Lajmet

​16 projektligje në kushtetuese, Tahiri flet për shkeljen e rregullores në seancën e Kuvendit

Published

on

Partia Demokratike e Kosovës ka proceduar në Gjykatën Kushtetuese ligjet e miratuara në Kuvendin e Kosovës, në seancën e 5 dhjetorit.

Në një konferencë për media kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka deklaruar se kanë paralajmëruar që do t’i dërgojnë 20 projektligje në Gjykatën Kushtetuese, mirëpo ka shtuar se në konsultim me ekspertët i kanë proceduar 16 prej tyre.

“PDK do t’i procedojë në Gjykatën Kushtetuese ligjet të cilat janë miratuar në seancën e 5 dhjetorit. Seancat e 5 dhjetorit kanë përcaktuar një standard jashtëzakonisht të dëmshëm dhe e kanë dhunuar jetën parlamentare në vendin tonë. Ato seanca kanë vendosur një rekord të zi parlamentar jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë. Ne kemi paralajmëruar që do t’i dërgojmë 20 projektligje në Gjykatën Kushtetuese, prej atyre të cilat janë miratuar mirëpo në konsultim me gjithë ekspertët tanë, sot i kemi proceduar në Kuvendin e Kosovës 16 prej tyre, sepse katër prej tyre kemi pas dyshimet tona, dhe kemi qenë te dilema që nuk kanë ndodhur shkeljet siç kanë ndodhur në këto 16 projektligje tjera”, deklaroi Tahiri.

Ai ka thënë se ligji i cili është i kontestuar në këtë rast edhe në procedurë edhe në përmbajtje është ligji për Byronë Shtetërore për Verifikim dhe Konfiskimin e Pasurisë së Paluajtshme.

“Prej këtyre 16 projektligjeve, 15 prej tyre kontestohen vetëm në procedurë, ndërsa një nga ato kontestohet edhe në procedurë edhe në përmbajtje. Nuk mund të besoj se si kryetari i Kuvendit e dhunon rregulloren e Kuvendit duke pas afër edhe sekretarin e Kuvendit, administratën dhe zyrën ligjore në këtë rast. Pra, ligji i cili është i kontestuar në këtë rast edhe në procedurë edhe në përmbajtje është ligji për Byronë Shtetërore për Verifikim dhe Konfisikimin e Pasurisë së Paluajtshme. Në këtë rast duke pas parasysh që rregullorja e Kuvendit e ndalon shprehimisht që një ligj të miratohet në dy leximet brenda një ditë e kam të vështirë të besoj se një çështje kaq elementare mos të dihet edhe nga kryetari i Kuvendit dhe nga Ministrja e Drejtësisë. Ajo duhet të mbrojë ligjshmërinë“, ka shtuar ai.

Ndërsa ka përmendur edhe disa çështje tjera për të cilat tha se është shkelur rregullorja e Kuvendit. Ai tha se në disa raste janë ftuar për seancë me vonesë pasi e njëjta ka filluar.

“Ka jashtëzakonisht shumë çështje që është shkel rregullorja e Kuvendit. Për seancën e cila është ftuar në 14:40 ne jemi ftuar në 15:01, pra 21 minuta me vonesë. Pastaj, në seancën e radhës ku është përcaktuar të mbahet në 19:30 ne jemi ftuar 19:31 pasi ka filluar seanca. Dhe në seancën e përcaktuar 20:30 ne jemi njoftuar në 22:42, pra është një shkelje flagrante e rregullores”, ka shtuar Tahiri.

Ndërsa ka thënë se Projektligjet tjera të cilat i kanë dorëzuar sot për procedurë në Gjykatën Kushtetuese janë: Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim, ligji për bankat, ligji për inspektoratin qendror për mbikëqyrjen e tregut, ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për parandalimin e pastrimit të parave, luftimin e financimit të terrorizimit, ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për prokurori speciale, ligji për shërbimet e pagesave, ligji për provimin e maturës shtetërore, ligji për lojërat mesdhetare Prishtina 2030.

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara