Lajmet

Ekipet e forenzikës policore në vendin e ngjarjes ku ndodhi vrasja e dyfishtë në Malishevë

Published

on

Në vendin e krimit ku u vranë dy vëllezërit Morina në Golluboc të Malishevës tashmë janë edhe ekipet e forenzikës policor.

Ata do të marrin provat përmes së cilës do të identifikojnë detajet nga vendi ku ndodhi vrasja e që dyshohet të jetë kryer nga dhëndëri i tyre.

Ndërkohë është duke vazhduar edhe kërkimi i tij, e ku për këtë është aktivizuar edhe njësiti policor K9.

I dyshuari raportohet se ka qenë i dyshuar për dy vepra penale, ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Kanosje’.

Sipas informacioneve të para, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur edhe aktakuzë ndaj tij për këtë rast.

Ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë se janë duke ndërmarrë gjitha veprimet për rastin tragjik.

Rreth orës 11:30, jemi njoftuar se dy persona të gjinisë mashkullore, të moshës madhore (vllezër), janë dërguar në QMF-në e Kijevës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës. Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave. Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin, deri më tani është identifikuar një person i dyshuar, gjithashtu mashkull i moshës madhore. Në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin dhe arrestimin e të dyshuarit”, tregoi ai./EO

Continue Reading

Lajmet

Përsëri rritet çmimi i naftës në Kosovë

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka caktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për ditën e sotme.

Sipas këtij vendimi, litri i naftës do të kushtojë më së shumti 1.79 euro, benzina 1.52 euro, ndërsa gazi 0.62 euro.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00. Kjo është dita e katërt radhazi që çmimi i naftës në vend po rritet me nga 1 cent për litër. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Jessie J ndërpret koncertin pas përleshjes së fansave në turmë

Published

on

Këngëtarja britanike Jessie J ka ndërprerë për pak çaste performancën e saj në Angli, pasi disa fansa në turmë u përfshinë në një përleshje.

Gjatë koncertit pranë Londrës, këngëtarja u kërkoi të pranishmëve të qetësoheshin dhe të mos përfshiheshin në konflikte.

“Ky është alkooli dhe egoja. Thjesht qetësohuni. Të grindesh është humbje kohe, sidomos të godasësh dikë. Dhe para fëmijëve, absolutisht jo”, u tha ajo fansave.

Jessie J u bëri thirrje të pranishmëve që të mos reagonin me agresivitet, edhe në rastet kur dikush tjetër po sillej keq.

Pasi situata nuk u qetësua, këngëtarja kërkoi që personat e përfshirë në konflikt të nxirreshin nga salla, në mënyrë që koncerti të vazhdonte.

“Shumë njerëz kanë shpenzuar para për këtë koncert për të më parë. Thjesht nxirrini jashtë që të vazhdojmë. Nuk më duhen këtu. Njerëzit kanë pritur me orë të tëra për të na parë”, tha ajo.

Reagimi i saj u prit pozitivisht nga fansat, të cilët e vlerësuan për mënyrën e drejtpërdrejtë dhe të vendosur se si e menaxhoi situatën./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Po rinovohet Teatri ODA në Prishtinë, investim prej 1.3 milionë eurosh

Published

on

Po vazhdojnë punimet për rinovimin e plotë të Teatrit ODA në Prishtinë, një nga hapësirat më të rëndësishme të skenës së pavarur dhe artit bashkëkohor në Kosovë.

Pas më shumë se dy dekadash veprimtari artistike, objekti po transformohet me synim krijimin e kushteve më të mira për artistët dhe publikun, duke ruajtur rolin e tij në jetën kulturore të kryeqytetit.

Projekti kap vlerën prej 1.3 milionë eurosh dhe synon forcimin e infrastrukturës kulturore, si dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e skenës artistike në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për restaurimin e shtëpisë së familjes Koçbashliu në Prizren

Published

on

Po vazhdojnë punimet për restaurimin e shtëpisë së familjes Koçbashliu, një aset me vlera të veçanta historike, arkitekturore dhe etnologjike, i cili ndodhet në Qendrën Historike të Prizrenit.

Kjo shtëpi tradicionale ruan elemente karakteristike të arkitekturës qytetare prizrenase, ndër to edhe hajatin dhe çardakun, që i japin objektit veçoritë e tij tipologjike.

Përmes restaurimit synohet ruajtja e këtij objekti dhe e vlerave të tij të trashëgimisë kulturore, duke mbrojtur një pjesë të rëndësishme të kujtesës dhe identitetit historik të Prizrenit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara