Sport

​Dy ngjarje shumë të rëndësishme sot për sportin vendor

Published

on

Dy ngjarje shumë të rëndësishme do ta shënojnë ditën e sotme në sportin vendor e që kanë të bëjnë me basketbollin dhe xhudon.

Kombëtarja e Kosovës në Basketboll do të ballafaqohet sonte me Luksenburgun, njërën nga dy ndeshjet vendimtare të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023. Kjo sfidë zhvillohet sonte me fillim nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Trajneri Kristos Marmarinkmos i ka ftuar këta 12 lojtarë për këtë ndeshje shumë të rëndësishme: Divine Myles, Valon Bunjaku, Mikaile Tmusiq, Dardan Berisha, Erjon Kastrati, Denis Zenelaj, Meriton Ismaili, Drilon Hajrizi, Samir Zekiqi, Alban Veseli, Fisnik Rugova dhe Urim Zenelaj.

Ndeshja tjetër është ajo kundër Sllovakisë që zhvillohet më 20 shkurt nga ora 19:00. Nga ana tjetër, ekipi kosovar i xhudos nga 18 deri më 20 shkurt merr pjesë në Grand Slam-in e xhudos në Tel Aviv të Izraelit dhe përfaqësohet nga xhudistët Majlinda Kelmendi, Akil Gjakova dhe Laura Fazliu.

Majlinda Kelmendi garon sot në kategorinë 53 kilogramë, kurse Gjakova dhe Fazliu do të garojnë të premten. 

Sport

Fluminense dhe Al Hilal përballen për një vend në gjysmëfinale

Published

on

By

Nga ora 21:00, skuadra braziliane Fluminense dhe ajo arabe Al Hilal do të përballen për herë të parë në histori, në një duel emocionues që zhvillohet në stadiumin “Camping World” në Orlando.

Të dyja skuadrat kanë qenë surpriza të mëdha, duke eliminuar gjigantë të futbollit evropian. Fluminense mposhti Interin me rezultat 2-0, ndërsa Al Hilal shkroi histori duke e eliminuar kampionin në fuqi Manchester City.

Ky takim do të përcaktojë një tjetër finalist të mundshëm të këtij edicioni të pasur me surpriza, dhe pritet të ofrojë emocione të forta për të gjithë adhuruesit e futbollit.

Continue Reading

Sport

Tyson Fury e paralajmëron rikthimin

Published

on

Ish-kampioni i botës në boksin profesionist, Tyson Fury e ka paralajmëruar rikthimin nga pensionimi.

Boksieri i deridjeshëm britanik u mposht dy herë nga ukrainasi Oleksandr Usyk, i cili është kampion aktual i padiskutueshëm në boksin profesionist.

Por, gjiganti britanik nuk e ka ndërmend të dorëzohet dhe e ka paralajmëruar përmes një postimi në rrjetet sociale përballjen e tretë me Usyk.

“Trilogy”, shkroi Fury në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social “Instagram”, ndërsa këtij shkrimi ia përcolli dy fotot, një të tij dhe një të Usyk.

 

Continue Reading

Sport

Pse funerali i Diogo Jotas do të mbahet kaq shpejt pas vdekjes tragjike – zbulohen detaje të reja

Published

on

Varrimi i Diogo Jotas do të bëhet vetëm dy ditë pas aksidentit tragjik me makinë që i mori jetën atij dhe vëllait të tij, Andre Silva. 

Dy vëllezërit u përfshinë në një aksident fatal në Zamora, në veriperëndim të Spanjës, në orët e para të mëngjesit të së enjtes, ndërsa ishin në rrugë për në Santander.

Automjeti, një Lamborghini jeshil, pësoi një shpërthim të gomës gjatë një parakalimi në autostradën A52 dhe më pas u përfshi nga flakët. Sipas Këshillit Provincial të Zamorës, të dy u shpallën të vdekur në vendngjarje.

Vdekja e parakohshme e Jotas ndodhi 10 ditë pas martesës së tij me të dashurën e fëmijërisë, Rute Cardoso,  nënë e tre fëmijëve të vegjël.  Autopsitë u kryen në një njësi mjeko-ligjore lokale në Zamora dhe më pas gjatë së enjtes, karrocat mortore u panë duke mbërritur në një shtëpi funerale në Puebla de Sanabria.

Sipas raportimeve të shumta, ceremonia mortore për të dy vëllezërit do të nisë së shpejti.  Jose Manuel Macedo, një prift lokal, ka konfirmuar se homazhet do të mbahen në Sao Cosme, 30 minuta nga qyteti i lindjes së Jotas në Porto.  Trupat e tyre do të prehen në varrezën lokale, sipas raportimeve nga beIN Sports.

Në Portugali, është zakon që varrimi të zhvillohet brenda 48 orëve nga vdekja, me ceremoninë që përfshin pritje mortore, veshje të zeza dhe një shërbesë të plotë katolike. Nuk është e qartë nëse ceremonia do të jetë publike apo private dhe nëse bashkëlojtarët e Jotas do të marrin pjesë për t’i dhënë lamtumirën.

Klubi Liverpool ka deklaruar se do ta përjetësojë me meritë fanellën me numrin 20 të Jotas, pas kërkesave për tërheqjen e saj nga përdorimi.

28-vjeçari shënoi 65 gola në të gjitha garat me Liverpoolin, duke fituar dy Carabao Cup, një FA Cup dhe Ligën Premier.

Continue Reading

Sport

Jurgen Klopp me mesazh pikëllues për humbjen e ish-lojtarit të tij, Diogo Jota

Published

on

Jurgen Klopp e ka marrë me pikëllim të thellë humbjen e ish-lojtarit të tij, Diogo Jota.

Dyshja kishte punuar së bashku në Liverpool dhe sukseset nuk iu kishin munguar. E ditën e sotme, njëjtë si krejt të tjerët, edhe trajneri gjerman u informua për vdekjen e futbollistit portugez, së bashku me vëllain e tij, në një aksident të tmerrshëm që e pësuan në Spanjë.

“Jam me zemër të thyer për ndarjen nga jeta të Diogo Jota dhe vëllait të tij André. Diogo nuk ishte vetëm një lojtar fantastik, por ai ishte gjithashtu një mik i shkëlqyer, një bashkëshort dhe baba i dashur dhe i kujdesshëm!”.

“Do të na mungosh shumë! Të gjitha lutjet, mendimet dhe fuqinë time për bashkëshorten, fëmijët, familjen, miqtë dhe këdo që i donte”.

“U prehsh në paqe, Diogo”.

Continue Reading

Të kërkuara