Lajmet

Superheronjtë zbresin nga çatia për t’i gëzuar fëmijët

Published

on

Sot buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve që janë të hospitalizuar në repartin e pediatrisë, sollën alpinistët e klubit “Alpin Prishtina”, të maskuar si figurat më të dashura të fëmijëve.

Është bërë traditë që superheronjtë të vizitojnë fëmijët, ku sot u shënua edicioni i pestë i kësaj ngjarjeje. Të lumtur, fëmijët shikonin heronjtë e tyre duke u lëshuar nga çatia e ndërtesës së pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Temperaturat e ulëta nuk penguan të vegjlit që kishin ardhur për të parë nga afër superheronjtë e tyre. Të gjithë vraponin për një fotografi e përshëndetje. Për fotografi nuk hezitoi as ministri i shëndetësisë, Arben Vitia.

Ai tha se superheronjtë e vërtetë janë mjekët e kësaj klinike.

“Mjekët dhe infermierët tanë që bëjnë punë të palodhshme dhe të jashtëzakonshme çdo ditë në trajtimin e fëmijëve tanë, sot me këtë aktivitet të superheronjëve, kemi dashur me vu në pah këtë pjesën e superheroit, të cilën ashtu siç thash janë mjekët dhe infermierët…Ky aktivitet është për të falënderuar mjekët dhe infermierët tanë me punën e tyre të palodhshme që e bëjnë përditë në klinikën e pediatrisë”, tha ai.

Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Violeta Grajcevci-Uka, u shpreh e lumtur që edhe këtë vit në prag të festave, superheronjët vizituan repartin e tyre. Ajo shpreson që ky aktivitet të vazhdojë me vite të tëra.

“Ky aktivitet është mjaft i rëndësishëm, sidomos për fëmijët të cilët janë të hospitalizuar në Klinikën e Pediatrisë për arsye se ka disa prej fëmijëve me sëmundje kronike që qëndrojnë gjatë, kështu që ky aktivitet është një çlirim shumë i rëndësishëm i ndjenjës shpirtërore për t’i parë këto edhe sidomos për ata fëmijë të cilët këta superheronj i kanë idol dhe për atë arsye është e rëndësishme ta shohin këtë aktivitet”, tha Uka.

E Valentina Pllana që këtë vit ishte e maskuar si “buba-mara”, tha se fëmijët po e presin me entuziazëm këtë aktivitet.

“Ishte shumë kënaqësi për të ardhur dhe për ti gëzuar fëmijët sadopak, si e përmendi drejtoresha dhe ministri. Fëmijët vetëm qëndrojnë çdo ditë dhe na shohin prej brenda, kështu që pse mos me na pa edhe nga afër. Superheronj nuk jam, por fëmijët e njohin karakterin e buba-marës dhe ishte shumë kënaqësi. Shpresoj që i kemi lumturuar sado pak sot”, tha ajo.

Pas lëshimit me litar nga çatia, superheronjët shpërndan dhurata të ndryshme për të vegjlit që shikonin nga poshtë, e nëpër dhoma u vizituan edhe fëmijët e hospitalizuar duke u dhuruar dhurata dhe tyre.

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara