Lajmet

​Deliu – Kodra: Shteti ka dështuar të ofrojë mbrojtje për tashmë të ndjerën

Ajo tha se kanë dorëzuar mocionin për interpelancë me kryeministrin, Albin Kurti.

Published

on

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra ka thënë se kanë dorëzuar mocionin për interpelancë me kryeministrin, Albin Kurti.

Pas vrasjes së gruas shtatzanë, 35 vjeçare, në oborr të Gjinekologjisë, ajo ka shtuar se shteti ka dështuar të ofrojë mbrojtje për tashmë të ndjerën.

“Edhe më tronditëse bëhet gjendja kur brenda pak ditësh i kemi dy viktima, këto duhet të jenë rastet e fundit dhe alarmi i fundit për shtetin tonë. PDK në mënyrë urgjente sot ka parashtruar mocionin për interpelancë të kryeministrit. Pra po dështojnë të ofrojnë mbrojtjen e jetës të vajzave dhe grave të Kosovës. Vendi ynë për çdo ditë po shënon raste të dhunës e vrasjeve. Është e pa tolerueshme që këto krime ndodhin në bazë të përditshme dhe javore. Të shokuar nga kjo vrasje makabër. Ne si PDK kemi vendosur që të ftojmë në interpelancë kryeministrin dhe ministrat përgjegjës, sepse konsiderojmë që ky ishte një dështim i shtetit për të ofruar mbrojtje që një grua po priste të sillte në jetë një fëmijë”, ka thënë ajo.

Edhe deputeti Rashit Qalaj ka shprehur shqetësimin për mosefekasitetin e institucioneve të drejtësisë.

“PDK tërë kohën është duke bërë thirrje që të bëjnë të pamundurën që institucionet të jenë më të përgatitura. Dhe kjo bëhet kur drejtuesve të tyre nuk u zvogëlohen pagat, kur punëtorëve nuk ju përmirësohen kushtet e tyre dhe nuk kanë mbështetje nga insitucionet përkatëse. Ende s’ ka marrë një përgjigje pse po zvarritet procesi i emërimit të ministrit të Shëndetësisë, kemi shumë spitale që udhëhiqen me ushtrues detyre. Shtrohet pyetja pse qeveria e vendit, pse MPB-ja dhe ministria e Mbrojtjes për çdo ditë ikin punëtorët nga vendi”, ka shtuar ai.

Lajmet

Godet këmbësoren me veturë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Published

on

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se, gjatë drejtimit të veturës nga pakujdesia, ka goditur një këmbësore.

Rasti ka ndodhur më 22 shtator, rreth orës 12:50. Si pasojë e aksidentit, këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy persona arrestohen në Kaçanik, dyshohet se keqpërdorën dy gra

Published

on

Dy persona janë arrestuar në Kaçanik, pasi dyshohet se kanë keqpërdorur dy gra.

Rasti është raportuar më 21 shtator, rreth orës 23:00. Viktimat janë intervistuar nga prokurori, i cili ka autorizuar hapjen e rastit.

Të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shqiptarët protestojnë para OKB-së në New York kundër vendimit të Speciales

Published

on

Shumë shqiptarë janë mbledhur të martën para selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, në protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Protestuesit kanë mbajtur pankarta me mesazhe si “Drejtësi, jo politikë”, “Lironi heronjtë tanë” dhe “Heronj të luftës e të paqes”, duke kërkuar lirimin e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Protesta të ngjashme janë zhvilluar që nga 16 shtatori në Kosovë dhe në disa vende të tjera, përfshirë Kanadanë, Zvicrën, Gjermaninë dhe Austrinë.

Gjykata Speciale i dënoi Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet, pas shpalljes fajtorë për vepra të lidhura me krime lufte./A.K/

Continue Reading

Lajmet

OpenAI parashikon shpenzime prej 856 miliardë dollarësh deri në vitin 2030

Published

on

OpenAI parashikon fluks negativ të parasë së lirë prej rreth 278 miliardë dollarësh gjatë viteve 2026–2030, ndërsa përshpejton investimet në fuqinë kompjuterike dhe infrastrukturën e nevojshme për zhvillimin e inteligjencës artificiale, raporton Financial Times.

Sipas një prezantimi të kompanisë të siguruar nga Financial Times, OpenAI planifikon të shpenzojë rreth 856 miliardë dollarë për fuqi kompjuterike dhe infrastrukturë deri në fund të vitit 2030.

Në të njëjtën periudhë, kompania pret që të ardhurat vjetore të rriten nga rreth 36 miliardë dollarë në vitin 2026 në 350 miliardë dollarë në vitin 2030, ndërsa të ardhurat kumulative pritet të arrijnë rreth 840 miliardë dollarë.

OpenAI, e cila qëndron pas ChatGPT, ka siguruar 122 miliardë dollarë kapital në mars, por parashikimet e kompanisë sugjerojnë se këto fonde mund të shterojnë deri në vitin 2028, nëse vazhdon ritmi i planifikuar i shpenzimeve.

Ndërkohë, kompania është në bisedime për një raund të ri financimi që mund ta çojë vlerësimin e saj në mbi 1.2 trilionë dollarë.

Shifrat pasqyrojnë përmasat e investimeve që kërkon gara për zhvillimin e modeleve të avancuara të inteligjencës artificiale, veçanërisht për qendrat e të dhënave, çipat dhe kapacitetin kompjuterik./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara