Lajmet

​Fëmijët në spitalin pediatrik argëtohen me superheronjtë

“Superheronjtë në Pediatri” po organizohet nga “Care for Kosovo Kids” në bashkëpunim me Klubi Alpin Prishtina.

Published

on

Për herë të tretë, fëmijët që ndodhen në pediatri nga dritarja shohin figurat e tyre idole të superheronjve.

“Superheronjtë në Pediatri” po organizohet nga “Care for Kosovo Kids” në bashkëpunim me Klubi Alpin Prishtina.

Vullnetarët do të performojmë në katet, dhomat e oborret e pediatrisë, me qëllim të vetdijësimit për ngritjen e fondeve për nevojat e pacientëve të Onkologjisë.

Lajmet

Rama i dhuron Ali Ahmetit “Çelësin e qytetit”

Published

on

By

Komuna e Prishtinës sot ka nderuar liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmetin me “Çelësin e qytetit”.

Lideri Ahmeri derisa u shpreh i emocionuar teksa pranoi “Çelësin e qytetit”, theksoi se me këtë veprim, Prishtina ka nderuar sot shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

“Do doja thjesht të shpreh një moment emocional të jetës time dhe ju do pyesni pse ky moment emocional, sepse mua sot kryetari i Prishtinës më jep çelësin e vendlindjes time të dytë Prishtinës. Faleminderit kryetar, më keni nderuar mua, familjen time, keni nderuar shqiptarët e Maqedonisë”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i Kryeqytetit, Rama e quajti Ahmetin “hero”.

“Gjeneratat tona janë me fat që kanë qenë pjesë e kësaj historie, që jo vetëm u ka ra me shijua lirinë, mirëpo edhe me qenë pjesë e të gjithë këtij procesi edhe me u takua me njerëz të jashtëzakonshëm të historisë tonë të kombit shqiptar. Janë figurat si zotri Ahmeti që jo vetëm që kanë sakrifikuar dhe kanë dhënë çdo gjë nga vetja e i kanë inspiruar të gjithë tjerët për me e mbrojt gjuhën tonë, flamurin tonë, prandaj edhe sot këtu në zyrat e kryeqytetit jemi me fat që e kemi zotëri Ahmeti dhe e nderuam me çelësin e qytetit, i cili është edhe bashkë-themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, deklaroi Rama.

Edhe pse u pyet për çështje politike, Ahmeti vendosi që të mos përgjigjej. Takimi Rama e Ahmeti nuk përfshiu politikë, e dy politikanët shfrytëzuan rastin të bisedojnë për familjet e tyre. I pranishëm në takim ishte edhe kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi trepalësh në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

Published

on

By

Një takim trepalësh mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me të dërguarin e Bashkimit Evropian është duke u zhvilluar në Bruksel në kuadër të dialogut, të cilin e lehtëson blloku.

Sikur edhe herëve të mëparshme, së pari u zhvilluan takimet dypalëshe të përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, me shefin e delegacionit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe me atë të Serbisë, Petar Petkoviq.

Takimi i përbashkët trepalësh mes tyre filloi pas orës 15:00.

Sipas burimeve nga Bashkimi Evropian, në këto takime do të shqyrtohen një varg çështjesh, përfshirë edhe implementimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit.

Takimi i fundit në këtë nivel në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja është zhvilluar më 23 tetor në Bruksel. Prej atëherë nuk ka pasur takime tjera.

Sipas burimeve diplomatike të BE-së, Lajçak u ka raportuar ndërkohë përfaqësuesve të vendeve anëtare për gjendjen me dialogun dhe ka thënë se palët kanë treguar mungesë të qartë të gatishmërisë dhe vullnetit për të bërë ndonjë progres në zbatimin e marrëveshjes mes dy vendeve.

Ndërkohë, përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet aktivisht në procesin e dialogut.

Mandati i të dërguarit të Posaçëm për Dialog, Miroslav Lajçak, i vazhduar disa herë, do të përfundojë në fund të muajit janar të vitit që vjen.

Ndërkohë pritet që Kaja Kallas, në bashkëpunim me vendet anëtare, të vendosë lidhur me vazhdimin e dialogut, përfshirë edhe rreth asaj se a do të ketë pasardhës të Lajçakut në atë pozitë dhe kush do të jetë ai.

Bashkimi Evropian do të përsërisë sot thirrjen për Kosovën dhe për Serbinë që “pa vonesa dhe pa parakushte të zbatojnë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe aneksin për zbatimin e saj, sikur edhe të gjitha obligimet tjera që kanë dalë nga procesi i dialogut”.

Për Kosovën do të përsëritet thirrja që pa vonesa të nisë procesin e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa për Serbinë të nisë procesin për njohjen e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës.

Kosovës dhe Serbisë do t’iu përsëritet sërish se përparimi në procesin e normalizimit të raporteve do të vazhdojë të jetë kusht edhe për rrugëtimin e tyre në procesin e integrimit në BE.

Këto thirrje pritet të jenë në konkluzionet për zgjerim që do të miratohen të martën në takimin e Këshillit të çështjeve të përgjithshme të BE-së./REL/

Continue Reading

Lajmet

Osmani udhëton në Bruksel, kjo është arsyeja e vizitës

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar sot për Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor përkrah liderëve të vendeve anëtare të BE-së, si dhe atyre nga Ballkani Perëndimor.

Në njoftimin e Zyrës së Presidentes, thuhet se temë kryesore e Samitit pritet të jetë zgjerimi i BE-së me përfshirjen e Ballkanit Perëndimor, si dhe do të trajtohen në veçanti: Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Plani Ekonomik dhe i Investimeve, Agjenda e Gjelbër dhe Digjitale për Ballkanin Perëndimor, si dhe fusha të tjera si Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë, luftimi i kërcënimeve hibride dhe kibernetike, dhe migracioni.

Continue Reading

Lajmet

UBT dhe Instituti ARKIV organizuan simpoziumin ndërkombëtar “Whispers of Resistance”

Published

on

By

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, u mbajt simpoziumi ndërkombëtar “Whispers of Resistance: Nature, Art, and Form”, i organizuar në bashkëpunim mes UBT-së dhe Institutit të Artit ARKIV të Sislej Xhafës.

Ky aktivitet mblodhi artistë, akademikë dhe profesionistë kulturorë nga vende të ndryshme, të cilët eksploruan lidhjet mes artit, natyrës dhe rezistencës përmes prezantimeve dhe diskutimeve inspiruese.

Në simpozium morën pjesë figura të njohura si: Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Sislej Xhafa, Andrea Cusumano, Igor Zupe, Yehuda Safran, Dekania Ariana Gjoni, profesor Burim Berisha, si dhe shumë të tjerë.

Ngjarja u realizua me kontributin e departamenteve të Artit dhe Medias Digjitale, Dizajnit të Integruar, Muzikës Moderne, Aktrimit dhe Arkitekturës, duke reflektuar për rolin e artit në ndryshimin shoqëror dhe ndërveprimin me natyrën.

Ky simpozium konfirmoi përkushtimin e UBT-së për të promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe artin si mjet transformues në shoqëri.

 

Continue Reading

Të kërkuara