Aktualitet

​Begaj takon nipin e Ismail Qemalit

Ai e ka falënderuar Nedim Vlorën për të gjithë kontributin që ai ka dhënë.

Published

on

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka takluar nipin e Ismail Qemalit, themeluesit të shtetit shqiptar dhe figurës qendrore të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Nedim Vlorën.

Begaj e ka falënderuar Nedim Vlorën për të gjithë kontributin që ai ka dhënë jo vetëm për të nderuar figurën e Ismail Qemalit, por për të sjellë në vëmendje kontributin e vyer të të gjithë të parëve të tij në shërbim të kombit.

“U takova sot me Nedim Vlorën, nipin e Ismail Qemalit, themeluesit të shtetit shqiptar dhe figurës qendrore të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Nedimi është një pasardhës i denjë i Ismail Qemalit dhe kjo kuptohet më së miri nga pasioni me të cilin ai flet për Atin e pavarësisë së Shqipërisë. Në vigjilje të 110-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, ndamë së bashku emocionet që i paraprijnë natyrshëm ardhjes së kësaj date të shënuar. E falënderova Nedim Vlorën për të gjithë kontributin që ai ka dhënë jo vetëm për të nderuar figurën e Ismail Qemalit, por për të sjellë në vëmendje kontributin e vyer të të gjithë të parëve të tij në shërbim të kombit tone”, ka shkruar Begaj.

Bota

​Zelensky dhe Macron bien dakord të takohen pas samitit Trump-Putin

Published

on

By

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidenti francez Emmanuel Macron folën sot, sipas Pallatit Élysée.

Të dy udhëheqësit ranë dakord të takohen “në momentin kur do të jetë më i dobishëm dhe efektiv” pas takimit të presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, thuhet në deklaratë.

Zelensky u takua këtë javë në Berlin me kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe në Londër me kryeministrin britanik Keir Starmer.

Continue Reading

Bota

Trump para se të nisej për në Alaska: Rreziqet janë të larta

Published

on

By

“Rrezik i lartë!!!”: shkroi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në platformën e tij të mediave sociale, Truth, pak para se të nisej nga Uashingtoni për në Alaska, ku do të takohet me Vladimir Putinin.

Numërimi mbrapsht për takimin historik midis Donald Trump dhe Vladimir Putin po i afrohet fundit. Samiti i mesit të gushtit në Alaska përqendrohet në Ukrainë, por udhëheqësi i Kremlinit dëshiron ta përdorë atë si një mundësi për të rigjallëruar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Axhenda e Rusisë, e cila përfshin bashkëpunimin dhe armët, është shumë më e gjerë se ajo “e zhveshur” amerikane, e cila ka një pikë të vetme në agjendë: fundin e konfliktit në Ukrainë.

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin në Anchorage, në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson, do të fillojë në orën 21:30 sipas kohës italiane. Vlerësohet – nëse gjithçka shkon mirë – se i gjithë takimi mund të zgjasë të paktën tre deri në katër orë, shkruan ANSA.

Putini do të shoqërohet nga tre ministra dhe disa zyrtarë besnikë: këshilltari i Kremlinit Yuri Ushakov, këshilltari për investimet e huaja Kirill Dmitriev, ministri i jashtëm Sergei Lavrov, ministri i mbrojtjes Andrei Belousov dhe ministri i financave Anton Siluanov. Delegacioni i Trump do të përfshijë gjithashtu Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe të Dërguarin Special Steve Witkoff.

Samiti do të hapet me një takim ballë për ballë midis dy udhëheqësve pas dyerve të mbyllura: vetëm në një dhomë përveç përkthyesve, siç ndodhi në Helsinki. Takimi dypalësh do të pasohet nga një drekë pune dhe diskutime midis dy delegacioneve. Ai do të përfundojë me një konferencë për shtyp, e cila pritet të jetë e përbashkët, përveç nëse dialogu ndërlikohet.

Continue Reading

Aktualitet

Pse u takuan Trump e Putin në një bazë ushtarake amerikane në Alaskë? Ja çfarë fshihet pas këtij vendimi të pazakontë

Published

on

Takimi mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin u zhvillua në një vend që ka ngritur shumë pikëpyetje: baza ushtarake amerikane Joint Base Elmendorf-Richardson, në Anchorage, Alaska.

E vendosur në kufirin verior të qytetit më të populluar të Alaskës, kjo është baza më e madhe ushtarake në shtet, vend me rëndësi historike dhe strategjike.

Gjatë Luftës së Ftohtë, baza shërbente si pikë kyçe për mbrojtjen ajrore të SHBA-së dhe si një qendër komanduese për t’u përballur me çdo kërcënim të mundshëm nga Bashkimi Sovjetik.

Sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, arsyet e sigurisë ishin vendimtare në përzgjedhjen e kësaj baze si vendtakimi për liderët. Pozicioni i saj i izoluar, infrastruktura ushtarake e avancuar dhe kapacitetet për kontroll të perimetrit janë ndër faktorët që e bëjnë këtë vend ideal për bisedime të nivelit të lartë.

Trump e ka vizituar këtë bazë më parë, gjatë mandatit më vitin 2019, ku e quajti “vijën e parë të mbrojtjes së Amerikës” në “kufirin e fundit të vendit”.

Me një sipërfaqe prej 64,000 hektarësh, Joint Base Elmendorf-Richardson luan rol të rëndësishëm në gatishmërinë ushtarake të SHBA-së në Arktik.

Në kulmin e funksionit të saj, më 1957 baza strehonte 200 avionë luftarakë e përmbante rrjet të gjerë radarësh e sistemesh paralajmëruese të hershme.

Megjithëse vendi i takimit mund të duket i pazakontë për një ngjarje diplomatike, për autoritetet amerikane është vend strategjikisht i zgjedhur për të garantuar siguri maksimale, veçanërisht përballë historikut kompleks mes dy vendeve.

Continue Reading

Aktualitet

Aksident në Pejë, humb jetën një 60-vjeçar

Published

on

Një burrë 60-vjeçar ka ndërruar jetë sot në Pejë si pasojë e një aksidenti ku ishte i përfshirë një kamion me rimorkio.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Ardian Krasniqi” në lagjen “Dardania”.

“Sot rreth orës 9:43 policia është njoftuar për një aksident në rrugën ‘Ardian Krasniqi’ në lagjen ‘Dardania’. Në aksident të përfshirë kanë qenë një person dhe një kamion me rimorkio. Policia dhe emergjenca dolën menjëherë në vendngjarje. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, derisa trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, bëri të ditur Gashi.

Rasti mbetet nën hetim nga organet e rendit.

 

 

Continue Reading

Të kërkuara