Lajmet

​FSK në hap me planin e tranzicionit, kapacitetet mund t’i ketë edhe para afatit të paraparë

Published

on

Forca e Sigurisë së Kosovës ka arritur të përfundojë të gjitha planet e parapara për vitin 2020, pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia dhe tkurrjes së buxhetit që i është bërë këtë vit. Kështu kanë deklaruar drejtuesit e dy institucioneve të sigurisë në vend, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Sipas tyre, viti i ardhshëm do të jetë më sfidues sa i përket procesit të tranzicionit, andaj kanë nevojë për më shumë buxhet.

Në konferencën e fundvitit, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni tha se kanë avancuar në planin e tranzicionit.

“Të gjitha objektivat, projektet dhe aktivitetet e planifikuara për vitin 2020 i kemi realizuar me sukses, e në disa fusha edhe i kemi tejkaluar ato. Krahas obligimeve të përcaktuara me planin përkatës, me sukses arritëm t’i mirëmbajmë dhe avancojmë edhe më tej aftësitë dhe kapacitetet operacionale aktuale në mbështetje të autoriteteve shtetërore civile në mbështetje të qytetarëve tanë. Bazuar në planin e tranzicionit kemi avancuar me sukses dhe tranzicionin dhe krijimin e kapaciteteve të para funksionale të mbrojtjes së territorit. Jemi në proces të rekrutimit të 400 ushtarëve të rinj duke ngritur përqindjen e përfaqësimit të komuniteteve në 8%, si dhe duke ngritur përqindjen e gjinisë femërore në 11%”, tha Quni.

E komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama tha se i kanë tejkaluar pritshmëritë në kuptimin e zhvillimit profesional dhe nëse vazhdohet me këtë trend, procesi i tranzicionit mund të arrihet edhe para afatit të paraparë.

“Gjithmonë e kam thënë se gjatë gjithë këtij procesi do të jemi fleksibil, fleksibiliteti do të thotë që ka mundësi të realizohen edhe më herët sesa kemi planifikuar. Varësisht edhe prej situatës, mund edhe të shtyhet ky proces. Nuk mund të them se në këtë ditë apo në këtë vit do të ndërtohen, por do të them se në këtë trend që jemi duke shkuar kemi tejkaluar ato pritshmëritë tona, kemi ofruar me planin tonë që e kemi paraparë dhe nëse vazhdojmë me këtë trend të zhvillimit tonë dhe përkrahjes shtetërore dhe ndërkombëtare, jam i sigurt që edhe para atyre pritshmërive tona do t’i kemi”, tha ai.

FSK është në përmbyllje të fazës së parë të procesit të tranzicionit, e faza e dytë, sipas komandantit të FSK-së, do të jetë më sfiduese.

“A kemi nevojë për mbështetje, besoj që po sepse viti i ardhshëm dhe faza e dytë është më sfiduese dhe më komplekse që kërkon edhe buxhet shtesë. Por ne, po them prapë do jemi të kujdesshëm në koordinim me të gjitha akterët dhe nuk besoj që nuk do e kemi përkrahjen karshi zhvillimeve tona. Një prej elementeve kryesore gjatë kësaj faze janë partnerët tanë që na kanë ndihmuar dhe po na ndihmojnë në kapacitet tona, sepse orientimi jonë është shumë i qartë që të jemi të ndërveprueshëm me partnerët tanë dhe synimi është që të jemi pjesë e strukturave euroatlantike”, tha gjeneral Rama.

Edhe sivjet, FSK është regjistruar si institucioni më i besueshëm për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Lajmet

​FIFA propozon rregull të ri për pushim të detyrueshëm mes ndeshjeve

Published

on

FIFA po shqyrton një ndryshim të madh në rregullat e futbollit, duke propozuar një pushim të detyrueshëm prej 72 orësh mes ndeshjeve, për të mbrojtur mirëqenien e futbollistëve.

Ky propozim synon të shmangë situata ku ekipet luajnë disa ndeshje brenda pak ditësh, siç ndodh shpesh në Premier League, veçanërisht në periudhat para Krishtlindjeve.

Një shembull është Crystal Palace, që këtë sezon do të ketë tre ndeshje në gjashtë ditë, ndërsa Arsenali do të luajë dy herë brenda tre ditësh, gjë që do të ndalohej me rregullin e ri.

Megjithatë, një pushim i tillë 72-orësh do të krijonte vështirësi në oraret e ngjeshura të garave si Europa League dhe Conference League. FIFA theksoi se çdo vendim do të merret vetëm pas dakordimit me palët përkatëse dhe nuk do të hyjë në fuqi para vitit 2031, kur pritet kalendari i ri ndërkombëtar i ndeshjeve.

Propozimi është pjesë e një diskutimi më të gjerë për ngarkesën fizike të lojtarëve, që ka shkaktuar kritika të shumta nga trajnerë si Jurgen Klopp dhe Carlo Ancelotti.

Në të njëjtën kohë, FIFA po krijon edhe një fond prej 20 milionë dollarësh për të ndihmuar futbollistët që nuk kanë marrë pagat e tyre të plota nga klubet në vështirësi financiare./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Juventusi krahason Zhegrovën me legjendën Pavel Nedved

Published

on

Skuadra italiane Juventus ka bërë sot një postim interesant në rrjetet sociale duke e shoqëruar me një foto ku shfaqen legjenda e klubit, Pavel Nedved, dhe reprezentuesi kosovar Edon Zhegrova.

Në mbishkrimin e fotos, Juventusi shkroi:

Sot është data 11/11. Një numër me storien e tij”, duke nënvizuar simbolikën e numrit 11 që mbanin të dy futbollistët në fanellë.

Ky postim ka tërhequr vëmendje të madhe nga tifozët, pasi klubi italian vendosi përkrah njëri-tjetrit Nedvedin, një nga figurat më të mëdha në historinë e Juventusit, dhe Zhegrovën, yllin e Kosovës që aktualisht ndodhet në Kosovë duke u përgatitur me dardanët për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Yamal si “mollë sherri” mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit

Published

on

Një tjetër përplasje është shënuar mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) pas tërheqjes së Lamine Yamal nga grumbullimi i kombëtares.

Sipas gazetarit César Suárez, lojtari i Barcelonës iu nënshtrua një procedure mjekësore me radiofrekuencë për të trajtuar një shqetësim pubik, pa u njoftuar paraprakisht stafi mjekësor i RFEF-së.

Procedura kërkon një periudhë pushimi prej 7 deri në 10 ditësh, çka e detyroi 17-vjeçarin të largohej nga kampi stërvitor në Las Rozas.

Federata reagoi me një deklaratë zyrtare duke shprehur habinë dhe shqetësimin për mungesën e komunikimit nga Barcelona dhe njoftoi se lojtari nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Ky rast ka ngritur tensione të reja midis klubit katalanas dhe përfaqësueses spanjolle, me RFEF që e cilëson situatën si “shkelje të besimit” në marrëdhëniet mes dy palëve./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Fillon tërheqja e pakove me fletëvotime jashtë Kosovës

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar tërheqja e pakove të supozuara me fletëvotime që i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave të vendit.

Tërheqja e pakove me fletëvotimve do të bëhet nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme, të cilat pasi të arrijnë në Kosovë do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit dhe numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Gjatë procesit të regjistrimit, numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave është: 29,725”, tha KQZ./EO

Continue Reading

Të kërkuara