Lajmet

PDK thotë se Kurti i bëri dëme të pariparueshme vendit me Asociacionin, reagon Konjufca

Published

on

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka akuzuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti për siç theksoi ajo për ‘dëmet e pariparueshëm në funksionimin e shtetit të Kosovës përmes pranimit të draftit të planit të BE-së”. Sipas saj, përmes këtij drafti, kryeministri Kurti ka pranuar Asociacionin.

Në seancën e veçantë të Kuvendit të Kosovës, ajo tha se kryeministri duhet të vijë dhe të raportojë në Kuvend për atë se çfarë ka pranuar gjatë takimit që kishte dje me liderë të BE-së.

“Kemi një gjendje kaotike të deklarimeve të zyrtarëve qeveritar në raport me veriun dhe dialogun. Çfarë kemi dëgjuar prej kryeministrit pas sulmit në Banjskë është që siguria nacionale është prioritet, ndërsa mbrëmë e kemi parë se dialogu është prioritet. Pra, jo konsistencë, pa vizion, plan e strategji, Çka fituam ne, çfarë fitoi Kosova pas sulmit së 24 shtatorit? Sanksionet nuk na u hoqën, e Serbisë nuk ju vendosën, përfunduam në pranimin e një drafti të Asociacionit nga kryeministri Kurti, ndërkohë që Kosova nuk fitoi asgjë. Për më tepër nuk kemi parë se çfarë ka pranuar kryeministri Kurti, cili është drafti e materia e pranuar, pse kaq shumë mos transparencë?… Kryeministri Kurti ka bërë dëme të pariparueshëm funksionimit të shtetit të Kosovës përmes pranimit të këtij drafti, sepse njohja reciproke nuk është askund, nuk e përmend kryeministri, ai përmend asociacionin, draftin, statutin, vet menaxhimin për serbët, por jo njohjen de-juro të Kosovës. Nga njohja reciproke në qendër, kemi pranim të një autonomie të serbëve të Kosovës”, tha Deliu-Kodra.

Pas deklaratës së deputetes, Deliu-Kodra reagoi kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili tha se ky fjalim i deputetes së PDK-së “e legjitimon mospjesëmarrjen e mazhorancës”.

“Me këtë fjalim e legjitimuat plotësisht mospjesëmarrjen e mazhornancës në këtë mbledhje”, tha Konjufca.

Ndër të tjera, Kodra Deliu ka kërkuar sërish nga institucionet e BE-së të dënojnë sulmin në Banjskë të Zveçanit, dhe të vendosin masa ndëshkuese ndaj Serbisë.

“Kërkojmë nga institucionet e BE-së që në terma më të qartë të dënojnë këto sulm dhe të vendosin masa ndaj Serbisë si përgjegjëse direkte për sulmin terrorist të datës 24 shtator. Megjithatë, shteti i Kosovës nuk e kanë shfrytëzuar e as kapitalizuar sa e si duhet këtë ngjarje në mënyrë që pozicioni ndërkombëtar i Kosovës dhe në dialog me Serbinë të fuqizohet e të faktorizohet. Fitorja e Policisë para katër jave nuk ka arritur asnjëherë që të shndërrohet në fitore të diplomacisë tonë, kjo se fundi është reflektuar edhe në Bruksel. Nuk ka sanksione ndaj Serbisë, nuk ka anëtarësim ën Këshillin e Evropës dhe nuk ka status të kanditatit për anëtar në BE për Kosovë”, Deliu-Kodra.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara