Sport

​Ceferin-Ademit pas rizgjedhjes në krye të FFK-së: Mezi po pres të të takoj

Në urimin e tij për rizgjedhjen në krye të FFK-së kreu i qeverisë së futbollit evropian ka përgëzuar presidentin Ademi.

Published

on

Menjëherë pas Kuvendit Zgjedhor të FFK-së, ku presidenti Agim Ademi u rikonfirmua në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës për një mandat të ri katërvjeçar, ka arritur edhe telegram urimi i presidentit të UEFA-s, Aleksandër Çeferin.

Në urimin e tij për rizgjedhjen në krye të FFK-së kreu i qeverisë së futbollit evropian ka përgëzuar presidentin Ademi për ri-besimin e marrë nga delegatët e Kuvendit të FFK-së dhe për punën e bërë gjatë mandatit të parë.

“Jam i lumtur t’ju përgëzoj për rizgjedhjen në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës. Shumë punë të rëndësishme tashmë janë bërë për të ndërtuar dhe përmirësuar infrastrukturën e futbollit – stadiumet, fushat, qendrat kombëtare të stërvitjes janë disa shembuj kyç deri më sot. Ky progres i jashtëzakonshëm ka vendosur themelet për të ardhmen dhe ka krijuar një mjedis ku futbolli mund të ngrihet dhe të rritet për të përmbushur potencialin e tij të plotë. Të uroj gjithë të mirat në mandatin në vazhdim Agim dhe mezi pres të të takoj ty dhe të gjithë ekipin e Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili vazhdon të inkurajojë, zgjerojë dhe ofrojë mundësi të reja dhe emocionuese për futbollin në Kosovë”, thuhet në urimin e tij.

Lajmet

Ballkani fiton 1-2 ndaj Drenicës

Published

on

Ballkani nuk është dorëzuar në garën për titullin kampion, duke marrë pikët e plota në udhëtim te Drenica.

“Xhebrailat” triumfuan me rezultat 1:2 në një sfidë të baraspeshuar. Toni Domgjoni kaloi Ballkanin në epërsi në minutën e 38-të, pas një aksioni të shpejtë dhe të bukur. Epërsinë e dyfishoi Festim Alidema në minutën e 53-të, pas një tjetër aksioni të organizuar mirë. Drenica arriti vetëm golin e nderit, të realizuar nga mesfushori Igball Jashari në minutën e 82-të.

Me këtë fitore, Ballkani mban pozitën e dytë me 55 pikë, pesë më pak se Drita, ndërsa Drenica renditet në vendin e shtatë me 38 pikë.

 

Continue Reading

Lajmet

Dukagjini fiton 0-2 ndaj Ferizajt

Published

on

Dukagjini ka shënuar një fitore komode në udhëtim te Ferizaj, në kuadër të xhiros së 31-të në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Klina arkëtoi pikët e plota pas triumfit 0-2, në një sfidë ku ishte superiore në pjesën më të madhe të lojës. Hekuran Berisha e zhbllokoi rezultatin pas 38 minutash me një supergol, duke i dhënë epërsinë mysafirëve.

Ferizaj pati dy mundësi të mira për të barazuar, por nuk arriti t’i konkretizojë ato. Fitoren e vulosi Dionit Isufi me një tjetër eurogol nga distanca në minutën e 51-të. Gjithçka që arriti Ferizaj ishte goli i nderit, i realizuar nga Betim Haxhimusa në minutën e 90-të.

Me këtë fitore, Dukagjini renditet në pozitën e gjashtë me 41 pikë, ndërsa Ferizaj mban vendin e nëntë me 33 pikë.

Continue Reading

Sport

Mbyllet gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve, Atletico Madrid 1-1 Arsenal

Published

on

Ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve mes Arsenalit dhe Atletico Madridit është mbyllur pa fitues, me rezultatin 1-1, në një përballje të fortë dhe të mbushur me tension.

Golat u shënuan nga Viktor Gyökeres për Arsenalin dhe Julian Alvarez për skuadrën spanjolle, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit. Te Atletico, më të dalluarit në fushë ishin Alvarez dhe Ruggeri, të cilët u vlerësuan me notën 7.2 për paraqitjen e tyre solide. Në anën tjetër, te Arsenali, lojtari i ndeshjes ishte Gyokeres me notën 7.7, falë golit nga penalltia dhe kontributit të vazhdueshëm në sulm. Ndërkohë, më i dobëti në këtë takim rezultoi David Hancko me notën 5.9, pasi shkaktoi penalltinë që i kushtoi skuadrës së tij.

Ndeshja e kthimit pritet të jetë vendimtare për fatin e finales, me të dy skuadrat që mbeten në garë të hapur për një vend në finalen e madhe.

Continue Reading

Sport

Gjysmëfinalja e Champions League: Atletico Madrid pret Arsenalin në orën 21:00

Published

on

By

Sonte në orën 21:00, Madridi do të jetë qendra e futbollit evropian, ku Atletico Madrid do të kërkojë finalen e madhe të Champions League në një përballje jetike kundër Arsenalit.

Si e vetmja skuadër spanjolle që ka arritur deri në këtë fazë, “Colchoneros” mbajnë mbi supe peshën e një kombi të tërë, duke u mbështetur te një seri mbresëlënëse fitoresh dhe te një mbrojtje e çeliktë.

Stadiumi pritet të jetë i stërmbushur dhe me një atmosferë elektrizuese, ku tifozët do të jenë “lojtari i 12-të” për të ndalur hovin e “Topçinjve” të Londrës.

Kjo gjysmëfinale premton një luftë të vërtetë taktike dhe emocionale, ku pasioni madrilen do të ndeshet me ambicien e madhe angleze për lavdi.

Continue Reading

Të kërkuara