Bota

​Foreign Policy: Rusët përpiqen të rekrutojnë komando afganë

Sipas burimeve, kjo mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në vijën e frontit.

Published

on

Sipas burimeve të Foreign Policy, anëtarët e njësisë komando të ushtrisë afgane, të cilët janë trajnuar nga forcat speciale amerikane dhe britanike, po kontaktohen nga Rusia dhe po u ofrohet të bashkohen me ushtrinë ruse dhe të luftojnë në Ukrainë.

Burime të shumta ushtarake dhe të sigurisë afgane i thanë Foreign Policy se dërgimi i komandove në Rusi mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në vijën e frontit. Kujtojmë se kur forcat perëndimore u larguan nga Afganistani vitin e kaluar, lanë pas rreth 20-30 mijë komando vullnetare.

Vetëm një numër i vogël u evakuuan kur talebanët morën kontrollin e Afganistanit dhe disa u larguan në vendet fqinje për të mos u kapur dhe ekzekutuar nga talebanët.

Shumë prej këtyre komandove tani janë pa punë ose shpresë, dhe disa janë ende në pritje për t’u siguruar strehim në MB ose SHBA.

Burime të sigurisë në Afganistan i thanë Foreign Policy se kjo mund t’i bëjë ata objektiva të lehtë për rekrutuesit rusë.

“Ata nuk kanë tokë, nuk kanë punë, nuk kanë të ardhme. Ata nuk kanë asgjë për të humbur” tha një burim.

Disa burime kanë sugjeruar se rreth 10.000 ish-komando mund të pranojnë ofertën ruse, e cila zakonisht vjen përmes aplikacioneve të tilla si WhatsApp dhe Signal.

Continue Reading

Bota

Liderët e BE-së pritet ta shpalosin planin 800 miliardë eurosh për mbrojtjen

Published

on

By

Pas takimeve të krizës në Paris dhe në Londër, liderët evropianë janë mbledhur të enjten në Bruksel për një “samit të veçantë”, në të cilin bën pjesë edhe plani i tyre për një rritje të madhe ushtarake.

Drafti i konkluzioneve, i parë nga Radio Evropa e Lirë, përmend rritjen e mbrojtjes ajrore, artilerisë dhe “armëve precize”.

“Bashkimi Evropian do ta bëjë vërtet ndryshimin” në mbrojtje, tha një zyrtar i lartë i BE-së në prag të samitit. Ai shtoi se ka “gatishmëri të qartë” nga të gjithë për këtë çështje.

Samitit i së enjtes u thirr më 27 shkurt, si përgjigje ndaj zhvillimeve të shpejta diplomatike. Por, prej atëherë, zhvillimet janë përshpejtuar, pas përplasjes në Zyrën Ovale dhe vendimit të Uashingtonit për ta pezulluar ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të marrë pjesë në samit, edhe pse nuk është ende e qartë nëse do ta bëjë ketë fizikisht apo virtualisht.

 

Continue Reading

Bota

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Ska ndryshime në pozicionimin e forcave në Kosovë

Published

on

By

Për më shumë se 25 vjet, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka garantuar sigurinë në rajon. Por, mes sinjalizimeve nga zyrtarët amerikanë për një zvogëlim të mundshëm të pranisë ushtarake në Evropë, lindin pyetje mbi fatin e trupave amerikane në Kosovë dhe nëse administrata e presidentit Donald Trump mund të kërkojë favore në këmbim të mbajtjes së tyre.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se aktualisht nuk ka ndryshime në pozicionimin e forcave. Megjithatë, ish-zyrtarë të NATO-s paralajmërojnë se Kosova duhet të përgatitet për çdo skenar, sidomos në një kohë kur tensionet në Ballkan mbeten të larta.

Misioni i KFOR-it në Kosovë filloi në qershor të vitit 1999, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, e cila detyroi tërheqjen e plotë të forcave serbe. Fillimisht me rreth 50.000 trupa, sot numri i ushtarëve të KFOR-it është reduktuar në rreth 4.600.

Ish-zyrtari i lartë i NATO-s, Jamie Shea, thekson se presidenti Trump mund të ketë një qasje transaksionale ndaj misioneve ushtarake, duke kërkuar lëshime politike nga Kosova në këmbim të vazhdimit të pranisë ushtarake amerikane.

Nga ana tjetër, ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, vlerëson se Kosova nuk është ende në gjendje të mbrohet e vetme, duke e bërë praninë e KFOR-it jetike për sigurinë e vendit.

Continue Reading

Bota

Pas protestave masive në Greqi, të premten mocioni i mosbesimit për Mitsotakis

Published

on

By

Greqia ka hyrë në një fazë të tensionuar politike, me një mocion mosbesimi ndaj qeverisë, i cili pritet të votohet të premten.

Ky mocion ka pasur si shkak tragjedinë e trenit në Tempi dy vjet më parë, e cila la pas një bilanc të rëndë viktimash dhe akuzat për dështimin e shtetit në menaxhimin e sigurisë hekurudhore.

Në një shkëmbim të ashpër mes liderëve politikë të mërkurën, kryeministri Kyriakos Mitsotakis u përball me sulme të ashpra personale nga opozita, e cila ka kërkuar dorëheqjen e tij.

Megjithatë, Mitsotakis ka refuzuar të tërhiqet, duke theksuar se do të dalë më i fortë nga këto sulme dhe do të mbrojë qëndrimin e tij deri në vitin 2027, kur janë planifikuar zgjedhjet e tjera.

Mocioni i mosbesimit ka arritur në një moment kur opozita është bashkuar për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë. Kjo përfshin partinë PASOK, SYRIZA, E Majtën e Re dhe Kursin për Liri. Ata kanë akuzuar qeverinë për dështim të menaxhimit të situatës pas aksidentit dhe për fshehje të të vërtetës.

Në përgjigje, Mitsotakis e kritikoi ashpër opozitën dhe theksoi se pastragimi i pasojave të tragjedisë do të jetë përmes përmirësimit të infrastrukturës dhe investimeve të tjera, përfshirë modernizimin e flotës hekurudhore deri në vitin 2027. Ai po ashtu njoftoi një iniciativë për të përmirësuar vlerësimet e punonjësve të sektorit publik.

Pavarësisht këtyre nismave, opozita e ka cilësuar këtë si një përpjekje për të mbuluar gabimet dhe ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë. Moti politik mbetet i tensionuar, me një klimë të paparashikueshme për zhvillimet e ardhshme.

Continue Reading

Bota

​Hamasi: Kërcënimet e Trumpit vështirësojnë çështjet lidhur me marrëveshjen e armëpushimit

Published

on

By

Lidhur me kërcënimet e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Hamasi tha se “Ato inkurajojnë qeverinë izraelite të mos zbatojë armëpushimin”.

Zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qassem në një deklaratë për gazetarin e AA-së për kërcënimet e presidentit amerikan Trump ndaj Hamasit tha: “Këto kërcënime vështirësojnë çështjet lidhur me marrëveshjen e armëpushimit në Rripin e Gazës dhe inkurajojnë qeverinë okupuese të mos zbatojë marrëveshjen e armëpushimit”.

Ai thekson ekzistencën e një marrëveshjeje të nënshkruar për armëpushim në Rripin e Gazës. “SHBA-ja është një nga vendet që ndërmjetësoi këtë marrëveshje. Marrëveshja përfshin lirimin e të gjitha pengjeve në tre faza dhe Hamasi përmbushi detyrimet e tij në fazën e parë“, tha Qassem.

“Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk është i gatshëm për negociatat e fazës së dytë të marrëveshjes së armëpushimit”, tha Qassem i cili i bëri thirrje administratës amerikane të ushtrojë presion mbi Izraelin për të filluar negociatat e fazës së dytë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi: “Lironi të gjitha pengjet tani, jo më vonë. Përndryshe, kjo punë për ju përfundon. Unë po i dërgoj Izraelit gjithçka që i nevojitet për të përfunduar punën. Nëse nuk bëni atë që them unë, asnjë anëtar i Hamasit nuk do të jetë i sigurt“.

Trump u bëri thirrje liderëve të Hamasit duke thënë: “Ky është paralajmërimi i fundit për ju. Është koha të largoheni nga Gaza derisa keni ende mundësi“.

Në një deklaratë nga Zyra e kryeministrit izraelit më 2 mars thuhej se Netanyahu vendosi të ndalonte hyrjen e të gjitha furnizimeve me ndihma humanitare në Rripin e Gazës.

Në vend të kalimit në fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të pengjeve në Rripin e Gazës, Netanyahu dëshiron që faza e parë të zgjatet deri në fund të Ramazanit.

Continue Reading

Të kërkuara