Sport

Reus i kënaqur me fitoren e Dortmundit, te Sevilla shpresojnë në ndeshjen e kthimit

Published

on

Kapiteni i Borussia Dortmundit, Marco Reus, është shprehur i kënaqur me fitoren e ekipit të tij në udhëtim ndaj Sevillas (3:2), në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Championsit.

Pas përfundimit të ndeshjes, Reus ka thënë se është optimist se Dortmundi do të avancojë në çerekfinale të kësaj gare pas triumfit në duelin e parë. Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave, do të luhet më 9 mars.

“Është një ndjejnë e mirë që e kemi fituar ndeshjen e parë. U treguam ekip kompakt dhe reaguam menjëherë pas golit të pranuar duke shënuar tri herë në pjesëlojën e parë. Në përgjithësi, patëm paraqitje fantastike në pjesëlojën e parë”, ka thënë Reus. “Në pjesën e dytë ishim paksa më pasiv dhe kjo na kushtoi me gol. Ishte një ndeshje më e vështirë se që kemi pritur, por në fund arritëm të fitojmë. E kemi edhe ndeshjen e kthimit, por me rëndësi është se kemi bërë një hap drejt çerekfinales”, ka thënë Reus.

Ndërkohë, sulmuesi i Sevillas, Luuk de Jong, vlerëson se gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit.

“Gabimet në pjesën e parë na kushtuan shumë. U rikthyem në të dytën dhe patëm një ritëm të mirë të lojës. Mendoj se është shumë e rëndësishme që shënuam dy gola. Mendoj se gjithçka është e hapur në ndeshjen e kthimit për të cilën jam optimist”, është shprehur De Jong.

Lajmet

Jokanoviq merr drejtimin e Baselit, flet për Shaqirin: “Është klubi i tij më shumë se i imi”

Published

on

By

Drejtuesit e klubit zviceran Basel kanë emëruar serbin Slavisha Jokanoviq në postin e trajnerit të ri të skuadrës.

Jokanoviq ka nisur punën zyrtarisht këtë të martë, ndërsa gjatë konferencës për shtyp nuk i ka shpëtuar pyetjeve lidhur me yllin dhe kapitenin e skuadrës, Xherdan Shaqiri.

Sipas trajnerit të ri, bashkëpunimi dhe respekti dypalësh do të jenë kyç për ecurinë e klubit.

“Ai është një person i jashtëzakonshëm. E respektoj dhe shpresoj në një raport shumë të mirë. Shaqiri duhet ta shtyjë veten që të mbetet një lojtar i rëndësishëm këtu. Momentalisht, ky është klubi i tij më shumë se i imi”, është shprehur Jokanoviq.

Continue Reading

Sport

Hajdari largohet nga grumbullimi, Avdullahu lirohet përkohësisht

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albian Hajdari, është larguar nga grumbullimi i Dardanëve në Debrecen, pasi nuk ka arritur të rikuperohet në kohë nga lëndimi për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Izraelit dhe Austrisë.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për rikuperimin e tij, Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për këto dy përballje.

Ndërkohë, për arsye familjare, përkohësisht nga grumbullimi është liruar edhe mesfushori Leon Avdullahu, i cili pritet t’i bashkohet ekipit sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës.

D.L

Continue Reading

Sport

Finalja e superkupës së Kosovës

Published

on

By

Sot, nga ora 19:00, Trepça dhe Bashkimi përballen në finalen e ProCredit Superkupës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, ku dy skuadrat do të synojnë trofeun e Superkupës.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria kërkon fitoren e radhës ndaj San Marinos pas triumfit kundër Bjellorusisë

Published

on

By

Pas suksesit dhe fitores ndaj Bjellorusisë, Kombëtarja e Shqipërisë zbret sonte në fushë me synimin e qartë për të marrë tri pikët e radhës përballë San Marinos.

Kuqezinjtë synojnë të vazhdojnë momentin pozitiv dhe të bëjnë një tjetër hap të rëndësishëm në këtë ecuri.

Përballja mes San Marinos dhe Shqipërisë do të zhvillohet sonte, e martë, 29 shtator, duke filluar nga ora 20:45. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara