Lajmet
Biden: Stoltenberg tregoi lidership në drejtimin e NATO-s
”Sot Aleanca jonë është më e fortë, më e bashkuar dhe më proaktive se kurrë më parë”, tha ai,
Published
1 year agoon
By
UBT newsE mirëpres njoftimin se NATO do të zgjasë mandatin e sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg për një vit të mëtejshëm, deklaroi presidenti amerikan Joe Biden.
”Me lidershipin e tij të palëkundur, përvojën dhe gjykimin, sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg e ka kaluar Aleancën tonë përmes sfidave më të rëndësishme të sigurisë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, theksoi ai.
”Sot Aleanca jonë është më e fortë, më e bashkuar dhe më proaktive se kurrë më parë. Mezi pres të vazhdoj punën me Stoltenberg për të forcuar më tej Aleancën javën e ardhshme në Samitin e NATO-s në Vilnius dhe përpara Samitit të 75-vjetorit të NATO-s në Uashington DC vitin e ardhshëm”, përfundon deklarata e Biden e publikuar në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë. /ANSA/
Lajmet
Reagojnë “Dardanët”: S’qëndrojmë të heshtur kur ofendohemi
Published
4 mins agoon
November 19, 2024By
UBTnewsTifogrupi “Dardanët” që mbështesin Kosovën në të gjitha ndeshjet ka reaguar edhe njëherë në lidhje me atë çfarë ndodhi në Bukuresht, aty ku në ndeshjen kundër Rumanisë, tifozët brohorisnin “Kosova është Serbi”, veprim ky i cili u pasua me ndërperjen e ndeshjes në minutat shtesë të saj.
Tutje, në sfidën e së hënë me Lituaniën, të cilën Kosova e fitoi me rezultat 1-0, tifozët dardanë shfaqen banerin “Së bashku kundër racizmit”, derisa një ditë më pas, përmes një postimi në rrjetet sociale kanë thënë se nuk do të qëndrojnë të heshtur përballë përball fyerjeve duke shtuar se lojtarët do ta kenë gjithmonë mbështetjen e tyre.
“Këto ishin mesazhet tona mbrëmë kundër abuzimit me kore ofenduese që bënë rumunët në Bukuresht. Nuk do të qëndrojmë të heshtur. Sa herë që na fyejnë, bashkohemi edhe më shumë. Sepse ashtu siç thamë edhe dje përmes mesazhit tonë – çfarë mbet kur humb edhe nderi? Djemtë tanë kanë përkrahje të plotë për gjithë çfarë bënë atje dhe do të vazhdojnë ta kenë nga ne dhe gjithë populli”, thuhet në reagimin e dardanëve të shoqëruar me foto nga ndeshja me Lituanë.
Ndryshe, UEFA tashmë ka nisur procedurat disiplinore për ndeshje Rumani-Kosovë dhe së shpejti pritet një vendim për fatin e kësaj sfide.
Lajmet
Gërvalla thotë se është e pafajshme për mosdeklarim pasurie
Published
4 mins agoon
November 19, 2024By
UBTNewsMinistrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është paraqitur të martën në gjykatë për t’u përballur me akuzat për mosdeklarim pasurie.
Pas leximit të aktakuzës nga prokurori, Gërvalla ka deklaruar se është e pafajshme dhe ka refuzuar të pranojë akuzat.
Sipas aktakuzës, Gërvalla akuzohet për “Mosraportimin ose raportimin e rremë të pasurisë, të ardhurave, dhuratave dhe detyrimeve financiare”, pasi nuk ka deklaruar të ardhurat e bashkëshortit të saj, një pronë kadastrale të pa deklaruar dhe një biznes që ajo mban në Gjermani.
Lajmet
Shtatë të vrarë, përfshirë një fëmijë, nga sulmet e reja ruse në Sumi
Published
55 mins agoon
November 19, 2024By
UBTnewsShtatë njerëz, përfshirë një fëmijë, janë vrarë si pasojë e një sulmi me dronë që Rusia e kreu gjatë natës në rajonin verilindor të Ukrainës, Sumi, tha të martën presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Çdo sulm i ri rus vetëm e konfirmon qëllimin e vërtetë të [presidentit rus Vladimir] Putin. Ai do që lufta të vazhdojë, sepse nuk është i interesuar për paqe”, tha Zelensky.
Dymbëdhjetë njerëz, përfshirë dy fëmijë, u plagosën nga sulmi me dronë gjatë natës ndaj një ndërtese banimi në qytezën e vogël Hluhiv, e cila ndodhet në kufi me Rusinë, tha administrata ushtarake e rajonit të Sumit.
Një video e shpërndarë nga Zelensky shfaq ekipet emergjente duke kërkuar për të mbijetuar në gërmadhat e ndërtesës së shkatërruar pjesërisht.
Administrata ushtarake tha se forcat ruse i përdorën dy dronë në këtë sulm.
Forca Ajrore e Ukrainës theksoi se i rrëzoi 51 dronë dhe se i humbi gjurmët e 30 dronëve, pasi Rusia e sulmoi me 87 dronë gjatë natës.
Forcat ruse e kanë sulmuar pareshtur rajonin verilindor të Sumit në muajt e fundit, duke e dëmtuar infrastrukturën e tij të rëndësishme civile.
Një sulm raketor në Sumi të dielën i vrau 11 njerëz dhe i plagosi 89 të tjerë, si dhe e la qytetin e Sumit për rrymë./REL/
Lajmet
Bashkëpunimi ekonomik Kosovë-Maqedoni e Veriut, këto janë sfidat dhe këmbimet tregtare
Published
56 mins agoon
November 19, 2024By
UBTNewsKosova dhe Maqedonia e Veriut kanë rritur qarkullimin tregtar në pesë vitet e fundit, kryesisht niveli i importit të mallrave nga Maqedonia në vendin tonë. Megjithatë, ka ende sfida me të cilat përballen bizneset e Kosovës nga ana pala zyrtare në Doganën e Maqedonisë së Veriut.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulëzim Rafuna ka thënë për se Maqedonia Veriore është vendi i dytë për eksport dhe import të mallrave. Rafuna ka theksuar se përveç këmbimeve tregtare, për Kosovën është me rëndësi të ketë edhe marrëdhënie të mira edhe në aspektin e investimeve të përbashkëta.
Mirëpo, Rafuna ka përmendur edhe sfidat me të cilat përballen bizneset nga pala zyrtare e Maqedonisë së Veriut.
“Maqedonia e Veriut është në vendin i dytë gjatë vitit të kaluar për import dhe eksport. Për ne është me rëndësi të kemi marrëdhënie të mira edhe për investime mes dy vendeve, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Megjithatë kemi edhe sfida për të eksportuar mallra në Maqedoni Veriore me kontrollet e gjata nga ana e doganës së tyre. Kërkesat për testim në laboratorë zgjasin me javë, që ngritë shpenzimet e prodhuesve të Kosovës për të eksportuar në Maqedoni. Andaj, duhet të kemi më pak procedura burokratike dhe më pak ‘letra’ për të bërë tregti dhe bashkë investime, që është në interes të dy anëve të biznesit”, thekson Rafuna.
Gjatë vitit 2023 shkëmbimet tregtare në mes Kosovës dhe Maqedonisë Veriore kanë arritur rreth 430 milionë euro. Kompanitë e Kosovës eksportuan mallra dhe shërbime në ketë shtet mbi 120.5 milionë euro kurse Kosova ka importuar nga Maqedonia rreth 309 milionë euro.
Gjatë vitit 2022, sipas Doganës së Kosovës, Kosova ka eksportuar mallra në Maqedoninë e Veriut 117 milionë euro, ndërsa ka importuar 281.2 milionë euro. Ndërsa, gjatë vitit 2019 këmbimet tregtare ishin 284 milionë euro. Eksporti nga Kosova në Maqedoni të Veriut më 2019 ishte 44 milionë euro, ndërsa importi nga ky shtet ishte 240 milionë euro.
Në mbledhjen ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për marrëdhëniet siç tha ai të mira në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut të cilat sipas tij reflektohen në rritjen “e vazhdueshme të tregtisë”. Kjo sipas tij ka arritur në 432 milionë euro në vitin 2023.
Shefi i ekzekutivit e ka quajtur këtë rritje të “jashtëzakonshme prej 52 për qind, krahasuar me vitin 2019”.
Kurti ka thënë se ka pasur rritje të eksportit nga Kosova në MV – nga 48 milionë euro në vitin 2019 në 121 milionë në vitin 2023.
Ndërsa, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Kosovës ka njoftuar se bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve do të jetë mbi gjysmë miliard euro.
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut në një ceremoni dje në Prishtinë kanë nënshkruar një protokoll për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e qytetarëve në dy pika kufitare, por edhe memorandumin e mirëkuptimit për energjinë dhe memorandumin për arsim.
Fillimisht ministri i Punëve të brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski nënshkruan protokollin për zbatimin e marrëveshjes për kalimin e pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Hani i Elezit-Bllacë dhe Jazhincë-Glloboqicë.
Më pas është nënshkruar memorandum i mirëkuptimit në mes Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe burimeve minerale të Maqedonisë së Veriut në sektorin e energjisë.
Po ashtu, është nënshkruar edhe memorandumi i mirëkuptimit në mes Ministrisë së Arsimit, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencave të Maqedonisë së Veriut, që është i fokusuar në aftësimin profesional.
Reagojnë “Dardanët”: S’qëndrojmë të heshtur kur ofendohemi
Gërvalla thotë se është e pafajshme për mosdeklarim pasurie
Shtatë të vrarë, përfshirë një fëmijë, nga sulmet e reja ruse në Sumi
Bashkëpunimi ekonomik Kosovë-Maqedoni e Veriut, këto janë sfidat dhe këmbimet tregtare
I dërguari i SHBA-së mbërrin në Bejrut, Libani e Hezbollahu pranojnë propozimin për armëpushim
SHBA: Rusia po përshkallëzon konfliktin me praninë e trupave koreano-veriore
Vrasja e futbollistit 14-vjeçar pranë shkollës, reagon kreu i FSHF
Intervenime në disa zona nga KRU “Prishtina”
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dhe menaxhimin e ujërave
Të kërkuara
-
Bota3 weeks ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Bota3 weeks ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Kulturë2 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman