Lajmet

​Escobar: Është e hapur mundësia që Dodik të tërheqë vendimet që ka marrë

Escobar u takua me tre anëtarë të Presidencës së BeH-së.

Published

on

Kam pasur një takim produktiv me Milorad Dodik dhe u hap mundësia për të tërhequr vendimet që ai mori, tha zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit dhe i dërguari special i presidentit amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.

Escobar u takua me tre anëtarë të Presidencës së BeH-së, ndërsa pas takimit me anëtarët e kolegjiumit të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Dhomës së Popullit të Asamblesë Parlamentare të Bosnjë-Hercegovinës, u drejtua para mediave.

“Mesazhi që do të dëgjoni nga liderët e rajonit është se nuk do të ketë luftë”, tha ai, duke shtuar se përveç kësaj është biseduar edhe për çështjet ekonomike.

Sipas tij, gjëja e dytë që ka ardhur për të diskutuar këtu është potenciali i jashtëzakonshëm ekonomik që posedon Ballkani, duke theksuar se Ballkani është pjesa me rritjen më të shpejtë të Evropës për momentin.

“Pikërisht për shkak të kësaj rritjeje të jashtëzakonshme ekonomike, më lejoni të them se BeH nuk i ndan të gjithë parametrat e asaj rritjeje, por është pikërisht kjo rritje e madhe në rajon që është arsyeja pse Evropa do të ketë nevojë për ju,” tha Escobar.

Ai thotë se është i kënaqur që ka pasur një takim produktiv me Milorad Dodik.

“Është e hapur mundësia për të tërhequr vendimet që ka marrë, por edhe të shpallura, pra vendimet që janë miratuar në NARS, por edhe ato që ka paralajmëruar se do t’i bëjë”, tha ai.

Së fundi, Escobar tha se kriza politike po rrit mungesën e besimit tek investitorët për të investuar këtu.

Lajmet

Osmani merr pjesë në Forumin “25 vjet kur gratë transformojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë”

Published

on

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në bashkëpunim me Shoqatën e Grave në Policinë e Kosovës, do organizoj një forum diskutimi me temën “Nga Rezoluta në veprim: 25 vjet nga kur gratë transformojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë”.

Ky aktivitet shënon 25-vjetorin e miratimit të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dokument i cili njohu rolin e grave në parandalimin e konflikteve, ndërtimin e paqes dhe vendimmarrjen në sektorin e sigurisë.

Në forum do të marrin pjesë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, Shefi i Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Pas takimit Trump-Al-Sharaa, Siria do t’i bashkohet koalicionit kundër ISIS-it

Published

on

Siria do t’i bashkohet koalicionit ndërkombëtar për ta luftuar grupin ISIS, duke shënuar një ndryshim në politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, ka konfirmuar një zyrtar i lartë i administratës së presidentit amerikan, Donald Trump.

Njoftimi erdhi kur presidenti Trump e priti në Shtëpinë e Bardhë homologun e tij sirian, Ahmed al-Sharaa – vizita e parë e tillë nga një udhëheqës sirian në historinë e vendit.

Në një intervistë në televizionin “Fox News”, presidenti sirian tha se vizita e tij është pjesë e një epoke të re në të cilën Siria do të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara.

Siria tani do të jetë shteti i 90-të që bëhet pjesë e koalicionit global që i ka për qëllim eliminimin e elementeve të mbetura të ISIS-it dhe pengimin e shkuarjes së militantëve të huaj në Lindjen e Mesme.

Pas takimit mes dy presidentëve, një zyrtar i lartë i administratës amerikane gjithashtu konfirmoi se Departamenti i Thesarit i ShBA-së, bashkë me Departamentin e Shtetit dhe Departamentin e Tregtisë, do të njoftojnë masa të reja për heqjen e kufizimeve ekonomike ndaj Sirisë dhe për ofrimin e qartësimit të pëlqimeve për investitorët.

Si pjesë e masave, administrata amerikane gjithashtu do të lëshojë një pezullim 180-ditor të Aktit të Cezarit, me të cilin që nga viti 2019 është sanksionuar ish-qeveria siriane.

Duke folur para gazetarëve në Zyrën Ovale disa orë pas takimit me homologun sirian, Trumpi tha:

“Ne duam që ta shohim Sirinë duke u bërë një shtet që është shumë i suksesshëm dhe mendoj se ky udhëheqës [Al-Sharaa] mund ta bëjë këtë. Vërtet mendoj ashtu.”

Ky ishte takimi i tretë mes dy presidentëve, pasi fillimisht ishin takuar në maj, në margjinat e Këshillit të Gjirit Persik për Bashkëpunim dhe më pas në një darkë gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator.

Vetëm javën e kaluar, Departamenti i Thesarit i ShBA-së e largoi presidentin sirian nga lista e terroristëve globalë të përzgjedhur në mënyrë speciale./S.K/BBC/

Continue Reading

Lajmet

Një i lënduar nga aksidenti i rëndë në rrugën Ferizaj-Prishtinë

Published

on

Polica e Kosovës ka njoftuar se një person është lënduar nga një aksident i rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Siç tha Ahmeti, aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve, duke bërë që përveq dëmeve materiale edhe mbajtëset anësore të rrugës të lëvizin nga vendi.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

​Kosova intensifikon përgatitjet, vetëm një pikë larg ‘play-off’-it historik

Published

on

Pas seancës stërvitore të së hënës, Kombëtarja e Kosovës do të vazhdojë përgatitjet edhe sot nga ora 11:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet vendimtare të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Në stërvitjen e parë të mbajtur një ditë më parë, nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, morën pjesë dhjetë futbollistë: Visar Bekaj, Faton Maloku, Ilir Krasniqi, Leard Sadriu, Mërgim Vojvoda, Veldin Hoxha, Valon Berisha, Milot Rashica, Edon Zhegrova dhe Fisnik Asllani.

Ndërkohë, pjesa tjetër e lojtarëve të ftuar nga Foda zhvilloi rigjenerim në palestër në hotel, pas angazhimeve me klubet e tyre gjatë fundjavës.

Dardanët do të përballen të shtunën në Lubjanë me Slloveninë, ndërsa ciklin kualifikues do ta mbyllin të martën e ardhshme me ndeshjen ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri”.

Pas shtatë ndeshjeve të luajtura, Kosova renditet e dyta në grup me shtatë pikë, tri më pak se Zvicra lidere. Sllovenia ndodhet e treta me tri pikë, ndërsa Suedia është e fundit me një pikë.

Vendi i parë i grupit siguron kualifikimin direkt në Botëror, ndërsa skuadra e vendit të dytë do të ketë mundësinë të garojë në fazën e ‘play-off’-it. Për të siguruar këtë fazë, Kosovës i mjafton një pikë, megjithëse ekzistojnë ende gjasa edhe për kualifikim të drejtpërdrejtë, gjithçka do të vendoset në dy ndeshjet e fundit të grupit./S.K/KP/FFK/

Continue Reading

Të kërkuara