Sport

​Dhuna në ndeshjen Gjilani-Ballkani diskutohet edhe në Kuvendin e Kosovës

U bë thirrje që autorët e këtij sulmi të dalin para drejtësisë dhe të dënohen me dënime maksimale.

Published

on

Incidenti i dhunshëm në ndeshjen e xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës ku tifozët e skuadrës vendëse sulmuan fizikisht portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri, i cili mori lëndime trupore dhe më pas u shtrua në spital për trajtim, ka ngjallur reagime edhe në Kuvend.

Zëvendëskryetarja e Komisionit për Sport, Albena Reshitaj, e cila këtë ngjarje të dhunshme e ka cilësuar si mesazhin më të keq të mundshëm për futbollin e Kosovës. Ajo ka thënë se organet përgjegjëse, duke përfshirë Federatën e Futbollit të Kosovës duhet të përkujdesen për sigurinë e të gjithë akterëve brenda një ngjarjeje sportive.

“Skenat që u panë të dielën në stadiumin e Gjilanit ku po luhej ndeshja kryesore kampionale mes Gjilanit dhe Ballkanit ishin mesazhi më i keq i mundshëm i reprezentimit si në nivel vendi ashtu edhe para opinionit ndërkombëtar ku Kosova është tash e gjashtë vjet anëtare e organizmave kryesorë të futbolli global, Federatës Botërore FIFA dhe asaj evropiane, UEFA-së… Organizimet e ndeshjeve sportive do të duhej të ishin obligim i padiskutueshëm i secilit klub, sikurse edhe i organizmave të tjerë të këtij sporti, përfshirë vetë federatën gjegjëse për të ofruar siguri për çdo akterë në fushë, duke përfshirë futbollistët, stafet e skuadrave, gjyqtarët, delegatët e ndeshjeve, gazetarët e deri te vetë tifozët”, tha Reshitaj.

Reshitaj ka bërë thirrje që autorët e këtij sulmi të dalin para drejtësisë dhe të dënohen me dënime maksimale.

“Të shqelmosh në fushë pas asnjë pengesë, është shqetësim i madh si për ne… Kërkoj nga organet kompetente duke filluar nga prokuroria e gjykata që me dënime maksimale të ndëshkojë sulmuesit të cilët vetëm sportin nuk e duan”, tha Reshitaj.

Ndryshe, Komisioni i Garave brenda FFK-së ka marrë vendim që kjo ndeshje t’i takojë Ballkanit me rezultat zyrtar 3:0, por skuadra e Gjilanit ka paralajmëruar ankesë për këtë çështje.

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara