Lajmet

​Çitaku fton qytetarët që të votojnë: Me votën tuaj fuqizohet demokracia

Çitaku tha se sot është një ditë vendimtare për të ardhmen e 21 komunave.

Published

on

Partia Demokratike e Kosovës ka ftuar të gjithë qytetarët e komunave në balotazh që të dalin të votojnë për të zgjedhur udhëheqësit e tyre.

Në një konferencë për media, nënkryetarja Vlora Çitaku tha se sot është një ditë vendimtare për të ardhmen e 21 komunave. Çitaku tha se me verdiktin që do të japin sot qytetarët e komunave në balotazh fuqizohet demokracia dhe shteti i Kosovës.

“Sot, qytetarët e komunave në balotazh e kanë mundësinë që të zgjedhin udhëheqësit më të mirë të komunave të tyre. Andaj, i ftoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të dalin, në mënyrë sa më masive ta shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe të japin verdiktin e tyre se kush dëshirojnë që t’i udhëheqë në katër vjetët e ardhshëm. Të rinjtë dhe të rejat e Kosovës, prindërit tanë, me votën e tyre sot, do të fuqizojnë demokracinë she shtetin e Kosovës”, tha ajo.

Nga informatat që kanë marrë nga tereni, Çitaku tha se mbarëvajtja e procesit zgjedhor po shkon mirë.

“Nga mijëra aktivistë të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët janë të angazhuar në procesin zgjedhor të raundit të dytë në tërë territorin e vendit, vlerësohet se mbarëvajtja e deritashme e procesit zgjedhor po shkon mirë. Dhe shpresoj që në fund të ditës, demokracia të jetë fituesi dominuese në këto zgjedhje”, tha ajo.

Sot po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Lajmet

Komanda e Forcave Tokësore e FSK-së realizon ushtrimin fushor “Tango Mike”

Published

on

By

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se në kuadër të përgatitjeve për validimin e Regjimentit të tretë të këmbësorisë, Kompania e armëve ka realizuar ushtrimin fushor “Tango Mike”.

Sipas njoftimit ushtrimi i Komandës së Forcave Tokësore (KFT) është realizuar me qëllim të vlerësimit të kapaciteteve operacionale dhe aftësive taktike të togjeve, si dhe testimin e funksionimit të komandës dhe ndërlidhjes në kushte të ngjashme me ato reale të betejës.

“Në këtë ushtrim janë validuar togjet e kompanisë, duke u vlerësuar në aspektin e dislokimit në terren, lëvizjes taktike, vendosjes në pozicione mbrojtëse dhe mbështetje me zjarre për njësitë operacionale të këmbësorisë”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person për sulm ndaj personit zyrtar dhe armëmbajtje pa leje

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person për sulm ndaj personit zyrtar dhe armëmbajtje pa leje në Kaçanik.

Sipas policisë, rreth mbrëmë rreth orës 23:00, në rrugën “Vëllezërit Çaka” në Kaçanik, ka ndodhur një rast i sulmit ndaj personave zyrtarë.

Menjëherë, policët e rendit dhe hetuesit rajonalë kanë reaguar ndaj thirrjes dhe pas intervistimit të viktimave dhe dëshmitarëve, është kuptuar se derisa policët në detyrë, gjatë tentativës për arrestimin e një personi të dyshuar, janë sulmuar nga ky i fundit”, njofton policia.

Sipas policisë, i dyshuari, gjatë rezistencës, ka goditur zyrtarët policorë me shqelma në pjesën e këmbëve.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, ka pranuar veprën penale për të cilën ngarkohet”, njofton policia.

Në komunikatë thuhet po ashtu se, ai ka pranuar se posedonte dy thika që janë gjetur në veturën e tij.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar hetuesit rajonalë të ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore dhe ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit B.M, 21 vjeç, për 48 orë.

Continue Reading

Lajmet

Rama dhe Ahmeti zhvillojnë takim në Shkup: Diskutim për marrëdhëniet ndëretnike dhe rrugën evropiane

Published

on

By

Në ditën e dytë të samitit për Planin e Rritjes BE–Ballkani Perëndimor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me liderin e BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, në Shkup.

Takimi, që u cilësua si “vëllazëror” nga Ahmeti, u përqendrua në çështje kyçe që prekin Maqedoninë e Veriut dhe rajonin, përfshirë kërcënimet ndaj Marrëveshjes së Ohrit, marrëdhëniet ndëretnike dhe nevojën për forcimin e raporteve ndërmjet dy shteteve fqinje.

“E ardhmja evropiane e rajonit është e përbashkët, nuk ka ndarje në këtë proces”, ka deklaruar Ahmeti, i cili ndau edhe fotografi nga takimi përmes rrjeteve sociale. Ai shtoi se diskutimi me Ramën ishte i sinqertë dhe politikisht i thellë, në funksion të barazisë dhe perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Continue Reading

Lajmet

Kurti dhe Vuçiq ndër folësit në Samitin për Planin e Rritjes në Shkup

Published

on

By

Në Shkup po mbahet një samit dyditor mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, me fokus në zbatimin e Planit të Rritjes për rajonin dhe avancimin e bashkëpunimit ekonomik përmes Tregut të Përbashkët Rajonal.

Pjesëmarrës në këtë takim janë liderë të vendeve të rajonit, përfshirë kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq, dhe kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Borjana Krišto. Ata janë bashkuar nga përfaqësues të lartë të BE-së, si dhe të institucioneve ndërkombëtare si BERZH dhe Banka Botërore.

Samiti, i cili nisi dje me një darkë zyrtare të organizuar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në ambientet e “Winery Kamnik”, vazhdon sot në hotelin “Hilton Double Tree”. Takimi përfshin dy panele diskutimi, ku liderët diskutojnë progresin në implementimin e Planit të Rritjes dhe prezantojnë propozime për nisma të reja rajonale.

Ngjarja do të përmbyllet me një konferencë për media dhe një drekë zyrtare. Samiti shihet si një mundësi për të forcuar integrimin ekonomik dhe politik mes vendeve të rajonit dhe për të avancuar procesin drejt integrimit evropian.

Continue Reading

Të kërkuara