Lajmet

​BE-ja ndihmon Norvegjinë që të dërgojë në Kosovë mbi 18 mijë vaksina antiCOVID-19

Published

on

Bashkimi Evropian po e ndihmon Norvegjinë që t’i dërgojë mbi 180,000 doza të vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë, pas kërkesës së Kosovës për ndihmë përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së. Komisioni i bashkërendon dhe financon deri në 75% të shpenzimeve për transportimin e kësaj asistence.

Në komunikatë për media thuhet se Komisioneri për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič, tha se VE është e përkushtuar që të ndihmojë në ndarjen e vaksinave në mbarë botën.

“Pandemia COVID-19 ka ndikuar në të gjithë ne. BE-ja është e përkushtuar që të ndihmojë në ndarjen e vaksinave në mbarë botën – ne mund ta mposhtim pandeminë vetëm nëse veprojmë së bashku. E falënderoj Norvegjinë për ofertën bujare të saj për Kosovën. Qendra jonë e Koordinimit të Reagimit ndaj Emergjencave është e gatshme të ndihmojë për ta lehtësuar ndarjen e mëtejshme të vaksinës”, tha ai.

Që nga fillimi i pandemisë, Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i BE-së e ka bashkërenduar dhe bashkëfinancuar dorëzimin e 140,000 maskave dhe pajisjeve të tjera mbrojtëse personale, si dhe dezinfektuesve, gjeneratorëve të oksigjenit dhe testeve antigjen nga Sllovenia, Çekia dhe Franca në Kosovë.

Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i BE-së është njëri nga mjetet që ka qenë i dobishëm për ofrimin e mbështetjes për vendet që kanë kërkuar ndihmë gjatë pandemisë së koronavirusit. Përmes këtij Mekanizmi, BE-ja ndihmon në bashkërendimin dhe financimin e dërgimit të vaksinave, pajisjeve mjekësore dhe mbrojtëse dhe materialeve të tjera në mbarë Evropën dhe botë, në vendet që kërkojnë ndihmë.

Deri më sot, Shtetet Anëtare të BE-së kanë ndarë mbi 2.5 milionë doza të vaksinave me vendet jo anëtare të BE-së përmes Covax-it dhe Mekanizmit të Mbrojtjes Civile. Kjo përfshin, për shembull asistencën e kanalizuar përmes Qendrës së Koordinimit të Reagimit ndaj Emergjencave, siç janë mbi 400,000 doza të vaksinave nga Rumania në Moldavi, mbi 50,000 nga Rumania në Serbi, 10,000 nga Kroacia në Butan dhe 55,000 nga Holanda në Suriname. 

Lajmet

​Legjenda e Barcelonës njofton pensionimin nga futbolli

Published

on

Mesfushori i Inter Miami, Sergio Busquets, ka bërë të ditur se do të tërhiqet nga futbolli në fund të këtij sezoni, duke i dhënë fund një karriere gati 20-vjeçare.

37-vjeçari e bëri njoftimin përmes një videoje në Instagram, ku falënderoi Barcelonën, kombëtaren spanjolle, Inter Miamin, shokët e skuadrës, tifozët dhe familjen e tij.

“Ndjej se ka ardhur koha t’i them lamtumirë karrierës sime si futbollist profesionist. “Kanë kaluar pothuajse 20 vjet duke shijuar këtë histori të pabesueshme për të cilën gjithmonë kam ëndërruar”, tha Busquets.

Busquets ishte një figurë kyçe te Barcelona për 14 vite, me mbi 700 paraqitje dhe 32 trofe të fituar, përfshirë 9 tituj të La Ligës dhe 3 Liga të Kampionëve.

Me Spanjën, ai regjistroi 143 ndeshje dhe fitoi Kupën e Botës 2010 dhe Euro 2012.

“Nuk e di se sa gjatë do të luajë Busi, por mendoj se ai është një nga mesfushorët më të mirë në histori… Shpresojmë që ai do të na ndihmojë në fazën eliminatore sepse është një lojtar kyç”, tha trajneri i Inter Miami, Javier Mascherano.

Busquets, i njohur për inteligjencën taktike dhe pasimet e sakta, është aktualisht lojtari me më shumë minuta të luajtura për Inter Miami këtë sezon./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

Osmani takohet me presidentin e Senegalit

Published

on

By

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë qëndsrimit të saj në New York, është takuar me presidentin e Senegalit Bassirou Diomaye Faye.

Osmani përmes një njoftimi në Facebook, ka treguar se diskutuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha strategjike.

“Me Presidentin e Senegalit, Bassirou Diomaye Faye, zhvilluam një takim në Neë York për të diskutuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha strategjike.

Partneriteti ynë i qëndrueshëm përbën një shembull të miqësisë dhe bashkëpunimit, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë”, shkruan Osmani./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

​Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual ndaj një të miture në Podujevë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për sulm seksual ndaj një të miture në Podujevë. Rasti raportohet të ketë ndodhur gjatë muajit shtator.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari, shtetas kosovar, është dërguar në mbajtje./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Nis Superliga e Kosovës në futsall këtë fundjavë

Published

on

Superliga e Kosovës në futsall nis këtë fundjavë me edicionin e ri 2025/26, ku java e parë do të zhvillohet të dielën dhe të hënën, me disa duele interesante në program.

Të dielën, FC Liqeni përballet me FC Trepçën në Drenas, ndërsa në kryeqytet do të luhet derbi mes FC Mabetex Prishtina dhe FC Drenicës.

Të hënën, në kuadër të javës së parë, FC Drenasi do të sfidojë FC Shtimja 26, kurse FC Malisheva pret FC Prishtina 01.

Skuadra e FC Obiliqit do të pushojë këtë javë./S.K/KP/FFK-Futsal/

Continue Reading

Të kërkuara