Lajmet
Deklarata për Personat e Zhdukur, zyrtarë qeveritarë përplasen me deputetë opozitarë
Kurti dhe Vuçiq më 2 maj në Bruksel kanë nënshkruar Deklaratën për Personat e Zhdukur.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiNënshkrimi i Deklaratës për Personat e Zhdukur më 2 maj në Bruksel është bërë temë debati në seancën e sotme (e enjte) të Kuvendit të Kosovës.
Nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se përmes kësaj deklarate, Serbia pranon për herë të parë krimet e bëra gjatë luftës në Kosovë, mirëpo deputetët opozitarë kritikuan kryeministrin Kurti se ka gabuar ku ka pranuar të largohet termi “persona të zhdukur me dhunë”, i cili sipas tyre njihet edhe në konventat ndërkombëtare. Por zëvendëskryeministri, njëherësh kryenegociator i dialogut me Serbinë, Besnik Bislimi tha se ka dokumente të Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut që i referohen termit “persona të zhdukur me forcë”, siç figuron në deklaratën e nënshkruar.
Madje Bislimi paraqiti një dokument që sipas tij është dakorduar në vitin 2020 nga Qeveria Hoti, që sipas tij, ka zero brengë për personat e zhdukur. Përkitazi me këtë, ai tha se s’ka asnjë barazim në krime në Deklaratën për Personat e Zhdukur.
“Kjo është deklarata që është dakorduar në Bruksel me 7 shtator 2020 nga ish-kryeministri Hoti. Kjo deklaratë i ka vetëm shtatë fjali, gjashtë prej tyre tregojnë se kush do të jetë kryesues i komisionit, si do të bëhet ai dhe kur do të kryhet puna. Pra ka zero brengë dhe sqarime për atë se sa është i rëndësishëm gjetja e personave të zhdukur. Ka edhe titullin ‘persona të pagjetur’. Këtu thuhet se me çështjen e të pagjeturve do të merremi 1 vit pasi të kemi marrëveshjen finale me Serbinë. Njëherë marrëveshja finale me Serbinë, pastaj do të merremi me këtë temë, pra zero urgjencë në trajtimin e kësaj çështje. Me 8 shtator 2020 i kemi deklaratat e zotëri Selmanaj i cili thotë se kjo temë është konsumuar dhe ezauruar. Kjo është brenga e deputetëve të LDK-së për temën e të pagjeturve. Deklarata që ne jemi dakorduar më 2 maj 2023 e ka titullin deklarata e kryeministrit Albin Kurti. Më tregoni nga data e fillimit të negociatave në Bruksel në vitin 2011 deri në këtë dokument kur një udhëheqësi të Kosovës i është referuar me titullin kryeministër apo president. Ju po thoni keni gabuar se keni hequr termin persona të zhdukur me dhunë, tregoni kur e keni futur ju në dokument që ne e kemi larguar. Këtu thotë ‘forcibly disappeared persons’, unë mund t’iu gjej dokumente të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriu që i referohet personave të zhdukur me dhunë apo ‘forcibly disappeared persons’ në kuadër të drejtësisë ndërkombëtare. Është mirë vetëm të identifikoni një fjali këtu që vendos barazi në krime, personat e zhdukur nuk janë kategori e re, dihet me emra dhe mbiemra kush janë zhdukur. Është idiotësi me thënë se po barazohen krimet”, tha Bislimi.
Të kundërtën e kësaj e tha deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, i cili theksoi se nënshkrimi i deklaratës ku hiqet termi “persona të zhdukur me dhunë” është gabim historik dhe kombëtar i Kosovës. Ndërkaq shtoi se Qeveria Hoti e ka pasur top prioritet çështjen e personave të zhdukur.
“Ne jemi kujdesur shumë që as mos të amnistojmë shtetin e Serbisë, as mos të barazojmë institucionalisht argumentet dhe faktet. Sigurisht jemi kujdes në fund që palët të kenë të drejtë të kërkojnë kompensim. Unë jam i bindur se ka gabuar rëndë Qeveria e Kosovës që ka pranuar që zhdukja me dhunë të hiqet nga dokumenti. Zhdukja me dhunë sipas konventës së OKB-së, neni 2 i saj flet qartazi se zhdukjen me dhunë e bëjnë agjentë shtetërorë në mënyrë të organizuar… Kjo është gabim historik dhe kombëtar që i është bërë shtetit të Kosovës. Referenca se Kosova paska dokumente edhe para vitit 2008 është gabim, gabim i madh, pasi Kosova s’ka asnjë dokument”, tha ai.
Në debat u përfshi edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se përmes nënshkrimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, Serbia pranon për herë të parë krimet e bëra në Kosovë gjatë luftës së fundit. Ajo përmendi edhe disa deklarata të ish-eksponentëve të PDK-së që sipas saj kërkonin të amnistoheshin gjitha krimet e bëra gjatë luftës në Kosovë.
“Nënshkrimi i Deklaratës për të Zhdukurit e bën Serbinë përgjegjëse për krimet e zhdukjes me forcë të qytetarëve tanë. Për herë të parë përmes një dokumenti zyrtar Serbia pranon krimin e bërë dhe obligohet që të jap informacione për varrezat masive ku ende i mban qytetarët tanë. Po ashtu obligohet që mos t’i pengojë gërmimet siç ka ndodhur në vazhdimësi. Pra me atë deklaratë, Serbia pranon krimet shtetërore mbi popullin e Kosovës dhe qytetarët tanë. Për mua është e papranueshme që një deputet i Kuvendit të Kosovës thotë se Serbinë nuk e obligon ky dokument. Kjo është e papranueshme, pasi kjo është ajo çka Serbia dëshiron të dëgjojë… Ka pasur përpjekje nga qeveritë e kaluara, kur ato janë udhëhequr nga njerëzit e PDK-së që të amnistohen krimet që Serbia i ka bërë në Kosovë”, theksoi ajo.
Në anën tjetër, në reagimin e saj deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, u shpreh e habitur me këto deklarata të ministres Haxhiu. Ajo insistoi se termin “të zhdukur me forcë” nuk njihet në konventat ndërkombëtare.
“Për besë habitem me çfarë komoditeti del dhe flisni këtu. Më gjeni në ndonjë dokument ndërkombëtar të drejtësisë dhe konventave ndërkombëtare që merren me çështjen dhe mbrojtjen e personave të zhdukur me dhunë, termin ‘forcibly disappeared persons’. Më gjej dhe më thuaj”, tha deputetja Hoxha.
Në debat u inkuadrua edhe deputeti tjetër i LDK-së, Kujtim Shala, i cili paraqiti argumentet e tij se pse në Deklaratën për Personat e Zhdukur, Kosova barazohet me Serbinë për këtë çështje.
“Nëse shihni tekstin e deklaratës, pas kokës së saj që e bënë preambulën ka një formulim të tillë ‘Angazhohemi së bashku’. Pra kemi të bëjmë me dy palë të cilat marrin përsipër gjithçka që përmbajnë deklarata. Aq sa merr përsipër Serbia, merr përsipër edhe Kosova për të njëjtën çështje. Ky është barazim, kaq”, tha ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq,
Nënshkrimi i Deklaratës për Personat e Zhdukur më 2 maj në Bruksel është bërë temë debati në seancën e sotme (e enjte) të Kuvendit të Kosovës. Nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se përmes kësaj deklarate, Serbia pranon për herë të parë krimet e bëra gjatë luftës në Kosovë, mirëpo deputetët opozitarë kritikuan kryeministrin Kurti se ka gabuar ku ka pranuar të largohet termi “persona të zhdukur me dhunë”, i cili sipas tyre njihet edhe në konventat ndërkombëtare.
Por, zëvendëskryeministri, njëherësh kryenegociator i dialogut me Serbinë, Besnik Bislimi tha se ka dokumente të Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut që i referohen termit “persona të zhdukur me forcë”, siç figuron në deklaratën e nënshkruar.
Madje, Bislimi paraqiti një dokument që sipas tij është dakorduar në vitin 2020 nga Qeveria Hoti, që sipas tij, ka zero brengë për personat e zhdukur.
Përkitazi me këtë, ai tha se s’ka asnjë barazim në krime në Deklaratën për Personat e Zhdukur.
Bisilimi: Ka dokumente të Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut që i referohen personat e zhdukur me forcë
Video
“Kjo është deklarata që është dakorduar në Bruksel me 7 shtator 2020 nga ish-kryeministri Hoti. Kjo deklaratë i ka vetëm shtatë fjali, gjashtë prej tyre tregojnë se kush do të jetë kryesues i komisionit, si do të bëhet ai dhe kur do të kryhet puna. Pra ka zero brengë dhe sqarime për atë se sa është i rëndësishëm gjetja e personave të zhdukur. Ka edhe titullin ‘persona të pagjetur’. Këtu thuhet se me çështjen e të pagjeturve do të merremi 1 vit pasi të kemi marrëveshjen finale me Serbinë. Njëherë marrëveshja finale me Serbinë, pastaj do të merremi me këtë temë, pra zero urgjencë në trajtimin e kësaj çështje. Me 8 shtator 2020 i kemi deklaratat e zotëri Selmanaj i cili thotë se kjo temë është konsumuar dhe ezauruar. Kjo është brenga e deputetëve të LDK-së për temën e të pagjeturve. Deklarata që ne jemi dakorduar më 2 maj 2023 e ka titullin deklarata e kryeministrit Albin Kurti. Më tregoni nga data e fillimit të negociatave në Bruksel në vitin 2011 deri në këtë dokument kur një udhëheqësi të Kosovës i është referuar me titullin kryeministër apo president. Ju po thoni keni gabuar se keni hequr termin persona të zhdukur me dhunë, tregoni kur e keni futur ju në dokument që ne e kemi larguar. Këtu thotë ‘forcibly disappeared persons’, unë mund t’iu gjej dokumente të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriu që i referohet personave të zhdukur me dhunë apo ‘forcibly disappeared persons’ në kuadër të drejtësisë ndërkombëtare. Është mirë vetëm të identifikoni një fjali këtu që vendos barazi në krime, personat e zhdukur nuk janë kategori e re, dihet me emra dhe mbiemra kush janë zhdukur. Është idiotësi me thënë se po barazohen krimet”, tha Bislimi.
Të kundërtën e kësaj e tha deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, i cili theksoi se nënshkrimi i deklaratës ku hiqet termi “persona të zhdukur me dhunë” është gabim historik dhe kombëtar i Kosovës.
Ndërkaq, shtoi se Qeveria Hoti e ka pasur top prioritet çështjen e personave të zhdukur.
Selmanaj: Qeveria e Kosovës ka gabuar me deklaratën për personat e zhdukur
Video
“Ne jemi kujdesur shumë që as mos të amnistojmë shtetin e Serbisë, as mos të barazojmë institucionalisht argumentet dhe faktet. Sigurisht jemi kujdes në fund që palët të kenë të drejtë të kërkojnë kompensim. Unë jam i bindur se ka gabuar rëndë Qeveria e Kosovës që ka pranuar që zhdukja me dhunë të hiqet nga dokumenti. Zhdukja me dhunë sipas konventës së OKB-së, neni 2 i saj flet qartazi se zhdukjen me dhunë e bëjnë agjentë shtetërorë në mënyrë të organizuar… Kjo është gabim historik dhe kombëtar që i është bërë shtetit të Kosovës. Referenca se Kosova paska dokumente edhe para vitit 2008 është gabim, gabim i madh, pasi Kosova s’ka asnjë dokument”, tha ai.
Në debat u përfshi edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se përmes nënshkrimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, Serbia pranon për herë të parë krimet e bëra në Kosovë gjatë luftës së fundit.
Ajo përmendi edhe disa deklarata të ish-eksponentëve të PDK-së që sipas saj kërkonin të amnistoheshin gjitha krimet e bëra gjatë luftës në Kosovë.
Haxhiu: Serbia për herë të parë pranon krimet e bëra, njerëz të PDK-së kanë kërkuar amnistimin e krimeve
Video
“Nënshkrimi i Deklaratës për të Zhdukurit e bën Serbinë përgjegjëse për krimet e zhdukjes me forcë të qytetarëve tanë. Për herë të parë përmes një dokumenti zyrtar Serbia pranon krimin e bërë dhe obligohet që të jap informacione për varrezat masive ku ende i mban qytetarët tanë. Po ashtu obligohet që mos t’i pengojë gërmimet siç ka ndodhur në vazhdimësi. Pra me atë deklaratë, Serbia pranon krimet shtetërore mbi popullin e Kosovës dhe qytetarët tanë. Për mua është e papranueshme që një deputet i Kuvendit të Kosovës thotë se Serbinë nuk e obligon ky dokument. Kjo është e papranueshme, pasi kjo është ajo çka Serbia dëshiron të dëgjojë… Ka pasur përpjekje nga qeveritë e kaluara, kur ato janë udhëhequr nga njerëzit e PDK-së që të amnistohen krimet që Serbia i ka bërë në Kosovë”, theksoi ajo.
Në anën tjetër, në reagimin e saj deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, u shpreh e habitur me këto deklarata të ministres Haxhiu. Ajo insistoi se termin “të zhdukur me forcë” nuk njihet në konventat ndërkombëtare.
Hoxha: Habitem me komoditetin e juaj ministre Haxhiu
Video
“Për besë habitem me çfarë komoditeti del dhe flisni këtu. Më gjeni në ndonjë dokument ndërkombëtar të drejtësisë dhe konventave ndërkombëtare që merren me çështjen dhe mbrojtjen e personave të zhdukur me dhunë, termin ‘forcibly disappeared persons’. Më gjej dhe më thuaj”, tha deputetja Hoxha.
Në debat u inkuadrua edhe deputeti tjetër i LDK-së, Kujtim Shala, i cili paraqiti argumentet e tij se pse në Deklaratën për Personat e Zhdukur, Kosova barazohet me Serbinë për këtë çështje.
“Nëse shihni tekstin e deklaratës, pas kokës së saj që e bënë preambulën ka një formulim të tillë ‘Angazhohemi së bashku’. Pra kemi të bëjmë me dy palë të cilat marrin përsipër gjithçka që përmbajnë deklarata. Aq sa merr përsipër Serbia, merr përsipër edhe Kosova për të njëjtën çështje. Ky është barazim, kaq”, tha ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, më 2 maj në Bruksel kanë nënshkruar Deklaratën për Personat e Zhdukur.
Lajmet
KQZ pritet që sot ta përmbyllë rinumërimin e votave
Published
2 days agoon
January 30, 2026By
UBTnews
Sot pritet të përmbyllet procesi i rinumërimit të gjithsej 2 mijë e 557 vendvotimeve nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
Ai bëri me dije se deri më tani janë rinumëruar rreth 95% e tyre.
“Nga fillimi i këtij procesi (13 janar) dhe deri në përfundimin e ditës së enjte (29 janar) janë rinumëruar rreth 95% apo 2,414 nga 2,557 vendvotime. Pra, kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 143 vendvotime që i takojnë 4 komuave të fundit nga ky proces, si Prishtinë, Podujevë, Suharekë dhe Shtërpcë”, deklaroi ai.
Lajmet
Gjenden mbetje eshtërore në Skenderaj, dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës
Published
2 days agoon
January 30, 2026By
UBTnews
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësiti për hetimin e personave të zhdukur gjatë luftës në bashkëpunim me IML-në ja në bërë gërmime në fshatin Marinë të Skenderajt, ku janë hasur mbetje eshtërore.
Sipas policisë këto mbetje dyshohet se i përkasin personave të zhdukur në vitin 1998/1999.
“Nga njësiti për hetimin e personave të zhdukur gjatë luftës në bashkëpunim me IML-në janë bërë gërmime në fshatin Marinë, ku janë hasur mbetje të eshtrave që dyshohet se i përkasin njeriut. Mbetjet e eshtrave janë marrë nga njësia e IML-së për ekzaminim”, thuhet në raportin policor.
Lajmet
Përmbyllet me sukses punëtoria ndërkombëtare “Journalism for Juniors”, me ndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit
Published
3 days agoon
January 29, 2026By
ubtnews
Punëtoria ndërkombëtare “Journalism for Juniors (J4J) – Mobile Journalism Workshop”, e organizuar nga UBT në bashkëpunim me TRT dhe Institutin Yunus Emre, u përmbyll me sukses, duke ofruar një përvojë të vlefshme profesionale për studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, si dhe për nxënësit e UBT International Smart Schools.

Kjo punëtori shërbeu si një platformë edukative dhe praktike për fuqizimin e të rinjve me aftësi bashkëkohore në gazetarinë mobile, tregimin kreativ të storieve dhe prodhimin e përmbajtjes digjitale me ndikim social.
Gjatë ditëve të punëtorisë, pjesëmarrësit u angazhuan në sesione intensive që përfshinë bazat e gazetarisë, etikën profesionale, storytelling digjital dhe përdorimin e mjeteve mobile për xhirim, editim dhe shpërndarje të përmbajtjes mediatike.
Përmes punës praktike në terren, studentët dhe nxënësit patën mundësinë të krijojnë video-storie autentike, të ndërtuara nga perspektiva të ndryshme dhe të përshtatura për platformat digjitale.
Një moment i veçantë i kësaj ngjarjeje ishte Digital Video Competition, ku u realizua shfaqja në grup e video-storieve të përgatitura nga pjesëmarrësit. Këto punime u vlerësuan nga një juri profesionale e përbërë nga gazetarë dhe ekspertë të TRT-së, të cilët ofruan feedback konstruktiv dhe këshilla profesionale, duke vlerësuar kreativitetin, qasjen vizuale dhe mesazhin shoqëror të videove të realizuara.
Punimet e të rinjve u vlerësuan si dëshmi e potencialit të madh krijues dhe e përgatitjes së tyre për t’u përballur me sfidat e gazetarisë moderne, duke treguar se gazetaria mobile është një mjet i fuqishëm për të rrëfyer histori reale dhe me ndikim.
Punëtoria u përmbyll me ndarjen e certifikatave si vlerësim për angazhimin dhe punën e tyre gjatë gjithë procesit trajnues. Në këtë ceremoni u theksua rëndësia e bashkëpunimeve ndërkombëtare në edukimin e brezit të ri të gazetarëve dhe roli i UBT-së si institucion që promovon arsimin praktik, inovacionin dhe lidhjen e drejtpërdrejtë me industrinë e medias.



Lajmet
UBT dhe Universiteti “Eqrem Çabej” bashkojnë vizionet për arsimin dhe inovacionin
Published
3 days agoon
January 29, 2026By
ubtnews
UBT dhe Universiteti “Eqrem Çabej” në Gjirokastër kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi akademik, me qëllim forcimin e lidhjeve institucionale dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e arsimit të lartë, kërkimit shkencor dhe inovacionit.

Marrëveshja u nënshkrua gjatë një vizite zyrtare të delegacionit të Universitetit “Eqrem Çabej”, të prirë nga Rektori i këtij universiteti, Prof. Dr. Jaho Cana, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Prishtinë. Delegacioni u mirëprit nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, së bashku me stafin akademik të UBT-së.
Gjatë takimit, rektorët e dy institucioneve theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndëruniversitar në hapësirën shqiptare, duke vënë theksin në shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve, zhvillimin e programeve të përbashkëta studimore, si dhe realizimin e projekteve kërkimore dhe shkencore me interes të ndërsjellë.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, prezantoi modelin unik të UBT-së, veçanërisht rolin e Parkut Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik si një urë lidhëse ndërmjet akademisë, industrisë dhe inovacionit, duke theksuar se UBT mbetet i përkushtuar në ndërtimin e partneriteteve strategjike rajonale dhe ndërkombëtare.
“Ne kemi menduar të krijojmë një ekosistem transdisiplinar, ku bashkëpunimi është në zemër të strategjisë sonë dhe ku universiteti ka ndikim të drejtpërdrejtë në shoqëri”, theksoi Hajrizi.
Nga ana e tij, Rektori i Universitetit “Eqrem Çabej”, Prof. Dr. Jaho Cana, vlerësoi lart filozofinë dhe misionin e UBT-së, duke e cilësuar këtë institucion si një universitet që ka lindur për t’i shërbyer shoqërisë dhe për të krijuar vlera konkrete për të.
“Ju keni lindur si një universitet për t’i ofruar të mira kësaj shoqërie. Jeni një universitet për t’i dhënë shoqërisë dhe sinqerisht ndihem i befasuar pozitivisht nga ajo që pashë këtu”, u shpreh Rektori Cana.
Ai shtoi se bashkëpunimi me një universitet si UBT-ja është prioritet për Universitetin “Eqrem Çabej”, duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të urave të qëndrueshme akademike ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë në rajon.
“Bashkëpunimi me një universitet si ju është prioritet i yni dhe jemi të bindur se kjo marrëveshje do të prodhojë rezultate konkrete për të dy institucionet”, tha Cana.
Vizita përfshiu edhe një tur në ambientet e Parkut Shkencor të UBT-së, ku delegacioni u njoh nga afër me laboratorët, qendrat e inovacionit dhe infrastrukturën moderne që mbështet arsimin, kërkimin dhe zhvillimin teknologjik.





KQZ pritet që sot ta përmbyllë rinumërimin e votave
Gjenden mbetje eshtërore në Skenderaj, dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës
Përmbyllet me sukses punëtoria ndërkombëtare “Journalism for Juniors”, me ndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit
UBT dhe Universiteti “Eqrem Çabej” bashkojnë vizionet për arsimin dhe inovacionin
Koncerti i Fakultetit të Muzikës Moderne dhe Produksionit Digjital sjell kreativitetin e studentëve
PDK kërkon hetim ndaj Kurtit për “mashtrim publik” në rastin e dronëve kamikaz
Isa Mustafa: LDK ka potencial për t’u ringritur, problemet nuk zgjidhen me tifozllëk
Gjykata refuzon propozimet e mbrojtjes për prova shtesë në rastin e Liridona Ademajt
Dogana në aksion, kontrolle në barnatoret e Pejës dhe Gjakovës
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Rajoni2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Rajoni2 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Rajoni3 months agoNjë kontribut shkencor për ruajtjen e trashëgimisë inxhinierike në Kosovë – Publikohet artikulli i profesorëve të UBT-së, Naser Morina dhe Hazir Çadraku
