Shëndet

​Ftohjet e zakonshme ja mënyra e thjesht për të mbrojtur fëmijën tuaj

Një ftohje e zakonshme mund të sjellë tek bebeja kongjestion dhe rrjedhje të hundës.

Published

on

Çfarë është një ftohje e zakonshme? Është një infeksion viral që prek hundën dhe fytin e foshnjës. Disa nga komplikimet kryesore që një ftohje e zakonshme mund të sjellë tek bebeja është kongjestioni i hundës dhe rrjedhja e hundës.

Ftohja e zakonshme mund të prekë këdo, pavarësisht nga mosha. Megjithatë, bebet kanë më shumë gjasa të kapin një ftohje të zakonshme, sepse u duhet pak kohë shtesë për të zhvilluar imunitetin ndaj të gjitha llojeve të infeksioneve të zakonshme. Kjo kohë shtesë vjen me moshën dhe vaksinat që u bëhen kur rriten.

Disa nga opsionet e zakonshme të trajtimit për ftohjen e zakonshme tek foshnjat përfshijnë lehtësimin ose trajtimin e simptomave që foshnjat mund të përjetojnë gjatë rrjedhës së infeksionit. Për ta kuptuar më mirë, le të shohim disa nga simptomat e ftohjes së zakonshme tek foshnjat:

-Hundë e bllokuar

-Një hundë që rrjedh

-Shkarkimi i hundës (mund të duket i qartë në fillim, por më pas kthehet në mukozë të trashë me ngjyrë të verdhë ose jeshile)

-Ethe

-Teshtitje e vazhdueshme

-Kollë

-Humbje e oreksit

-Nuk mund të flejë

-Kufizoni vizitën në natyrë

-Mbani maskë gjatë vizitave në natyrë

-Veshja e duhur është një domosdoshmëri

-Për të sapolindurit dhe foshnjat, nëna dhe foshnja duhet të qëndrojnë së bashku

-Minimizimi i numrit të vizitorëve në shtëpi për të parandaluar vizitorët e vegjël

-Mbajtja e të vegjëlve larg fëmijëve që shkojnë në shkollë (ekziston një probabilitet i lartë që fëmijët që shkojnë në shkollë të kenë infeksion viral)

-Mbajeni dhomën e foshnjës tuaj të ngrohtë me një ngrohës dhome.

Shëndet

Sekretet shëndetësore të portokajve që duhet t’i dini

Published

on

Portokajtë janë të njohur për përfitime të mëdha shëndetësore dhe është një ndër frutat më të njohura në botë.

Ato nuk mund t’i hani vetëm si ushqim pas bukës ose në mesditë, por gjithashtu mund t’i përzieni në pjata të ndryshme.

Në ditët e sotme lëngu i portokallit është pjesë e çdo mëngjesi shëndetshëm.

Meqenëse, jemi edhe në stinën ku portokajtë janë pjesë e përditshme e jona, mësoni përfitimet shëndetësore të këtij fruti magjik.

I pasur me vitamin C – Portokajtë janë burim i vitaminës C. Një portokall përmban 116.2 përqind me vitamin C. Ofron sistem imuntar Vitamina C, e cila është e domosdoshme për funksionimin e sistemit imunitar, është e mirë në parandalim e ftohjeve dhe gripit.

Parandalon dëmtimet në lëkurë – Përbërja e këtij fruti me antioksidant ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga rrudhat, e mban shtypjen e gjakut në kontroll Protokajtë janë të pasur me Vitamin B6, që ndihmon në prodhimin e hemaglobinës dhe po ashtu e mban shtypjen e gjakut në kontroll, si dhe zvogëlon rrezikun për kancer. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Ju pret një javë e gjatë, ja këshillat më efektive për të menaxhuar stresin

Published

on

Stresi është ndoshta sëmundja më e keqe psikologjike. Stresi mund të jetë arsyeja që trupi juaj mund të kërcënohet nga sëmundje të ndryshme.

1. Ndryshoni mjedisin – Duke parë të njëjtat gjëra në të njëjtin vend, nga dita në ditë mund t’ju stresojë, prandaj pse nuk e ndryshoni pamjen e mjedisit tuaj? Riorganizoni mobiljet dhe ndryshoni ngjyrat e mureve.

2. Stërvitja – Jo vetëm që stërvitja fizike ju mban të aftë, nxit sistemin tuaj imunitar dhe ndërton qëndrueshmërinë tuaj, por gjithashtu mund t’ju çlirojë nga stresi. Ushtrimi fizike çojnë në lirimin e endorfinës në trupin tuaj që ndihmon në mbajtjenlarg të stresit. Për më tepër, ndjenja e arritjes që merrni pasi të përfundoni stërvitjen mund të zvogëlojë stresin tuaj.

3. Meditimi – është një metodë e mirënjohur për të hequr qafe stresin. Mundohuni të gjeni kohë të paktën 10 minuta çdo ditë për meditim. Thjesht shtrihuni, mbyllni sytë dhe qetësohuni. Mos mendoni për gjërat që ju shkaktojnë probleme.

4. Komunikoni – Bisedoni me një të dashur për shqetësimet dhe problemet tuaja. Studimet kanë vërtetuar se ata që ndajnë shqetësimet e tyre me të dashurit e tyre jetojnë më gjatë dhe vuajnë më pak rreziqe që rrezikojnë jetën.

5. Rrisni një kafshë – Duke u kujdesur për ta ju largoni mendjen nga shqetësimet dhe gjithashtu do të shpërbleheni nga dashuria e tyre.

6. Ecni – Nuk është thjesht stërvitje kardio. Stërvitja e ndryshimi i peizazhit ndihmojnë në mbajtjen larg të stresit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si të flini mjaftueshëm gjatë shtatzënisë?

Published

on

Nevoja për gjumë në shtatzëni fillon të bëhet e dukshme pas rezultatit pozitiv të testit. Nëse ndiheni e lodhur gjatë ditës duhet të dëgjoni sinjalet e trupit tuaj dhe të shkoni të pushoni.

Gjatë shtatzënisë ka edhe shumë gra që vuajnë nga pagjumësia si një faktor natyral, ndërsa të tjera nuk munden të flenë si pasojë e angazhimeve të tyre në familje apo punë.

Për sa orë gjumë ka nevojë një grua shtatzënë?

Në shtatzëni trupi nuk ka nevojë për 2-fish kalori apo 2-fish gjumë. Në realitet kush mund të flinte 16 orë pa ndërprerje?

Gjëja më korrekte është t’i jepni mundësinë trupit të rikuperojë energjitë e humbura, për një mirëqënie të përgjithshme. Që ta bëni këtë do të ishin të mjaftueshme rreth 10 orë gjumë.

Po nëse gruaja ka disa shqetësime?

Zakonisht gruaja nuk mund të flejë si pasojë e krampeve, që luftohen duke konsumuar ushqime të pasura me magnez dhe kalium si: kikirikët, bananet, kajsitë e thata dhe peshku.

Mund të vuani edhe nga mpirja e duarve (ndjesia sikur janë bërë duart e “miza”). Në këtë rast duhet të hapni dhe mbyllni grushtat ose vendosni duart në ujë të ngrohtë dhe të ftohtë, pra duke i alternuar. Këto veprime bëhen para gjumit.

Gërhitja dhe mpirja e këmbëve

Këto janë dy shqetësime tjera që shfaqen tek gruaja dhe që largohen disa ditë pas lindjes, mund të lehtësoni simptomat duke ndryshuar pozicionin e gjumit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Ushqimet që duhen shmangur pas të 30-ave!

Published

on

Ushqimi i tepërt shkakton sëmundje në çdo moshë, por pasi të kalojmë të 30-tat trupat tanë bëhen në mënyrë progresive më pak të aftë për të toleruar ushqimin jo të shëndetshëm.

Do të ishte mirë të kujdeseshim që tani për këtë. Këto janë ushqimet që duhet të ndaloni së ngrëni pas të 30-tave.

– Kosi me fruta: Ne blejmë kos me fruta në supermarket si zgjidhje të lehtë dhe të shëndetshme por kanë sasi sheqeri të tepruar.

Më shumë sheqer se sa duhet të hamë në një ditë të tërë

Soja: Këtu është një tjetër përbërës që është menduar të jetë i shëndetshëm, por nuk është më mirë se mishi që po përpiqeni të zëvendësoni.

Ne thjesht nuk e dimë efektet afatgjata të kësaj. Në afat të shkurtër, soja mund të ndërhyjë në funksionin e tiroides. Një tjetër problem i sojës është që imiton estrogjenin në trup. Për këtë arsye soja sidomos nuk duhet t’u jepet fëmijëve që janë ende në rritje.

Peshqit e kultivuar: Për fat të keq, deri në 70% të peshkut që do të gjeni në treg është peshk i kultivuar. Ata ushqehen me një dietë plot me antibiotikë, si dhe me ushqime të ngjyrosur që i bën të duken më të shëndetshme.

– Bukë e bardhë: Kur ishit fëmijë, buka e bardhë ishte i vetmi lloj që ju pëlqente. Por, jeni një i rritur, e buka është në thelb pa veti ushqyese. Substancat që i japin asaj bardhësinë nuk mban asnjë nga vitaminat dhe mineralet e pranishme që janë në grurë. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Të kërkuara