre në karrierë, në mënyrë që edhe ne t’iu ndihmojmë që ata të zhvillohen më shumë… Të gjithë personat që janë të interesuar të zhvillohen në karrierë, të fillojnë punën tek ne, të gjithë janë të mirëseardhur. Kemi vende, sepse jemi duke u zgjeruar edhe më tej, jemi duke hapur restorante të reja”, ka thënë ajo.

Edhe Sumeja Naili nga Agjencioni i Patundshmërisë “Tafingo” tregoi se janë të hapur për vende të reja të punës.

“Pa dyshim që ky prezantim ka shumë dobi për neve si agjencion, për shkak se përveç se do të kemi mundësinë që të prezantohemi si një agjencion i ri një-vjeçar, gjithashtu do të kemi mundësinë edhe të gjejmë punëtorë të ri të cilët duan të bashkëpunojnë me neve dhe të bëhen pjesë e agjencionit tonë”, tha Naili.

Diona Halili nga kompania që ofron shërbime të printimit “Art House” tha se panaire të tilla po u ndihmojnë për sigurimin e kontakteve të reja me punëkërkues.

“Arsyeja pse kemi vendosur që të bëhemi edhe sponsor i panairit ka qenë se ne mendojmë që fuqia punëtore, sidomos fuqia e re punëtore në Kosovë, ka nevojë për trajnime adekuate që të përgatiten për një treg të punës jo vetëm këtu, por edhe ndërkombëtar… Ne mendojmë që ky model i panaireve dhe jo intervistave face-to-face, por kur njoftohesh me disa njerëz që vijnë me qejf, je në gjendje me pas edhe më shumë zgjedhje”, ka përfunduar Halili.

Panairi i Punës po organizohet sërish pas kërkesave të mëdha të kompanive për punonjës dhe do të jetë i hapur deri në orën 17:00.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara