Sport

​Broja: Jam gati për Shqipërinë, ja pse nuk po luajë shumë të Chelsea

Broja ka thënë se nuk e di nëse do të startojë ndaj Izraelit pasi këtë e vendosë trajneri.

Published

on

Në kuadër të Ligës së Kombeve, Shqipëria do t’i zhvillojë dy ndeshjet e fundit ku do të ballafaqohet me Izraelin në udhëtim me 24 shtator dhe pastaj tre ditë më vonë e pret Islandën në “Air Albania”.

Sulmuesi më në formë i kombëtares kuqezi, Armando Broja ka thënë se është i gatshëm dhe në formë shumë të mirë fizike dhe ka potencuar se synimi i skuadrës që që të marrë pikët e plota nga të dy këto ndeshje.

Mendimi im është se këto dy ndeshje janë ndeshje të rëndësishme dhe duhet fitorja dhe tre pikë për të dy ndeshjet edhe trajneri e bënë ekipen. Në stërvitje jemi duke i bërë skemat për ta fituar ndeshjen edhe vetëm fitoren e kemi në mendje dhe shpresojmë që t’i fitojmë tre pikë dhe më e rëndësishme është të fitohet ndeshja”, tha fillimisht Broja.

Përkundër se ndihet i gatshëm, Broja ka thënë se nuk e di nëse do të startojë ndaj Izraelit pasi këtë e vendosë trajneri.

Nuk e di, do të shohim sepse unë nuk e përzgjedhi ekipin, e bënë trajneri, të shohim se çfarë thotë trajneri por nëse më inkuadron do ta jap maksimumin dhe shpresojmë në tre pikë. E dimë se do të jetë ndeshje e vështirë se kur kemi luajtur në Tiranë na kanë mposhtur 2-1 por na duhet fitorja dhe shpresojmë të luajmë mirë si ekip dhe ta marrim fitoren e ndeshjes. Për mua nuk ka shumë presion se luaj futboll që nga mosha tre vjeçare dhe për mua nuk ka emocione apo presion, vetëm luaj për qejf dhe për fitoren e ndeshjes dhe ta ndihmojë ekipin. Jo, nuk ka shumë presion”, theksoi sulmuesi kuqezi.

Broja foli edhe për minutazhën e vogël që po i jepet në dispozicion te Chelsea duke e arsyetuar atë se skuadra londineze është shumë e forte në krahasim me Southamptonin, skuadër tek e cila kishte luajtur sezonin e kaluar në formë huazimi.

Jo jo gjithmonë jam në formë, bëjë stërvitje për çdo ditë edhe ne e dimë që është më e vështirë të inkuadrohesh te ekipi i Chelsea se sa në Southampton por stërvitem çdo ditë me lojtarë shumë të mirë edhe këtu në Shqipëri. Fizikisht jam mirë edhe po vazhdojmë të stërvisim mirë si ekip edhe vetëm fitoren e kemi në mendje dhe tre pikët”, tha Broja në fund.

Sport

Debatik Curri, trajner i ri i Gjilanit

Published

on

Skuadra e Gjilanit prezantoi të premten Debatik Currin si trajnerin e ri, i cili do të qëndrojë në krye të ekipit deri në përfundim të sezonit.

Curri merr postin pas largimit të Ardian Nuhiut, i cili sipas klubit u nda nga Gjilani më 29 shtator me marrëveshje të dyanshme pas rezultateve jo të kënaqshme.

Nën drejtimin e Nuhiut në shtatë xhirot e para, Gjilani regjistroi katër humbje, dy fitore dhe një barazim, duke u renditur në vendin e shtatë me shtatë pikë. Në xhiron e kaluar, gjatë humbjes 2:1 në derbin ndaj Dritës, ekipin e drejtoi Orhan Abdi.

Debatik Curri ishte i papunë që nga 26 tetori 2023, kur u largua nga Prishtina pas një marrëveshjeje të dyanshme.

41-vjeçari e kishte udhëhequr Prishtinën drejt triumfit në Kupën e Kosovës dhe drejtoi ekipin në 27 ndeshje zyrtare, me 11 fitore, 11 barazime dhe 5 humbje. Shkëputja me Prishtinën erdhi gjithashtu për shkak të rezultateve jo të mira.

Si futbollist, Curri ka pasur karrierë të pasur, duke luajtur për klube si Prishtina, Vorskla Poltava, Gençlerbirliği, Hoverla Uzhhorod, Sevastopol, Tirana dhe Flamurtari. Me përfaqësuesen e Shqipërisë, ai zhvilloi 44 ndeshje dhe shënoi një gol. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Sport

Lucas Vazquez: Karriera ime vazhdon jashtë Spanjës, idetë janë të qarta

Published

on

Pas përfundimit të kontratës me Real Madridin këtë verë, Lucas Vazquez ka zgjedhur të nisë një aventurë të re në Gjermani, duke iu bashkuar Bayer Leverkusenit në Bundesligë.

Ish-anësori i “Los Blancos” tregoi se kishte marrë oferta pas largimit nga Madridi, por nuk kishte dëshirë të qëndronte në futbollin spanjoll.

“Kisha interes nga disa ekipe, por doja të vazhdoja të konkurroja në nivelin më të lartë”, ka deklaruar Vazquez për mediat gjermane.

Futbollisti e sheh këtë hap si mundësinë ideale dhe ka vendosur që të mos kthehet në Spanjë: “Kjo mundësi ishte perfekte për mua në çdo aspekt. Nuk mendoj se do të rikthehem më në Spanjë. Kam shumë të qarta idetë për të vazhduar karrierën time”.

Vazquez largohet nga Real Madrid pas një dekade të suksesshme me klubin, ku fitoi gjithçka në nivel klubesh, përfshirë edhe tre tituj të Ligës së Kampionëve. Tani, 32-vjeçari synon të sjellë përvojën dhe mentalitetin fitues te një Leverkusen ambicioz. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Sport

​Mbappe i gatshëm të shkëlqejë edhe me Francën

Published

on

Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe, ka deklaruar se ndihet më i relaksuar dhe plotësisht i përshtatur me jetën në Madrid, ndërsa është gati të ndihmojë përfaqësuesen franceze në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur në “Parc des Princes”, ylli i Real Madridit tha se është në formë të mirë dhe se problemi i vogël në kyçin e këmbës së djathtë tashmë ka kaluar.

“Trajneri dëshiron që unë të luaj. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë problem të madh,” tha Mbappe.

Sulmuesi francez shtoi se ambientimi në kryeqytetin spanjoll e ka ndihmuar të gjejë qetësinë dhe ekuilibrin që kërkonte.

“Kam pasur vite më të ndërlikuara, por në Madrid jam përshtatur mirë. Nuk është një kritikë ndaj Francës, por është e vërtetë që jam më i qetë atje. Stili i jetës është më pak kaotik se në Paris,” tha Mbappe.

Deschamps ndërkohë paralajmëroi skuadrën e tij të mos e nënvlerësojë Azerbajxhanin, kundërshtarin e radhës në “Parc des Princes”.

“Sigurisht që nuk janë ndër ekipet më të mira evropiane, por vijnë nga një barazim kundër Ukrainës. Shtatë nga lojtarët e tyre luajnë për Qarabag-un, që ka fituar dy ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve,” theksoi ai.

Franca kryeson grupin e saj me dy fitore nga dy ndeshje dhe do të përballet me Azerbajxhanin në Paris, përpara se të udhëtojë drejt Islandës tri ditë më vonë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Kosova sonte synon fitore ndaj Sllovenisë

Published

on

Kombëtarja e Kosovës sonte do të përballet me Slloveninë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

“Dardanët” janë nikoqir të sllovenëve në ndeshjen e tretë të Grupit B. Ky ballafaqim do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.

Kujtojmë se “Dardanët” vijnë nga një fitore e madhe ndaj Suedisë dhe sonte synon tri pikët e radhës./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara