Kuriozitete

​Eksperimenti me njerëz i mjekëve nazistë

Në arkivat e Institutit Max Planck në Munih, ende ka mostra të trurit të një numri të madh njerëzish.

Published

on

Më 9 dhjetor të vitit 1946, në Nurmberg, fillon gjykim i mjekëve nazistë nën akuzat se ishin përfshirë në eksperimente me njerëz dhe në vrasje masive nën maskën e eutanazisë.

Ndërsa, në vitin 2017 ka nisur identifikimi i dhjetëra mijëra viktimave të eksperimenteve naziste. Ky identifikim do të zgjasë deri në vitin 2020, ku njerëzit të cilët deri tash ishin veç numra me diagnoza, më në fund do të kenë një varrim dinjitoz.

Në arkivat e Institutit Max Planck në Munih, ende ka mostra të trurit të një numri të madh njerëzish. Në disa raste fjala është për trurin e plotë e në disa raste veç copëza në formalinë.

Shumë prej tyre i përkisnin viktimave të regjimit nazist, që u viktimizuan veç pse ishin të sëmurë apo të prapambetur mendërisht. Sipas ideologjisë së Hitlerit, ata konsiderohen ‘lebensunëert’, pra të padenjë për të jetuar. Ndaj, u bënë pjesë e projektit të spastrimit racor të nisur nga lideri nazist.

Në burokracinë e atëhershme gjermane, vrasja e rreth 300 mijë njerëzve ishte përfshirë në ‘eutanazinë e programit T4’. ‘Lebensunëert-ët’ u vranë dhe truri i tyre ka përfunduar në laboratorë, ku janë bërë kërkimet për çrregullimet neurologjike.

Nëse mjekët nazistë sëmundjen e dikujt e cilësonin si “interesante”, ata mund të kërkonin trurin e tij apo të merrnin copëza të trurit edhe kur ishin gjallë.

Duke pas parasysh ngjarjet e luftës, kohë për kërkime nuk kishte dhe mostrat janë ruajtur nëpër laboratorë në formalinë.

Disa megjithatë u bënë pjesë e kërkimeve të mjekëve dhe shkencëtarëve të udhëhequr nga famëkeqi Joseph Mengele. Shumë nga “zbulimet” e tij janë përfshirë në tekstet e mjekësisë anembanë botës, e në bazë të mostrave të ruajtura janë publikuar shumë punime, por rrallëkush ka cekur origjinën e mostrave mbi bazën e të cilave u bënë studimet.

Fati i personave të sëmurë dhe me të meta mendore ishte përcaktuar që në fillim të sundimit nazist, kur ligji përcaktoi sterilizimin e tyre. Po ashtu u soll vendimi që gratë shtatzëna, te të cilat vërtetohet se fëmija po rritet jo si duhet, do të detyrohen në abort që të lindin vetëm “arianët e duhur e të pastër”!

Një ekip i shkencëtarëve nga Gjermania, Austria, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, po shqyrtojnë këto mostra për të përcaktuar përfundimisht emrat dhe mbiemrat e viktimave që deri më tani kanë qenë veç numra te të cilët qëndronte diagnoza.

Identiteti i viktimave duhet të përcaktohet në tri vitet e ardhshme. Kjo do të jetë një punë e madhe, por me synimin që këto viktima të kenë një varrim të denjë.

Diçka e ngjashme është bërë në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, kur 100 mijë mostrat e indeve njerëzore u varrosën në një varr të përbashkët në Munih. Fjala ishte për pjesët e trupit të viktimave të eutanazisë, të viktimave të eksperimenteve mjekësore, të të burgosurve të kampeve, punëtorëve të detyruar dhe kundërshtarëve të regjimit nazist.

Kuriozitete

25 emrat më të shpeshtë në botë – Muhameti e Maria nuk lëshojnë udhë!

Published

on

By

Emrat e njerëzve ndryshojnë me kohën, i përshtaten asaj. Mirëpo, në gjithë botën, janë disa emra që nuk ndryshojnë shumë. Mund të ketë trende të emrave të rinj, por ata të moçmit vazhdojnë e dominojnë.

Dhe këtë e tregon më së miri një listë prej 25 emrave më të përhapur në botë, ku emrat Muhamet për burrat dhe Maria për gratë vazhdojnë ta mbajnë primatin – me diferencë të lartë nga emrat e tjerë.

  1. Muhammad – 133,349,300
  2. Maria             – 61,134,526
  3. Jose – 29,946,427
  4. Wei -17,145,807
  5. Ahmed -14,916,476
  6. Yan -14,793,356
  7. Ali -14,763,733
  8. John -14,323,797
  9. David -13,429,576
  10. Li -13,166,162
  11. Abdul -12,163,978
  12. Ana -12,091,132
  13. Ying             -12,047,080
  14. Michael -11,471,765
  15. Juan -11,372,603
  16. Anna -11,350,336
  17. Mary -11,303,767
  18. Jean             -11,024,162
  19. Robert -10,170,794
  20. Daniel             -10,026,181
  21. Luis             -9,757,245
  22. Carlos             -9,618,779
  23. James             -8,807,695
  24. Antonio -8,659,274
  25. Joseph -8,630,833

Continue Reading

Kuriozitete

Pajisjet shtëpiake që nuk duhen ndezur kurrë njëkohësisht

Published

on

Ndezja njëkohësisht e pajisjeve me konsum të lartë elektrik mund të duket praktike, por në realitet përbën një rrezik serioz për instalimet elektrike shtëpiake.

Çdo pajisje tërheq amperazh të caktuar dhe kur disa prej tyre punojnë paralelisht, rrjeti mund të mbingarkohet.

Siguresat shërbejnë si mbrojtje, por në instalime të vjetra ose kur përdoren kabllo zgjatëse, ekziston rreziku real i mbinxehjes, shkrirjes së prizave dhe madje zjarrit. Kabllot zgjatëse janë veçanërisht të rrezikshme, pasi nuk janë të dizajnuara për pajisje me fuqi të lartë.

Pajisje si frigoriferët, mikrovalët, tosterët, aparatet e kafesë, ngrohëset dhe kondicionerët nuk duhet të ndajnë të njëjtën prizë.

Kur këto rregulla injorohen, telat mund të mbinxehen dhe të shkaktojnë zjarre të fshehta brenda mureve.

Këshilla është të shkëputen pajisjet nga priza kur nuk përdoren dhe të shmanget përdorimi i kabllove zgjatëse për pajisje të fuqishme.

Kjo rrit sigurinë në shtëpi dhe ul edhe shpenzimet e energjisë elektrike. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Letra e fundit e Mary Stuart rikthehet në ekspozim pas dekadash

Published

on

Letra e fundit e Mary Stuart, Mbretëreshës së Skocisë, e shkruar pak orë para ekzekutimit më 8 shkurt 1587, do të ekspozohet vitin e ardhshëm në Muzeun e Perthit.

Dorëshkrimi, që ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Skocisë dhe rrallë shfaqet për arsye konservimi, do të jetë i ekspozuar për tre muaj – periudha më e gjatë e ekspozimit në dekada.

Letra katërfaqëshe, drejtuar Mbretit Henri III të Francës, përmban reflektimet e saj para vdekjes, pretendimin për kurorën angleze, përkushtimin ndaj fesë katolike dhe kërkesën për shpërblimin e shërbëtorëve të saj.

Ekspozita do të shoqërohet me aktivitete dhe materiale të tjera historike, përfshirë dorëshkrime nga AK Bell, si poema e Robert Burns dhe fragmente nga drama e Liz Lochhead.

Letra do të jetë e hapur për publikun nga 23 janari deri më 26 prill 2026. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Kuriozitete

Një grua në Spanjë pushohet pse shkonte herët në punë

Published

on

Një punonjëse 22-vjeçare në Spanjë u pushua nga puna për shkak se paraqitej 40 minuta para orarit zyrtar.

Ajo kishte punuar më herët për dy vjet dhe ishte paralajmëruar 19 herë për të respektuar orarin 07:30.

Kompania e akuzoi gjithashtu për shitjen pa autorizim të një baterie të përdorur.

Gjykata e Alicantes vendosi në favor të punëdhënësit, duke argumentuar se problemi ishte mosrespektimi i rregullave, një shkelje e rëndë sipas Kodit të Punës spanjoll.

Punonjësja mund të apelojë në Gjykatën e Lartë në Valencia. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara