Bota

​Guterres: Të ndalen operacionet ushtarake në centralin bërthamor në Zaporizhzhia

Për këto sulme, forcat ruse dhe ukrainase fajësojnë njëra-tjetrën për sulmet.

Published

on

Shefi i OKB-së, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për përfundimin e operacioneve ushtarake rreth centralit më të madh bërthamor në Evropë, pasi Zaporizhzhia në Ukrainën jugore është goditur nga një sërë bombardimesh që nga e premtja e kaluar.

Për këto sulme, forcat ruse dhe ukrainase fajësojnë njëra-tjetrën për sulmet.

Guterres ka thënë se çdo sulm ndaj centraleve bërthamore është shkatërrimtar derisa ka shtuar se inspektorët ndërkombëtarë duhet të lejohen të hyjnë menjëherë në centralin bërthamor.

“Shpresoj që këto sulme të marrin fund. Në të njëjtën kohë, unë shpresoj se IAEA (Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike) do të jetë në gjendje të hyjë në termocentralin”, ka thënë ai në një konferencë për media në Tokyo. 

Bota

Zelensky: Do ta pres Putinin në Turqi të enjten, s’ka më justifikime

Published

on

By

Volodymyr Zelensky pranon sfidën e Vladimir Putinit. “Do ta pres personalisht Putinin në Turqi të enjten”, njoftoi ai, duke iu përgjigjur propozimit surprizë të bërë një natë më parë nga shefi i Kremlinit për negociata të drejtpërdrejta në Turqi midis Moskës dhe Kievit më 15 maj.

Presidenti ukrainas pranoi kështu ftesën e Donald Trump, i cili u kërkoi ukrainasve të shkonin të shihnin kartat e Rusisë. Ndryshimi në qëndrimet e Kievit dhe SHBA-së ka të bëjë me mundësinë e fillimit të negociatave pa arritur më parë armëpushimin “pa kushte” 30-ditor të kërkuar dje nga ukrainasit dhe udhëheqësit e Vullnetarëve – Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Polonia – gjatë një takimi në Ukrainë.

Ne presim me padurim një armëpushim gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, duke filluar nga nesër, për të siguruar bazën e nevojshme për diplomac.  Shpresoj që këtë herë rusët të mos kërkojnë justifikime”, shkroi Zelensky në X.

Nga ana tjetër presidenti amerikan shkroi në rrjetin e tij social “Truth”, se ishte i bindur që “Putini nuk dëshiron një armëpushim”, por Ukraina, “duhet ta pranojë menjëherë”. Në këtë mënyrë, thotë kreu i Shtëpisë së Bardhë, do të jetë e mundur të shihet “nëse një marrëveshje është e mundur”. Dhe “nëse nuk është kështu, udhëheqësit evropianë dhe Shtetet e Bashkuara do ta dinë se çfarë po ndodh dhe do të jenë në gjendje të vazhdojnë”.

Propozimi për negociata të drejtpërdrejta u vu në tryezë nga Putini në një takim me gazetarët në orën 2:00 të mëngjesit të dielën, pas përfundimit të disa takimeve me delegacionet që kishin mbërritur në Moskë për Paradën e Fitores. Por mbi të gjitha pas kontakteve të ashpra diplomatike të Moskës me Ankaranë.

Continue Reading

Bota

PKK-ja kurde shpërbëhet dhe i jep fund kryengritjes së armatosur në Turqi

Published

on

By

Grupi militant Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), që ka qenë në konflikt me shtetin turk për më shumë se katër dekada, ka vendosur të shpërbëhet dhe t’i japë fund kryengritjes së armatosur, raportoi të hënën një agjenci lajmesh e afërt me të.

Vendimi i PKK-së pritet të ketë pasoja të gjera politike dhe të sigurisë për rajonin, përfshirë edhe për Sirinë fqinje, ku forcat kurde janë aleate të forcave amerikane.

Agjencia e lajmeve Firat publikoi atë që e quajti deklaratë përmbyllëse të një kongresi që PKK-ja mbajti javën e kaluar në veri të Irakut, si përgjigje ndaj thirrjes që bëri në shkurt udhëheqësi i burgosur kurd, Abdullah Öcalan, për shpërbërjen e grupit.

Zyra e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë nuk e kanë komentuar ende këtë njoftim.

Më shumë se 40.000 njerëz janë vrarë gjatë konfliktit që nga viti 1984, kur PKK-ja nisi kryengritjen.

Turqia dhe aleatët e saj perëndimorë e kanë shpallur PKK-në organizatë terroriste./REL/

Continue Reading

Bota

SHBA-ja dhe Kina arrijnë marrëveshje për uljen e tarifave doganore

Published

on

By

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina janë pajtuar për një ulje të ndjeshme të tarifave doganore për mallrat që shkëmbejnë me njëra-tjetrën, pas negociatave të zhvilluara fundjavën e kaluar.

Duke folur në Gjenevë, sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, tha se “të dyja palët do t’i ulin tarifat doganore për 115 për qind”, pasi janë marrë vesh për një pezullim 90-ditor.

Ministria kineze e Tregtisë ka konfirmuar pezullimin e “të gjitha masave kundërdoganore” të ndërmarra ndaj SHBA-së që nga 2 prilli, raporton Reuters.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt shtensionimit të luftës tregtare, që ishte intensifikuar muajin e kaluar.

Që prej ardhjes në detyrë në janar, presidenti amerikan, Donald Trump, ka rritur tarifat për importet nga Kina në 145 për qind, përveç atyre që kishte vendosur gjatë mandatit të tij të parë dhe tarifave të shtuara nga administrata e presidentit Joe Biden.

Kina është përgjigjur duke kufizuar eksportin e disa mineraleve të rralla dhe duke rritur tarifat për mallrat amerikane në 125 për qind, si dhe duke vendosur tarifa shtesë për produkte të caktuara, përfshirë sojën dhe gazin natyror të lëngshëm.

Bessent u tha gazetarëve se “të dyja palët treguan respekt të madh” gjatë bisedimeve dhe se “të dyja duan një tregti të balancuar”./REL/

Continue Reading

Bota

Armëpushimi Pakistan-Indi festohet me fishekzjarre në Peshawar

Published

on

By

Pas armëpushimit midis Indisë dhe Pakistanit, një shfaqje fishekzjarresh u organizua në Peshawar të Pakistanit, në solidaritet me ushtrinë pakistaneze.

Qytetarët në Peshawar ndoqën shfaqjen e fishekzjarrëve në qiell që u zhvillua pas armëpushimit të shpallur më 10 maj.

Gjithashtu pas shpalljes së armëpushimit më 10 maj, valltarët Khattak performuan përpara fortesës historike Qila Bala Hisar në Peshawar të Pakistanit.

Kjo performancë e valltarëve Khattak që është valle kulturore e Pakistanit u ndoq nga qytetarët.

Continue Reading

Të kërkuara