Aktualitet
Gashi: Vaksina kundër gripit sezonal duhet të merret dy javë pas dozës së dytë antiCOVID
Sot filloi vaksinimi kundër gripit sezonal.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiNë sallën “1 Tetori”, e cila tash e disa muaj është shfrytëzuar për vaksinimin kundër COVID-19, nga sot ka nisur edhe vaksinimi kundër gripit sezonal. Por shpërndarja e kësaj vaksine nga sot ka nisur të bëhet në gjithë Kosovës pasi nga Ministria e Shëndetësisë thonë se kanë arritur që 140 mijë dozat e siguruara t’i shpërndajnë me kohë në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare. Por përkundër që qytetarët e Kosovës janë imunizuar me vaksinën kundërCOVID-19, ata duhet ta marrin edhe atë kundër gripit sezonal, por gjithmonë dy javë pas marrjes së dozës së dytë të asaj kundër COVID-19.
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha tha se këto vaksina do të merren nga personat e moshuar mbi 65-vjeç, ata me sëmundje kronike dhe profesionistët shëndetësorë.
“Përmes UNICEF-it jemi furnizuar me 140 mijë doza dhe të gjitha janë shpërndarë sipas planifikimit që bën IKSHPK njësia e vaksinimit dhe sot është dhënë edhe njoftimin në faqen e MSH-së ka filluar dhe vaksinimi me gripin sezonal do të jepet sipas indikacioneve për moshat mbi 65-vjeç, për personat me sëmundje kronike për persona që punojnë në sektorin e shëndetësisë dhe për fëmijët në rast me indikacione… Në të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare sipas informacioneve që kemi është bërë shpërndarja”, tha Berisha.
Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinës, Bujar Gashi për KosovaPress ka thënë se është fat se kësaj radhe këto vaksina erdhën në një kohë më të mirë sesa herët e kaluara. Ai njoftoi për shkaqe teknike është vendosur që vaksinimi kundër gripit sezonal në kryeqytet të bëhet në “1 tetori”, ndërsa kanë në dispozicion 14 mijë doza të kësaj vaksine, por që zakonisht shfrytëzohen 12 mijë.
“Për shkak të sistemit dhe modulit të ri të futjes së të dhënave për qytetarët që marrin vaksinën gjë që nuk ka qenë më herë tash në këtë sistemin e ri shëndetësor duhet të futen të dhënat jo që QKMF nuk kanë sistem, por problem është te pajisjet dhe mbikëqyrja që është e pamundur në 10 qendra të mbikëqyret sepse bie sistemi. Procesi po shkon mirë jemi këtu që nga orët e hershme të mëngjesit nga ora 08:00 qytetarët veçse kanë filluar të vijnë dhe orët e pasdites do të rritet informimi te qytetarët… Vaksina kundër gripit sezonal ka mjaftueshëm, i kemi 14 mijë doza në stok, zakonisht i shfrytëzojmë 12 mijë aq është numri që kërkojnë qytetarët dhe do të ketë mjaftueshëm dhe kështu që nuk ka nevojë për t’u shqetësuar dhe krijuar grumbuj të njerëzve”, tha ai.
Drejtori i QKMF-së në Prishtinë, Bujar Gashi thotë se aktualisht kanë pesë ekipe që po bëjnë administrimin e kësaj lloj vaksine, por që varësisht nga interesimi i qytetarëve kanë kapacitete të tjera shtesë. Gashi beson që procesi i shpërndarjes së vaksinës kundër gripit sezonal do të përfundojë për një muaj.
“Kemi vendosur të punojmë me 5 ekipe në të njëjtën kohë dhe kemi menduar që është mjaftueshëm dhe në momentin që do të ketë kërkesa më shumë, kemi kapacitet të shtojmë edhe 6-7 ekipe që të punojnë në të njëjtën kohë, është e organizuar në tri pjesë… Zakonisht, brenda muajit përfundon i tëri brenda një muaji shumica e atyre që veçse planifikojnë të vaksinohen kryhet, nuk zgjat më shumë se një muaj, por ne nuk e ndërpremë pavarësisht që jemi në fund të tetorit do të jetë nëntorit dhe pjesa e dhjetorit, por ajo që preferohet nga ekspertët është që vaksinat të merret në muaji tetor dhe fillim të muajit nëntor dhe jo më vonë”, tha Gashi.
Lidhur me dilemat se a duhet të merret vaksina kundër gripit sezonal tashmë kur qytetarët janë imunizuar me atë kundër COVID-19, Gashi thotë se gjithsesi që duhet të vaksinohen edhe me këtë vaksinë, por që doza e vaksinës kundër gripit duhet të merret dy javë pas vaksinimit me dozën e dytë të COVID-19.
“Duke marrë parasysh që vaksinat kundër gripit është katër valente, është vaksinë për katër viruse dhe ka dallim virusi prej virusit. Është e arsyeshme që të merret dhe këtë e përcjelli te qytetarët, por qytetarët duhet të dinë se vaksina kundër gripit sezonal duhet të merret dy javë pas dozës së dytë të vaksinës kundër COVID, jo në intervalin kohor kur e kanë marrë vaksinën duhet të pritet dy javë dhe pastaj të vaksinohen me vaksinën kundër gripit sezonal”, tha ai.
Të moshuarit kishin mjaft interesim për të vaksinuar me vaksinën kundër gripit sezonal. Qysh herët në mëngjes në “1 tetori” erdhi edhe Jahir Morina i cili thotë se nuk ka hezituar aspak për t’u vaksinuar.
“E marr çdo vit, e kam marr edhe vjet dhe të pleqërisë, e kam marr dhe gjithë i marr… Pasi dëgjova thash, po shkoj po e marr, e kam marr gjithë asgjë keq nuk më bën”, u shpreh ai.
Vaksinën kundër gripit sezonal edhe kësaj radhe e mori edhe Sabrie Krasniqi, e cila shprehet e kënaqur me organizimin e shpërndarjes së këtyre lloj vaksinave.
“E mora vaksinën, shumë mirë është duke shkuar, i falënderoj motrat, mjekët këta punonjës se ma mirë dhe mbarë nuk ka… Ne nuk e kemi dëgjuar lajmin, por një vajzë e kam profesoreshë, më tregoi që jepen sot vaksinat sot këtu dhe kemi ardhur… Për çdo vit e marrim dhe na ndihmon shumë“, u shpreh ajo.
140 mijë dozat e vaksinës kundër gripit sezonal në Kosovë kanë arritur gjatë ditës së martë. Për dallim nga vitet e kaluara imunizimi me këtë vaksinë po ndodh më herët, pasi vitet e kaluara ka pasur vonesa në administrimin e tyre ku zakonisht shpërndaje e vaksinës kundër gripit sezonal ka ndodhur në muajin dhjetor.
Vendi
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Published
46 minutes agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë
Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.
Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.
Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.
Aktualitet
Alumni i UBT-së udhëheq punëtorinë mbi psikologjinë klinike dhe formulimin e rasteve me studentët e nivelit master
Published
1 hour agoon
March 31, 2026By
ubtnews
Me sukses është përmbyllur punëtoria “Clinical Psychology in Practice: Paraphilic Disorders, Case Formulation, and Pathways in Psychological Science”, një aktivitet profesional me studentët e nivelit master në UBT, që solli në fokus qasjen praktike të psikologjisë klinike dhe zhvillimin e karrierës në këtë fushë.

Punëtoria u udhëhoq nga alumni i Fakultetit të Psikologjisë në UBT, Olti Gjonbalaj, i cili ndau me studentët dhe pjesëmarrësit përvojën e tij akademike dhe profesionale, duke trajtuar tema të rëndësishme si çrregullimet parafilike, formulimi i rasteve dhe rrugët profesionale në shkencën psikologjike.
Punëtoria u pasurua edhe nga kontributi i folësve të ftuar ndërkombëtarë, të cilët sollën perspektiva të ndryshme nga fusha të specializuara të psikologjisë:
- Jaidaa Amin – Counseling Psychologist
- Aya Elsherif – Clinical Psychologist
- Lucine Ahyi – Neuropsychologist
- Ayah Fahmy – Neuromarketing
Gjatë aktivitetit, studentët patën mundësinë të angazhohen në diskutime interaktive, të analizojnë raste praktike dhe të eksplorojnë mundësi të ndryshme të zhvillimit profesional në psikologji, duke përfituar njohuri të vlefshme nga ekspertë të fushës.
Kjo punëtori dëshmon edhe një herë rëndësinë e rolit të alumni-ve të UBT-së në fuqizimin e brezave të rinj, duke krijuar ura lidhëse mes studimeve akademike dhe praktikës profesionale.


Vendi
Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës
Published
1 hour agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Sytë e botës sonte janë në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku Kosova luan një ndeshje historike kundër Turqisë për një biletë në Botëror, një sukses që ka zgjuar vëmendjen e mediave më prestigjioze globale.
Prestigjiozja britanike “The Guardian” ka botuar një artikull tejet prekës ku përshkruan rritjen e jashtëzakonshme të kombëtares sonë, duke e titulluar: “Besojmë te njëri-tjetri: Rruga e vështirë e Kosovës nga lufta drejt shpresës për Kupën e Botës”.
Gazeta sjell rrëfimin e Samir Ujkanit, i cili kujton kohën kur lojtarët nuk ia dinin as emrat njëri-tjetrit në ndeshjen e parë kundër Haitit dhe stërviteshin në fusha të rënduara nën tymin e termocentraleve të Obiliqit.
Artikulli vë në pah se për një shtet që dikur e kishte të ndaluar futbollin nga autoritetet serbe, ky moment përfaqëson kulmin e një diplomacie të gjatë sportive të nisur nga i ndjeri Fadil Vokrri dhe Eroll Salihu.
Sipas “The Guardian”, ajo që dikur dukej e pamendueshme – kualifikimi i Kosovës në finalet e një Botërori – sonte është vetëm një fitore larg, duke e shndërruar sportin në projektimin më të bukur të një shteti modern dhe të suksesshëm në skenën ndërkombëtare.
Lajmet
Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha
Published
2 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Sot futbolli kosovar përjeton një moment unik pasi në të njëjtën kohë kur ekipi A zbret në fushën e “Fadil Vokrrit” për ndeshjen finale ndaj Turqisë, Kosova U21 do të sfidojë Spanjën në Madrid.
Të rinjtë tanë po luftojnë për një vend në “Europianin Shqipëri-Serbi 2027”, duke u përballur me liderin e grupit A që mban 18 pikë, ndërsa Kosova renditet në vendin e katërt me 8 pikë.
Pas humbjes 1-3 në ndeshjen e parë në Prishtinë, dardanët e rinj kërkojnë hakmarrjen ndaj spanjollëve, duke u mbështetur në formën e mirë që treguan me fitoret bindëse 4-0 ndaj Qipros dhe 7-0 ndaj San Marinos, si dhe barazimet pa gola kundër Rumanisë dhe Finlandës.
Kjo pasdite i gjen tifozët me vëmendje të ndarë mes Prishtinës dhe Madridit, në një përpjekje të dyfishtë për sukses ndërkombëtar.
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Alumni i UBT-së udhëheq punëtorinë mbi psikologjinë klinike dhe formulimin e rasteve me studentët e nivelit master
Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës
Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha
Lufta në Iran: Çfarë po ndodh në ditën e 32-të të sulmeve SHBA-Izrael?
Kurti pret ekipin e OKB-së: Diskutohet Plani Strategjik 2026–2030 dhe forcimi i bashkëpunimit
27 vjet nga mizoria serbe në Rahovec e Malishevë, Osmani: Pa drejtësi s’ka paqe
REL: Tarifat e reja të rrymës shtyhen për 1 maj
Të kërkuara
-
Lajmet1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet2 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
