Aktualitet

KEDS dhe OEK diskutojnë rreth krizës energjetike

Rukiqi shprehu gatishmëri për të bashkëpunuar që kjo krizë të tejkalohet pa pasoja për bizneset.

Published

on

Kryeshefi Ekzekutiv i KEDS-it Alpin Dogan deklaroi sot se janë bërë përgatitjet e nevojshme për sezonin e dimrit, por sipas tij sfidë mbetet importi i energjisë elektrike për shkak të shifrave rekorde të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Ai këto komente i bëri sot në takim me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, me të cilin ka biseduar mbi situatën aktuale të furnizimit me energji elektrike, me fokus te bizneset.

“Sa i përket rrjetit elektrik, KEDS si çdoherë, ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme në terren. Janë ndërmarrë veprime konkrete të cilat do të mundësojnë shpërndarje të mirëfilltë të energjisë te konsumatori. Mirëpo, kriza energjetike sigurisht që ka prekur edhe Kosovën. Çmimi i importit të energjisë është shumëfishuar derisa furnizimi gjatë dimrit do të ndikohet nga shumë faktorë. Shfrytëzimi i energjisë për ngrohje dhe rritja e vazhdueshme e kërkesës për energji, rrjedhimisht nevoja për import më të lartë, do të jenë ndër sfidat kryesore këtë dimër”, tha Dogan.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar, në mënyrë që kjo krizë të tejkalohet pa pasoja për bizneset.

“Ne si Odë, gjatë kësaj kohe, do të jemi në koordinim të vazhdueshëm dhe komunikim të përditshëm me bizneset, për t’i informuar me rrjedhën e furnizimit me energji elektrike, në mënyrë që ata sa më pak të afektohen në veprimtaritë që ushtrojnë”, tha Rukiqi.

KEDS dhe Oda Ekonomike e Kosovës u pajtuan që të vazhdojnë komunikimin e deritanishëm dhe në bashkëpunim me institucionet të shqyrtohen propozimet dhe rekomandimet, në mënyrë që kriza të tejkalohet me sukses.

Ndryshe, KEDS është duke realizuar takime informuese ndër institucionale me akterë të ndryshëm në vend, me qëllim që të gjendet zgjidhje për tejkalimin e krizës energjetike e cila ka prekur edhe Ballkanin. 

Vendi

United Hospital sjell MRI me Inteligjencë Artificiale në Kosovë

Published

on

By

Në kohën kur diagnostikimi i hershëm dhe i saktë konsiderohet vendimtar për trajtimin e suksesshëm të shumë sëmundjeve, United Hospital po avancon shërbimet shëndetësore në Kosovë përmes investimeve në teknologjitë më moderne diagnostike.

I pajisur me sistemin e gjeneratës së fundit të rezonancës magnetike (MRI), të integruar me Inteligjencë Artificiale (AI), spitali po sjell një qasje të re në radiologji dhe diagnostikim, duke mundësuar imazhe me cilësi të lartë, analiza më të detajuara dhe identifikim më të hershëm të ndryshimeve patologjike.

Sipas ekspertëve shëndetësorë, përdorimi i Inteligjencës Artificiale në ekzaminimet MRI rrit saktësinë diagnostike, përmirëson cilësinë e imazheve dhe shkurton kohën e ekzaminimit, duke e bërë procesin më efikas dhe më komod për pacientët.

United Hospital tashmë është konsoliduar si një nga institucionet më të besueshme shëndetësore në vend, falë kombinimit të teknologjisë moderne me ekspertizën e një ekipi mjekësh specialistë me përvojë të gjerë profesionale.

Në kuadër të shërbimeve diagnostike, spitali ofron ekzaminime MRI për pjesë të ndryshme të trupit, rezonancë të plotë të shtyllës kurrizore (All Spine MRI) dhe rezonancë të të gjithë trupit (All Body MRI), duke u mundësuar pacientëve një vlerësim gjithëpërfshirës të gjendjes së tyre shëndetësore.

Përfaqësuesit e spitalit theksojnë se investimet e vazhdueshme në pajisje moderne dhe zhvillimin profesional të stafit kanë një objektiv të qartë: ofrimin e kujdesit më cilësor, më të sigurt dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Shëndeti i pacientit mbetet prioriteti ynë absolut. Çdo ekzaminim realizohet me përkushtim maksimal, profesionalizëm dhe saktësi, duke garantuar standardet më të larta të kujdesit shëndetësor”, theksojnë nga United Hospital.

Përveç diagnostikimit të avancuar, spitali vazhdon të zgjerojë gamën e shërbimeve specialistike, duke bashkuar teknologjinë bashkëkohore me ekspertizën e mjekëve të profileve të ndryshme. Kjo qasje ka bërë që një numër gjithnjë e më i madh pacientësh t’i besojnë United Hospital për diagnostikim, trajtim dhe kujdes të vazhdueshëm shëndetësor.

Mesazhi i institucionit mbetet i qartë: kontrolli i rregullt dhe diagnostikimi i hershëm janë investimi më i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit. Për këtë arsye, United Hospital po vazhdon të qëndrojë pranë qytetarëve me teknologji të avancuar, staf të specializuar dhe përkushtim të vazhdueshëm ndaj mirëqenies së pacientëve.

Continue Reading

lajme

Prof. Demokrat Nuha përfaqëson UBT-në në “3rd Net4Brain Annual Meeting” në Stamboll

Published

on

By

Profesori Demokrat Nuha nga UBT mori pjesë në “3rd Net4Brain Annual Meeting”, i mbajtur në Stamboll, Turqi, nga 1 deri më 3 qershor 2026, në kuadër të aktiviteteve shkencore ndërkombëtare të rrjetit Net4Brain.

Gjatë këtij takimi shkencor, ai prezantoi punimin me titull: “Design and Biological Evaluation of Chlorophenyl- and Chlorophenoxy-Substituted Azole Derivatives with Enzyme Modulation Activity Against Neurodegeneration-Related Targets”.

Punimi trajton dizajnimin dhe vlerësimin biologjik të derivateve azole të substituuara me grupe klorofenile dhe klorofenoksi, duke analizuar potencialin e tyre për modulimin e enzimave që lidhen me sëmundjet neurodegjenerative.

Pjesëmarrja e Prof. Nuhës në këtë ngjarje ndërkombëtare përbën një mundësi të rëndësishme për prezantimin e rezultateve kërkimore të UBT-së, shkëmbimin e njohurive me studiues nga vende të ndryshme dhe zgjerimin e bashkëpunimeve shkencore në fushat e neuroshkencës, kimisë mjekësore dhe zhvillimit të molekulave të reja bioaktive.

Përmes angazhimit aktiv të stafit akademik dhe hulumtues, UBT vazhdon të forcojë praninë e tij në arenën ndërkombëtare, duke kontribuar në avancimin e kërkimit shkencor dhe inovacionit.

Continue Reading

Vendi

PE miraton raportin për Kosovën, Terras: Shpresoj që vendi të dalë nga bllokada institucionale

Published

on

By

Parlamenti Evropian ka miratuar raportin për Kosovën, ndërsa raportuesi për Kosovën në këtë institucion, Riho Terras, ka shprehur shpresën që vendi të tejkalojë sa më shpejt bllokadën institucionale dhe të vazhdojë rrugën e reformave dhe integrimit evropian.

Terras vlerësoi progresin e Kosovës në fusha si reformat zgjedhore, qëndrueshmëria ekonomike dhe mbrojtja e të drejtave themelore, por theksoi se mbeten sfida në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, lirinë e mediave dhe efikasitetin e administratës publike.

Raporti rithekson mbështetjen për perspektivën evropiane të Kosovës dhe u bën thirrje pesë vendeve të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë një gjë të tillë, në mënyrë që të lehtësohet avancimi i saj në procesin integrues.

Po ashtu, në dokument theksohet rëndësia e vazhdimit të reformave dhe e angazhimit konstruktiv në dialogun me Serbinë, si pjesë e rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian.

Terras shprehu shpresën që institucionet e Kosovës të tejkalojnë ngërçin politik dhe të fokusohen në prioritetet që lidhen me zhvillimin e vendit dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Continue Reading

Lajmet

Kurti takon Costan: Kosova e gatshme për statusin e vendit kandidat në BE

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Kosovë, dy ditë para mbajtjes së Samitit Bashkimi Evropian–Ballkani Perëndimor në Tivat.

Gjatë takimit, Kurti e falënderoi Costan për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke theksuar se BE-ja mbetet donatori dhe partneri kryesor zhvillimor i vendit.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti vuri në pah progresin e Kosovës në fusha të ndryshme, përfshirë sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, lirinë e mediave dhe zhvillimin demokratik, si dhe rritjen ekonomike që, sipas tij, është ndër më të shpejtat në rajon.

Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë për zbatimin e reformave që burojnë nga Plani i Rritjes së Bashkimit Evropian dhe instrumentet e tjera të para-anëtarësimit, duke nënvizuar rëndësinë e marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Në takim u diskutua gjithashtu për bashkëpunimin me institucionet evropiane, çështjet e sigurisë dhe rëndësinë e fqinjësisë së mirë për forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Kurti theksoi se Kosova është plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, duke rikujtuar se vendi ka dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës dhe u është bashkuar të gjitha sanksioneve të BE-së kundër Federatës Ruse.

Kjo ishte vizita e dytë e Presidentit të Këshillit Evropian, António Costa, në Prishtinë, pas asaj të realizuar në maj të vitit të kaluar.

Continue Reading

Të kërkuara