Aktualitet

​Dy pjesëtarë të FSK-së tregojnë sukses në një prej ushtrimeve më sfiduese në Britani

Published

on

Dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë në mesin e ushtarëve britanez në “Light Close Reconnaissance Commanders Course”, të cilët janë duke i përsosur aftësitë̈ e tyre të shenjëtarisë̈ në Brecon përpara se të zbarkojnë̈ në stërvitjen e tyre përfundimtare.

Kursi 8-javor mbahet në divizionin e zbulimit dhe taktikave të blinduara në Warminster.

Kursi është sfidues dhe brenda tri javëve të fundit që zhvillohet në Brecon, ushtarët do të mbarojnë̈ atë vetëm pasi të kenë përfunduar stërvitjen përfundimtare 10-ditore, ka njoftuar faqja e ushtrisë britaneze.

Ushtarët do të kualifikohen për të komanduar një Patrullë ose Togë te Zbulimit brenda njësisë̈ së tyre, nëse tregohen të suksesshëm.

Vendi

Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C sot në Kosovë

Published

on

By

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 25 deri në 29 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.

Continue Reading

Live

SHBA godet pranë Hormuzit, Rubio: Ngushtica duhet të mbetet e hapur

Published

on

By

Marco Rubio deklaroi se situata duhet të zgjidhet ose përmes një marrëveshjeje të mirë, ose nuk do të ketë fare marrëveshje. “Ai ose do të arrijë një marrëveshje të mirë, ose nuk do të ketë marrëveshje,” tha Rubio gjatë një deklarate për media, njofton BBC.

Duke komentuar sulmet e së hënës, Rubio theksoi rëndësinë strategjike të ngushticës së Hormuzit, duke nënvizuar se ajo duhet të mbetet e hapur për qarkullimin ndërkombëtar.

“Ngushtica duhet të jetë e hapur. Ajo do të mbetet e hapur në një mënyrë ose në një tjetër. Ajo që po ndodh atje është e paligjshme, e kundërligjshme, e paqëndrueshme për botën dhe e papranueshme,” deklaroi ai.

Sipas kapitenit Hawkins, sulmet amerikane kishin në shënjestër një zonë pranë Bandar Abbas, një qytet-port në jug të Iranit dhe bazë e rëndësishme detare iraniane, e vendosur pranë Ngushtica e Hormuzit, raportoi The New York Times.

Mediat shtetërore iraniane raportuan më herët se autoritetet lokale në Bandar Abbas kishin nisur hetime pasi në zonë u dëgjuan shpërthime.

Continue Reading

Vendi

Nesër në UBT mbahet konferenca mbi sigurinë në komunikacionin rrugor

Published

on

By

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit në UBT, përkatësisht Departamenti i Trafikut dhe Transportit, do të organizojë nesër konferencën me temë “Siguria në Komunikacionin Rrugor”, një aktivitet akademik dhe profesional që synon të trajtojë sfidat dhe rëndësinë e sigurisë në trafikun rrugor.

Konferenca do të mbahet më 26 maj 2026, në kampusin e UBT-së në Lipjan, duke filluar nga ora 11:30, dhe do të mbledhë përfaqësues institucionalë, ekspertë të fushës së komunikacionit, profesorë, studentë dhe profesionistë të industrisë.

Përmes organizimit të aktiviteteve të tilla, UBT vazhdon të kontribuojë në avancimin e dijes profesionale dhe në trajtimin e temave me rëndësi shoqërore dhe institucionale, duke lidhur akademinë me praktikat reale dhe sfidat e kohës.

Continue Reading

Lajmet

Dizajni, moda dhe identiteti kulturor në fokus të webinarit ndërkombëtar në UBT

Published

on

By

Në kuadër të Ditëve të Artit dhe Dizajnit, që po zhvillohen në UBT me mbi 30 aktivitete të ndryshme artistike, kreative dhe akademike, u organizua webinari ndërkombëtar me temën “Design, Memory and Identity in Contemporary Culture”, i udhëhequr nga Prof. Cennet Lika.

Ky aktivitet bëri bashkë në formatin online profesorë, artistë, dizajnerë dhe studentë nga vende të ndryshme, duke krijuar një platformë bashkëkohore diskutimi mbi rolin e dizajnit, kujtesës dhe identitetit në kulturën moderne. Përmes një qasjeje ndërdisiplinore, webinari trajtoi mënyrën se si moda, arti, kultura vizuale dhe identiteti kulturor ndërthuren në realitetin bashkëkohor dhe ndikojnë në formësimin e shoqërisë moderne.

Në panel morën pjesë emra të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë, si: Elisa Poli – Program Leader Senior në NABA, Itali, Phlox Van Oppen – dizajnere tekstili nga Holanda, Tiina Burton – artiste dhe Senior Digital Fashion Lecturer në Cambridge, si dhe ligjëruesit e UBT-së, Dukagjin Muhaxheri dhe Dardan Luta.

Diskutimet sollën perspektiva të ndryshme mbi zhvillimet më të fundit në art, dizajn, modë dhe kulturë digjitale, duke i njohur studentët me praktikat dhe trendet bashkëkohore ndërkombëtare në industrinë kreative.

Përmes aktiviteteve të tilla, UBT vazhdon të dëshmojë përkushtimin në avancimin e programeve të artit dhe dizajnit, duke u ofruar studentëve mundësi të drejtpërdrejta bashkëpunimi me profesionistë vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe qasje në tema aktuale që ndërlidhen me kreativitetin, inovacionin dhe industrinë moderne kreative.

Ditët e Artit dhe Dizajnit në UBT po vazhdojnë me ekspozita, punëtori, ligjërata, diskutime dhe aktivitete të shumta interaktive, duke e shndërruar kampusin në një qendër të rëndësishme të artit, dizajnit dhe inovacionit kulturor.

 

Continue Reading

Të kërkuara