Lajmet

​Gjermania dërgoi grupin e parë të vaksinave Pfizer në Kinë

Gjermania dëshiron që vaksinimi me Pfizer në Kinë të bëhet edhe për të huajt e tjerë që jetojnë në vend.

Publikuar

Gjermania ka dërguar në Kinë grupin e parë të vaksinave të Pfizer kundër virusit korona, për shtetasit gjermanë që jetojnë në atë vend, njoftoi sot zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebeschstreit.

Pas vizitës së kancelarit gjerman, Olaf Scholz në Pekin në nëntor, të dy vendet ranë dakord që të lejojnë qytetarët gjermanë në Kinë që të vaksinohen me vaksinat Pfizer, ndërsa qytetarët kinezë në BE do të mund të vaksinohen me Sinovak kinez.

Qeveria gjermane dëshiron që mundësia e vaksinimit me Pfizer në Kinë të shtrihet edhe për të huajt e tjerë që jetojnë në vend, si dhe për vetë qytetarët kinezë, theksoi Hebeschstreit.

Që nga fillimi i shpërthimit të virusit korona, Pekini ka insistuar që qytetarët kinezë të vaksinohen ekskluzivisht me Sinovac dhe vaksina të tjera të prodhuara në Kinë, nga të cilat janë nëntë gjithsej.

Megjithatë, asnjë nga këto vaksina nuk është përshtatur me variantin omikron shumë ngjitës të virusit.

Kina tani për herë të parë po lejon përdorimin e vaksinave me teknologjinë mRNA, të cilat janë prodhuar në Perëndim, dhe arsyet janë politike dhe shëndetësore, sipas agjencisë.

Politikisht, Pekini do të donte të përmirësonte marrëdhëniet me Gjermaninë dhe të gjithë BE-në, dhe në të njëjtën kohë në Kinë ka shqetësim për shpërthimin e mundshëm të epidemisë së virusit korona pas heqjes së regjimit shumë të rreptë “zero Covid” në vend.

Ekspertët parashikojnë se më shumë se një milion njerëz mund të vdesin nga virusi korona në Kinë vitin e ardhshëm.

Lajmet

​BE mban trendin e rënies së emetimeve të gazrave serrë

Publikuar

nga

Trendi në rënie në emetimet e gazrave serrë të BE-së vazhdoi gjatë gjithë vitit 2023 me një rënie prej pak më shumë se 5%, sipas të dhënave të Eurostat të publikuara këtë javë.

Shtetet anëtare të BE-së lëshuan më shumë se 3.4 miliardë ton ekuivalent të dyoksidit të karbonit të gazeve serrë në vitin 2023. Kjo është 5.1% më pak se në vitin 2022, kur u lëshuan rreth 3.6 miliardë ton ekuivalent të dyoksidit të karbonit.

Bullgaria emetoi 47.5 milion ton ekuivalent të dyoksidit të karbonit ose rreth 1.4% të emetimeve të gazit serrë të BE, sipas llogaritjeve të BTA bazuar në të dhënat e Eurostat.

Vendi uli emetimet e gazeve serrë me pothuajse një të pestën (-19.6%) në 2023, duke regjistruar rënien e dytë më të madhe pas Estonisë (-27%).

Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, Bullgaria u rendit e dyta në mesin e vendeve anëtare të BE-së me uljen më të madhe të emetimeve të gazrave serrë. Pas Estonisë (-23%), ky vend regjistroi një rënie prej afro 17% nga viti në vit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Edhe Spanja do ta njohë shtetin palestinez bashkë me vendet tjera

Publikuar

nga

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez njoftoi të premten se vendi i tij do ta njohë shtetin palestinez bashkë me vendet tjera.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

IBM ka në plan të krijojë 800 vende të reja pune

Publikuar

nga

IBM-ja njoftoi se planifikon të punësojë deri në 800 persona në Irlandë për të ndërtuar një sistem softueri të avancuar sipas teknologjisë së Inteligjencës Artificiale.

Kjo shënon numrin më të madh të vendeve të punës në sektorin shumëkombësh të vendit. IBM është tashmë një nga punëdhënësit më të mëdhenj shumëkombësh në Irlandë me 3 mijë persona staf.

Përmes posteve të reja do t’u kërkohet punonjësve të krijojnë softuer të avancuar bazuar në inteligjencë artificiale gjeneruese në fushat sikurse siguria, automatizimi, etj./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Art

Gruaja më e pasur e Australisë kërkon që të largohet portreti i saj nga një ekspozitë

Publikuar

nga

Arti është subjektiv. Dhe përderisa shumica e artistëve dëshirojnë të ndajnë punën e tyre me botën, nuk ka garanci se publiku do ta kuptojë apo pëlqej punën e tyre artistike.

Kështu duket të jetë edhe rasti i një pikture nga artisti vendas, Vincent Namatjira, që përfshin një portret të gruas më të pasur në Australi, manjates së minierave Gina Rinehart.

Rinehart i ka kërkuar Galerisë Kombëtare të Australisë (NGA) të largojë portretin e saj, një prej 21 veprave të tij individuale që përbëjnë një pjesë të vetme në ekspozitën e Namatjiras, “Australia in Color”.

Kjo ekspozitë po shfaqet në galerinë e kryeqytetit australian, Kanberra, që nga muaji mars.

Subjekte të tjera të kësaj ekspozite janë edhe Mbretëresha Elizabetë II, muzikanti amerikan, Jimi Hendrix, aktivisti australian për të drejtat e aborigjenëve Vincent Lingiari, si dhe ish-kryeministri australian, Scott Morrison./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara