Mesfushori Dani Ceballos ka lënë të hapur mundësinë e një largimi nga Real Madrid gjatë afatit kalimtar veror. Pas paraqitjes së shkurtër në ndeshjen e fundit të La Ligës ndaj Oviedos, Ceballos publikoi në Instagram një foto me mbishkrimin “Last dance” (Vallja e fundit) dhe një emoji falënderimi, që shihet si një sinjal i qartë për ndarje të afërt nga klubi.

29-vjeçari po konsideron ndryshimin e destinacionit, teksa ka marrë oferta nga skuadra që garojnë në Ligën e Kampionëve. Me Xabi Alonson në krye të stolit të Realit, Ceballos ka humbur rëndësinë në hierarkinë e mesfushës, duke u renditur i gjashti në këtë repart, përkrah edhe lojtarëve të dëmtuar si Jude Bellingham dhe Eduardo Camavinga.
Trajneri ka preferuar të aktivizojë Aurelien Tchouamenin dhe Federico Valverden, ndërsa Arda Güler është përshtatur në rolin e mesfushorit qendror, duke shtuar konkurrencën për vendin e Ceballos. Kjo e vështirëson shumë mundësinë për të siguruar minuta të rregullta në formacionin titullar.
Në fitore 3-0 ndaj Oviedos, Ceballos u aktivizua vetëm në minutën e 86-të, ndërsa në ndeshjen me Osasunën nuk u përfshi në planet kryesore, pavarësisht dëshirës për të qëndruar dhe për të luftuar për vendin e tij.
Ceballos ishte i vetëdijshëm se për të fituar një rol të rëndësishëm në Real Madrid dhe për të bindur përzgjedhësin e Spanjës, Luis de la Fuente, për një vend në Botërorin 2026, duhet të kishte më shumë minuta në fushë. Nëse nuk gjen një klub ku të luajë rregullisht, ëndrra e tij për Botërorin rrezikon të ngecë.