Lajmet

​Berisha: Siguria është ndër gjërat më të rëndësishme këto ditë

Dugolli, tha se diplomacia parlamentare në fushën e sigurisë nuk mund të trajtohet nga Komisioni për Çështje të Sigurisë.

Published

on

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka diskutuar rreth diplomacisë parlamentare në fushën e sigurisë. Në mbledhjen e sotme, kryetari Bekë Berisha solli propozimet për takime në këtë çështje, për çka nuk morri mbështetjen e disa prej anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai tha se siguria e vendit është me rëndësi ditëve të fundit, duke theksuar nevojën e diskutimit të diplomacisë parlamentare në fushën e sigurisë.

Siguria është ndër gjërat më të rëndësishme këto ditë, aktualisht, në Kosovë. E dini në çfarë situate jemi në vijë të përballjes jemi. Jemi duke rritur fëmijë këtu, unë nuk mund të pres askënd. Është si ide një herë, aprovohet me konsensusin e të gjithëve. Kjo nuk bëhet njëanshëm”, është shprehur Berisha.

Me këtë nuk është pajtuar deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, i cili tha se diplomacia parlamentare në fushën e sigurisë nuk mund të trajtohet nga Komisioni për Çështje të Sigurisë.

Këtë që po thua dhe e ke në letër, çfarë po dëshiron të arrish me këtë, aspak nuk bie në domenin e komisionit tonë. Ne po kalojmë përtej mandatit dhe nuk jam që komisioni të kalojë përtej mandatit që e kemi, përkundër interesit që e kemi. Për çështjet e punëve të jashtme nuk janë çështje që komisioni ynë i trajton. Është Ministria e Punëve të Jashtme, Komisioni për Punë të Jashtme, është i thirrur që të trajtojë çështjet e punëve të jashtme, që bie edhe siguria, kultura, sporti, ekonomia. Ne i trajtojmë çështjet e sigurisë dhe nuk kemi të drejtë që të interferojmë dhe të marrim primatin e këtyre çështjeve, sepse është një komision tjetër. Ne nuk mund të thërrasim ambasadorë, sepse nuk na përgjigjen ata neve“, ka thënë Dugolli.

Megjithatë, për këtë propozim të kryetarit Bekë Berisha është pajtuar deputetja e LVV-së, Shqipe Selimi.

Berisha: A e dëgjoni Enverin ju tjerët a?

Selimi: Ne jemi individualisht deputetë, kemi qëndrim.

Berisha: Unë e di që të thonë ata, por mos i dëgjo të gjitha herët, qëllimi është i mirë?

Me propozimin e Berishës është pajtuar deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj.

Pas këtij diskutimi, është kërkuar që mbledhja e komisionit të vazhdojë me dyer të mbyllura për të diskutuar në lidhje me çështjen e diplomacisë parlamentare në fushën e sigurisë.

Lajmet

Miratohet Ligji për Lojërat Mesdhetare mes përplasjeve për transparencën dhe rolin e BE-së

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës, me 64 vota për, ka miratuar Projektligjin për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”. Megjithatë, miratimi u shoqërua me debate të ashpra mes opozitës dhe udhëheqjes së Kuvendit, kryesisht për shkak të vërejtjeve të Zyrës së Bashkimit Evropian lidhur me menaxhimin e parasë publike.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, kritikoi ashpër nxitimin për kalimin e këtij ligji, duke cituar shqetësimet e ndërkombëtarëve për mungesë transparence.

“Është e padrejtë forma si neglizhoni amendamentet e deputetëve dhe se si nuk i respektoni kërkesat e BE-së që kërkon ruajtje të transparencës, llogaridhënies dhe parasë publike. Është e çuditshme si po mundoheni ta eskivoni këtë”, u shpreh ajo, duke shtuar se PDK nuk është kundër lojërave, por kundër shkeljes së rregullave në emër të afateve politike.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, iu përgjigj këtyre kritikave duke vënë theksin te sovraniteti i institucionit dhe urgjenca e situatës politike, duke pasur parasysh afatin për zgjedhjen e presidentit.

“Ne i respektojmë partnerët tanë, por nuk mund ta marrë më tepër parasysh një letër të Zyrës së BE-së sesa vullnetin e qytetarëve të shprehur në Kuvend. Nëse ky Kuvend nuk e zgjedh deri më 28 prill presidentin, shpërndahet me automatizëm. Paramendoni, Kosova ka marrë përgjegjësi t’i organizojë lojërat dhe ne jemi shumë vonë”, deklaroi Haxhiu.

Ajo madje u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të mos bëhen “zëdhënës të Zyrës së BE-së”, por të përfaqësojnë interesat e qytetarëve që presin suksesin e këtij organizimi sportiv.

Përveç Lojërave Mesdhetare, seanca e sotme përmbylli edhe disa nisma të tjera ligjore

U miratua Projektligji për financimin e menaxhimit të resurseve ujore.

Në lexim të dytë kaluan me nga 69 vota Projektligji për Banim Social dhe të Përballueshëm si dhe Projektligji për Shtetësinë e Kosovës.

 

Continue Reading

Lajmet

Bogujevci takon përfaqësuesit e OKB-së, në fokus bashkëpunimi për kulturën dhe turizmin

Published

on

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka pritur në takim Koordinatorin për Zhvillim në Kosovë të Kombeve të Bashkuara, Stephen O’Malley, së bashku me përfaqësues të agjencive të OKB-së në vend. Gjatë këtij takimi, palët diskutuan mundësitë e koordinimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe organizatave në kuadër të Kombeve të Bashkuara, me theks të veçantë në zhvillimin e projekteve në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe turizmit.

Sipas njoftimit, të dyja palët shprehën gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit dhe për koordinimin e iniciativave të përbashkëta në të ardhmen, me synim avancimin e sektorëve përkatës dhe rritjen e ndikimit të projekteve zhvillimore në vend.

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi miraton Ligjin për Sigurimet Shëndetësore

Published

on

By

Me 80 vota për dhe asnjë kundër, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor. Ndonëse mori mbështetje unanime në votim, opozita drejtoi kritika të ashpra për vonesën e kësaj reforme dhe mungesën e ministrit Arben Vitia në komisionin përkatës.

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, theksoi se ky ligj vjen me vonesë të madhe, ndërsa qytetarët vazhdojnë të varfërohen duke blerë vetë barna e materiale shpenzuese në QKUK, të cilat do duhej të ishin në listën esenciale. Ismaili shtoi se projektligji ka boshllëqe dhe se sjellja e tij pak para zgjedhjeve ngre dyshime për qëllime elektorale, duke paralajmëruar se qytetarët do të përballen edhe për një kohë me mungesë shërbimesh.

Mbështetje, por me rezerva për zbatimin, dha edhe Albana Bytyqi nga AAK-ja, e cila potencoi se pa një implementim të mirëfilltë, ligji nuk do të ketë rezultat. Në të njëjtën seancë, deputetët miratuan edhe Projektligjin për Shërbimet e Pagesave dhe atë për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.

Continue Reading

Lajmet

Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja

Published

on

By

Familjarët e akademikut Rexhep Qosja kanë njoftuar se ai u nda nga jeta këtë të enjte. Sipas njoftimit, ceremonia e varrimit të të ndjerit tashmë ka përfunduar, në përputhje me vullnetin e tij për një lamtumirë private.

Në njoftim theksohet se, duke respektuar dëshirën e fundit të akademikut, familja nuk do të organizojë ceremoni pritjeje (të pame) dhe nuk do të jetë pjesë e organizimeve institucionale.

“Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja po ashtu nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale”, thuhet në kumtesën e shkurtër të familjarëve.

Continue Reading

Të kërkuara