Lajmet

​Krasniqi e Raci vizitojnë bizneset në Klinë, u premtojnë përkrahje

I pari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se plani i kandidatit të tyre për Klinën përfshin edhe projekte konkrete.

Published

on

Përkrahje për bizneset e Komunës së Klinës kanë premtuar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi dhe kandidati i kësaj partie për kryetar të kësaj komunë Esat Raci, gjatë vizitës që këtë të hënë i kanë bërë kompanisë Agro Butrinti.

I pari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se plani i kandidatit të tyre për Klinën përfshin edhe projekte konkrete për të ndihmuar bizneset lokale.

“Puna e sipërmarrësve tanë e ka ndihmuar edhe këtë pjesë të ekonomisë dhe kjo tregon se kanë nevojë realisht për mbështetje institucionale, pa dyshim nga niveli qeveritar qendror por edhe nga komuna. Mua më vjen mirë që edhe në planin e kandidatit tonë për Klinën tashmë ka projekte dhe propozime konkrete se si të stimulohen investitorët vendor dhe si të ndihmohen ata në mënyrë që të ju lehtësohet puna për të krijuar vende të reja të punës dhe për të ndihmuar ekonominë lokale. Vërtetë është frymëzim edhe për neve që kur shohim kaq punë të mirë dhe të suksesshme të marrim obligime shtesë për të punuar në drejtim të përmirësimit të klimës së të bërit biznes, por edhe në ofrimin e kushteve më të mira për këto kompani vendore”, tha ai.

Pretendenti për të udhëhequr me Klinën, Esat Reci, tha se ka takuar të gjitha bizneset e Komunës së Klinës dhe të gjitha kërkesat e tyre i ka paraparë në planin qeverisës.

“Kam vizituar pjesën më të madhe të bizneseve të Komunës së Klinës, që me marrjen e mandatit i kam siguruar të gjitha bizneset e Klinës që menjëherë ta formojmë shoqatën e bizneseve të Klinës me të cilat duhet të bisedohet për uljen e tarifave dhe në bashkëpunim me të gjitha bizneset këtë do ta arrijmë në afatin sa më të shpejtë”, tha ai.

Fushata zgjedhore për balotazhin e 14 nëntorit ka nisur sot.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara